Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Harold James ?Project Syndicate?
Askush nuk po e mohon, se demokracia është kudo e rrezikuar. Shumë njerëz dyshojnë nëse demokracia po punon për ta, apo nëse po funksionon si duhet. Zgjedhjet nuk duket se ofrojnë rezultate të prekshme, përveçse thellojnë përçarjet politike dhe shoqërore ekzistuese.
Kriza e demokracisë, është kryesisht një krizë përfaqësimi, ose për të qenë më të saktë një mungesë përfaqësimi. Për shembull, zgjedhjet e fundit në Spanjë dhe Izrael, ishin shumë zhgënjyese. Dhe Shtetet e Bashkuara, bastioni më i vjetër i demokracisë në botë, gjendet në mesin e një krize kushtetuese mbi një president që u zgjodh nga një pakicë votuesish, dhe që prej asaj kohe është tallur hapur me normat demokratike, dhe ato të sundimit të ligjit.
Ndërkohë në Britani, ku më 12 dhjetor do të mbahen zgjedhjet parlamentare, dy partitë kryesore dhe liderët e tyre përkatës, janë bërë gjithnjë e më antipatikë. Por edhe alternativa e vetme e mbetur, Liberaldemokratët, e kanë të vështirë të mbushin boshllëkun.
Vetëm partitë rajonale, Partia Kombëtare Skoceze, Plaid Cymru e Uellsit dhe Unionistët Demokratë në Irlandën Veriore, mbeten ende të besueshëm për mbështetësit e tyre lokalë. Ndërkohë në Gjermani, një ?koalicion i madh? në dukje i rraskapitur, është shndërruar në
një burim zhgënjimi në rritje.
Për shumë analistë, lodhja aktuale me demokracinë është jashtëzakonisht e ngjashme, me atë
të viteve midis dy luftërave boërore. Por ka një dallim të dukshëm:që kriza e atëhershme e demokracisë, ishte e lidhur në mënyrë të pandashme me mjerimin ekonomik që solli Depresioni
i Madh.
Ndërsa kriza e sotme, ka ardhur në kohën e niveleve të larta historike të punësimit. Ndonëse shumë njerëz sot kanë një ndjenjë të pasigurisë ekonomike, reagimi ndaj krizës aktuale, nuk mund të jetë thjesht një përsëritje e asaj që ka ndodhur më parë.
Gjatë viteve midis 2 luftërave botërore, qeverisja demokratike citohej shpesh për të përfshirë forma të ndryshme të përfaqësimit. Më tërheqësja në atë kohë ishte korporatizmi, ku grupet e interesit negocionin zyrtarisht me qeverinë, në emër të një profesioni apo sektori ekonomik të veçantë.
Pritshmëria ishte që punëtorët e fabrikave, fermerët, madje edhe punëdhënësit të ishin më të
aftë të merrnin vendime, sesa asambletë përfaqësuese, që ishin dobësuar shpesh nga ndarjet politike. Modeli korporativist duket sot i neveritshëm, dhe jo vetëm sepse lidhet me diktatorin fashist italian Benito Musolini.
Gjithsesi, për një farë kohe, qasja e Musolinit ishte tërheqëse për politikanët diku tjetër, përfshirë
edhe ata që nuk mendonin se ishin poziconuar në ndonjë nga ekstremet politike. Për shembull, vizioni origjinal i presidentit amerikan Frenklin Ruzvelt mbi Neë Deal (Marrëveshjen e Re), përbëhej nga shumë elementë korporativistë, përfshirë kontrollin e çmimeve, të cilat do të negocioheshin nga sindikatat dhe organizatat industriale.
Por zgjedhjet dhe pseudo-zgjedhjet e asaj periudhe, filluan të prodhonin edhe diktatura, dhe jo vetëm në Evropë, por edhe në Azi dhe Amerikën e Jugut. Dhe për shkak të këtyre dështimeve katastrofike, demokracia u rrethua në epokën e pasluftës, si nga kufijtë e rinj kushtetues dhe juridikë, ashtu edhe nga angazhime të reja ndërkombëtare.
Në rastin e Evropës kontinentale dhe Japonisë, demokracia u imponua kryesisht si pasojë e disfatës ushtarake. Kjo do të thoshte që rregullat e saj ishin vendosur nga jashtë, dhe nuk i nënshtroheshin ndonjë sfide zyrtare. Pas kësaj, integrimi evropian – në formën e Komunitetit Ekonomik Evropian, dhe më pas Bashkimit Evropian ? u shfaq si një sistem gjykimi dhe zbatimi në shërbim të normave të përcaktuara.
Ndërkaq, marrëveshjet ndërkombëtare u bënë një mënyrë për të thënë se disa rregulla ishin të pathyeshme ose thjesht të pashmangshme. Ato nuk mund të kundërshtoheshin më, qoftë në një mënyrë demokratike apo ndryshe. Natyrisht, këtyre kufizimeve të reja ligjore, iu shtuan edhe konsideratat ushtarake.
Aleancat ndërkombëtare, u prezantuan si mjetet për ruajtjen e sigurisë së brendshme. NATO, sipas deklaratës së famshme të Sekretarit të saj të parë të Përgjithshëm, Lordit Ismej, synonte ?të mbante rusët jashtë, amerikanët brenda, dhe gjermanët në gjunjë?.
