Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
I lindur në Gjermani më 14 mars 1879, Albert Ajnshtajni u bë i famshëm në komunitetin e shkencetarëve për teorinë e tij të përgjithshme mbi relativitetin, që ripërcaktoi kuptimet mbi hapësirën, ??kohën, materien, energjinë dhe gravitetin.
Në vitin 1921, Ajnshtajni fitoi çmimin Nobel në Fizikë, për shpjegimin e efektit fotoelektrik.Ai konsiderohet një nga figurat më të respektuara në historinë e shkencës. Por sa informacion keni mbi jetën e tij? Ja cilat janë 5 faktet befasuese mbi të, të cilat mund të mos i keni ditur?
1.Teoria e tij e Relativitetit, u refuzua në Britani deri në vitin 1919
Teoria e Relativitetit, e bëri menjëherë të famshëm kur u konfirmua nga astronomët britanikë,
të udhëhequr nga shkencëtari Artur Edington, gjatë një eklipsi diellor në vitin 1919. Por kur Ajnshtajni i panjohur e publikoi për herë të parë në vitin 1905, teoria nuk bindi as edhe një shkencëtar britanik.
Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit, e injoruan, ri-interpretuan ose e refuzuan konceptin e relativitetit, për shkak të mungesës së provave eksperimentale.Ajo u pranua dhe nisi t?u mësohet studentëve nga Edington në vitin 1920.Filozofët e Universitetit të Oksfordit, e tallnin teorinë deri në vitin 1919, pasi sipas tyre ajo binte në kundërshtim me mësimet e klasikëve grekë si Euklidi.
2.Albert Ajnshtajni, e braktisi pacifizmin e tij sapo nazistët u ngjitën në pushtet
Pacifizmi i Ajnshtajnit gjatë Luftës së Parë Botërore, është i mirë-njohur.Por më pak i njohur është ndryshimi i qasjes së tij në vitin 1933, disa muaj pasi në pushtet u ngjit Adolf Hitleri, në favor të riarmatimit ushtarak të Evropës, për t?iu kundërvënë kërcënimit nazist.Kjo shumë kohë para politikanëve evropianë dhe amerikanë.
Madje në vitin 1939, ai i rekomandoi presidentit amerikan Frenklin Ruzvelt ndërtimin e një bombe atomike, duke ndihmuar në fillimin e Projektit Manhatan në vitet 1941?1942.Por pas Luftës së Dytë Botërore, Ajnshtajni ndryshoi sërish mendje, dhe loboi shumë kundër armëve bërthamore. Akti i tij i fundit publik, disa ditë para vdekjes së tij në vitin 1955, ishte nënshkrimi i Manifestit Anti-bërthamor Rasëll-Ajnshtajn, i iniciuar nga filozofi britanik Bertrand Rasëll.
3.Refuzoi postin e presidentit të Izraelit
Në vitin 1952, Ajnshtajnit iu ofrua presidenca e Izraelit. Ai e refuzoi atë, duke theksuar se marrëdhënia e tij me popullin hebre ishte ?lidhja më e fortë e tij njerëzore?. Vendimi i tij, ishte kulmi i 3 dekadave të sjelljes së tij të dyfishtë ndaj Sionizmit. Hebre në origjinë, Ajnshtajni kishte gjithnjë dyshime se Sionizmi, do të inkurajonte përdorimin e dhunës.
Megjithëse mblodhi para për kauzën sioniste në vitet 1920, dhe mbështeti themelimin e Universitetit Hebraik të Jeruzalemit ? të cilit ia dhuroi të gjitha studimet e tij pas vdekjes – Ajnshtajni mbeti më shumë individualist, për t?u angazhuar ndaj një kombi të caktuar.
4.Nuk u rikthye kurrë në Evropë pas vitit 1933
Që nga vitet 1920, Ajnshtajni cilësohej si një qytetar i botës, pjesërisht si rezultat i ligjëratave të tij globale në Evropë, Japoni, Palestinë, Amerikën e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.Por pasi u largua nga Evropa në vitin 1933, dhe u vendos në Nju Xhersi, ai nuk u kthye më kurrë në atdheun e tij, megjithë ftesat e panumërta.Pjesë e këtij hezitimi ishte mosbesimi i tij i madh ndaj Gjermanisë së tij, pas tmerreve të periudhës naziste.Për më tepër, Ajnshtajni nuk kishte asnjë dëshirë të përfshihej në çështjen e Palestinës.
5.Është ndoshta figura më e cituar e epokës sonë
Albert Ajnshtajni, është një nga njerëzit më të cituar të të gjitha kohërave. Faqja e internetit, Ëikiquote, ka shumë më shumë referenca mbi Ajnshtajnin sesa mbi Aristotelin, Galileo Galilein, Isak Njutonin, Çarls Darvinin apo Stefën Houking, dhe madje më shumë sesa bashkëkohësit e tij të famshëm si Uinston Çërçill dhe Xhorxh Bernard Shou.
Përtej shkencës, Ajnshtajni ishte një analist mbi tema si arsimi, martesa, paratë, natyra e gjeniut, muzika, politikas etj. Siç i tha me ironi një miku të tij në vitin 1930:?Për të më ndëshkuar për shpërfillje ndaj autoritetit, fati më ka bërë vetë një autoritet!?./Përshtati në shqip CNA.al
Shkencëtarët rusë nxorën së fundmi në pah ekzistencën e një ...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”Për mendjet e përqëndruara,...
Paraja është një koncept abstrakt. Dhe sot ne e marrim atë s...
Nga Harold James “Project Syndicate”Askush nuk po e mohon, s...
Kërkimi për jetën e gjallë në Mars, ka qenë që në fillim syn...
Në vitin 1959, Lufta e Ftohtë dhe gara hapësinore, ishin në ...
Presidenti francez Macron përsëriti në Londër qëndrimin se M...
Pesë poligrafë, janë tashmë pjesë e Ministrisë së Brendshme ...
Gjenerali Francisko Franko, i udhëhoqi forcat nacionaliste d...
E stolisur me pemë të harlisura, dhe e rrethuar nga godina h...
Nga David A.Andelman “CNN”* Këtë javë nisi nga puna gazsjell...
Në Korçë duke përjashtuar apartamentet, nuk ka shtëpi, ose p...
Nga Ivan Krastev “The New York Times”* Në vitin 1991, gjatë ...
Hapësira mund të jetë “kufiri i fundit”, por jo i vetmi. Oqe...
Kur rivali sovjetik i avionit francez Konkord, u prezantua p...
Nga Bonnie Bley “Foreign Affairs”* Ndërsa rritja e Kinës ësh...
Mesjeta është një periudhë kohore, që shtrihet nga shekulli ...
Nga Fraser McMillan “The Conversation”* Zakonisht besohet se...
Injektimi në kohë i ilaçeve anti-retrovirale tek të porsalin...
Nga Maria Seton, Joanne Whittaker & Simon Williams “The Conv...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...