Ajo marrëveshje unike dhe e suksesshme, për të garantuar stabilitetin e pasluftës, ishte duke u shpërbërë edhe para rënies së papritur të legjitimitetit të SHBA-së pas Luftës në Irak në
vitin 2003, dhe krizës financiare globale të viteve 2007-2008.
Kur presidenti francez Emanuel Makron, përdori kohët e fundit një gjuhë ekstreme për të thënë se BE ?ndodhet buzë humnerës? dhe NATO ?gjendet në një vdekje klinike?, ai ishte tërësisht i saktë. Nën presidentin Donald Trump, Amerika – dhe për pasojë NATO – nuk është më e aftë të mendojë në një mënyrë strategjike, dhe as e gatshme të mbrojë interesat transatlantike.
Rendi i pas luftës, është kritikuar shpesh se nuk ka lejuar ndonjë zgjedhje të mirëfilltë demokratike. Ndaj, politologët perëndimorë nisën të flasin për një çmobilizim në shkallë të gjerë. Dhe shumë kohë përpara se të shfaqej një e djathtë e re ekstreme në Gjermani, intelektualët e shquar gjermanë kishin vërejtur se votimi ishte tashmë një gjë e parëndësishme, dhe se moderniteti ka të bëjë me sundimin nga të moderuarit e vetë-kufizuar, në emër të të palëvizshmëve, në atë që njihet si ?letargokraci?.
Pra sfida moderne, është të arrihet një gjithëpërfshirje sa më e madhe demokratike. Përgjigja e duhur mund të mos jetë korporatizmi i stilit të vjetër, pasi shumica e njerëzve nuk e përcaktojnë më vetveten nga një profesion. Ngjashëm, mbrojtja e një teknokracie ndërkombëtare të bazuar në rregulla, duket tani e dalë mode, edhe pse institucionet ndërkombëtare (përfshirë BE-në dhe madje edhe NATO-n), janë ende të nevojshme për të siguruar të mirat publike.
Sot identiteti personal, përcaktohet nga një grupim faktorësh komplekse. Shumica e njerëzve, e mendojnë veten e tyre si konsumatorë, prodhues, partnerë, prindër, qytetarë dhe frymëmarrës të të njëjtit ajër, në varësi të kontekstit. Lipsen zgjedhje më të shpeshta dhe të përcaktuara qartë, për t?i përkthyer kompleksitetet e vetvetes në shprehje politike.
Fatmirësisht në këtë aspekt, mund të na ndihmojnë teknologjitë aktuale. Qytetaria dixhitale ? e ushtruar përmes votimit elektronik, apo peticioneve – është një zgjidhje e mirë për problemin e rënies së pjesëmarrjes në zgjedhje. Por mekanizma të tillë, nuk duhet të përdoren për zgjedhje të mëdha përcaktuese, që janë në thelb të diskutueshme dhe përçarëse.
Por ato mund të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve më të përditshme praktike, siç është vendndodhja e një sistemi hekurudhor ose rrugor, apo çështja e çmimit të energjisë elektrike. Ky vizion i ripërtëritjes demokratike, do të funksiononte në një mënyrë më efektive në vendet më të vogla si Estonia, që është një vend pionier në qytetarinë dixhitale.
Shumë qytetet mund të bënin të njëjtën gjë, duke ofruar kësisoj leksione me vlerë për politikat më të mëdha. Të menduarit lokalisht për problemin e përfaqësimit, mund të jetë hapi i parë drejt tejkalimit të krizës së demokracisë në nivel global./Përshtatur nga CNA.al
Kërkimi për jetën e gjallë në Mars, ka qenë që në fillim syn...
Në vitin 1959, Lufta e Ftohtë dhe gara hapësinore, ishin në ...
Presidenti francez Macron përsëriti në Londër qëndrimin se M...
Pesë poligrafë, janë tashmë pjesë e Ministrisë së Brendshme ...
Gjenerali Francisko Franko, i udhëhoqi forcat nacionaliste d...
E stolisur me pemë të harlisura, dhe e rrethuar nga godina h...
Nga David A.Andelman “CNN”* Këtë javë nisi nga puna gazsjell...
Në Korçë duke përjashtuar apartamentet, nuk ka shtëpi, ose p...
Nga Ivan Krastev “The New York Times”* Në vitin 1991, gjatë ...
Hapësira mund të jetë “kufiri i fundit”, por jo i vetmi. Oqe...
Kur rivali sovjetik i avionit francez Konkord, u prezantua p...
Nga Bonnie Bley “Foreign Affairs”* Ndërsa rritja e Kinës ësh...
Mesjeta është një periudhë kohore, që shtrihet nga shekulli ...
Nga Fraser McMillan “The Conversation”* Zakonisht besohet se...
Injektimi në kohë i ilaçeve anti-retrovirale tek të porsalin...
Nga Maria Seton, Joanne Whittaker & Simon Williams “The Conv...
Nga Martin Kettle ”The Guardian”* Nëse konservatorët fitojnë...
Nga Grigory Kolganov “Kommersant”* Moskë – Ministri i Brends...
Nga Florian Bieber “Foreign Policy”Autoritarizmi, populizmi ...
Më 18 janar 1919, aleatët u mblodhën në Paris – megjithëse t...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...