VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Nga Martin Kettle ?The Guardian?
* Nëse konservatorët fitojnë shumicën në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit, ata do të kërkojnë një mandat për ?përmbyllur Brexit?. Për pasojë, ekziston një mundësi tejet reale, që kur të mbahen zgjedhjeve e ardhshme të planifikuara parlamentare në vitin 2024, Britania e Madhe siç e njohim sot, të mos ekzistojë më.
Deri atëherë, Skocia mund të ketë votuar pro referendumit, për t?u bërë një vend i pavarur. Irlanda e Veriut, mund të ketë votuar për t?ju bashkuar Republikës së Irlandës. Por këto gjëra vështirë se do t?i dinit, nëse do të ndiqni fushatat elektorale të partive politike. Në debatin midis Boris Xhonson dhe Xheremi Korbinit, pati shumë diskutime mbi Brexit.
Por asnjë diskutim mbi pasojat e tij për pjesët e Britanisë së Madhe – Skocia dhe Irlanda e Veriut – që nuk kanë votuar pro saj. Dhe nuk pati asnjë fjalë të vetme, edhe për efektin e Brexit në ndarjet ende të thella në Irlandë. Është diçka e pabesueshme.
Gjatë 3 viteve të kaluara, çështja e Irlandës, ka qenë në zemër të argumenteve kryesore pro Brexit. Por tani, drejtuesit e dy partive kryesore britanike, nuk po thonë absolutisht asgjë. Për herë të parë në debatin politik britanik, u duk sikur Irlanda thjesht nuk ekzistonte.
Kjo mungesë vëmendjeje, shpërfill 2 sfida ekzistenciale ekzistuese për kohezionin e vendit. Skenari që Skocia dhe Irlanda e Veriut, të pushojnë së qeni pjesë e një unioni me Anglinë dhe Uellsin pasi Brexit, nuk është si një rufe në qiell të pastër. Qeveria nacionaliste skoceze, e ka bërë të qartë që prej vitit 2017, se po kërkon sërish një referendum për pavarësinë, pasi dëshiron që Skocia të përjashtohet nga Brexit.
Të mërkurën, Partia Kombëtare e Skocisë (SNP) e përsëriti kërkesën e saj, që referendumi të mbahet vitin e ardhshëm. Unionistët e Irlandës së Veriut, janë kundër një marrëveshje mbi Brexit, që do t’i shkëpuste ata nga Britania. Megjithatë, as kjo nuk bën pjesë në debatin kryesor të fushatës.
Krye-laburisti Korbin ka deklaruar se ai nuk do të lejojë SNP-në të mbajë një referendum të dytë për pavarësi, të paktën në 2 vitet e para të një qeverie laburiste. Ndoshta gjërat do të përmirësohen në 2 javët e mbetura të fushatës. Por mos shpresoni shumë.
Kjo për faktin se fushatat ?kombëtare? të 3 partive kryesore, synojnë shumicën e votuesve anglezë. Dhe kjo është logjike, meqë Anglia siguron 533 nga 650 deputetët në Dhomën e Komuneve (82 për qind të totalit). Manifesti i konservatorëve, përmban shumë retorikë në lidhje me Mbretërinë e Bashkuar.
Ai pretendon se ?Mbretëria e Bashkuar, është bashkimi më i suksesshëm politik dhe ekonomik në histori?. Por kjo retorikë nuk vlen aspak, përballë sondazhit të ?YouGov? në qershor të këtij viti, që tregoi se 63 përqind e anëtarëve të Partisë Konservatore ishin të gatshëm të pranonin pavarësinë e Skocisë, dhe 59 për qind ishin pro një Irlande të bashkuar, me kushtin që Brexit të shkojë deri në fund.
Dhe qasja e manifestit, është e kundërt me mënyrën përbuzëse sesi konservatorët nën drejtimin e Tereza Mejit apo Xhonsonit, i trajtuan reagimet në Skoci dhe Irlandën ne Veriut pas Brexit. Ndërkohë, problemi i laburistëve është krejtësisht i ndryshëm. Manifesti i tyre, ka shumë më pak fjalë mbi unionin.
Në fakt termi ?Mbretëri e Bashkuar? nuk ndeshet askund në 107 faqet e saj. Partia Laburiste ka një politikë unioniste ambicioze. Ajo thotë se është kundër pavarësisë së Skocisë, për të cilën mendon se do të ishte ?ekonomikisht shkatërruese?.
Skocisë nuk i duhet pavarësia, por paratë, thonë laburistët, që premtojnë ?investime transformuese? me vlerë ?rreth 100 miliardë stërlina?. Manifesti i Liberal Demokratëve, ndalet tek një problem tjetër. Ai është i vetmi që ka gjëra të reja, në lidhje me mënyrën se si Mbretëria e Bashkuar, mund të funksionojë më mirë me një kushtetutë.
Por problemi është se propozimet e kësaj partie, nuk po merren mjaftueshëm seriozisht nga dy partitë e mëdha, ndaj ato kanë pak mundësi të materializohen. Brexit i ka shtuar kërcënimet për Britaninë e Madhe. Ndoshta, siç është shprehur kohët e fundit historiani Dejvid Rejnolds, këto probleme janë krijuar nga vetëkënaqësia e gjatë e Britanisë së pas luftës së dytë botërore me institucionet e saj.
Por sot, kundërshtarët e këtyre institucioneve janë më të zëshëm, më të artikuluar dhe më të vendosur për reformimin e tyre. Nëse asnjëra nga partitë kryesore, nuk mundet të flasë për bashkimin kombëtar në mënyrat përmes së cilave mund të përgjigjen shumica e kombeve përbërëse, atëherë kush tjetër mundet? Pa zëra të besueshëm për të folur në mbrojtje të tij, unioni, siç mund ta zbulojmë së shpejti, mund të jetë diçka që i përket së kaluarës./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Grigory Kolganov “Kommersant”* Moskë – Ministri i Brends...
Nga Florian Bieber “Foreign Policy”Autoritarizmi, populizmi ...
Më 18 janar 1919, aleatët u mblodhën në Paris – megjithëse t...
Nga Flavia Amabile “La Stampa”* Milano – Korina ishte vetëm ...
Një grup kirurgësh në Merilend të Shteteve të Bashkuara, po ...
Uinston Çërçill, është me gjasë kryeministri më i famshëm br...
Nga Josef Janning “European Center for Foreign Relations”* N...
Nga Georgi Gotev & Julia Simić “Euractiv”Sofje/Beograd- Skan...
Burimi: Nicole Karlis, Salon.comDuket sikur çdo vit një stud...
Shumë njerëz e cilësojnë Kuranin si një libër thelbësisht të...
Diku në hapësirën e errët, që ndan të qenit zgjuar nga gjend...
Nga Stephanie Schwartz “Foreign Policy”* Refreni i përsëritu...
Kryeministri lgjendar britanik, Uinston Çërçill, nuk e honep...
I lindur nga një baba hebre nga Polonia, Elizer Gruenbaum is...
Nga Patrick Buchanan “Newmax”* Pas një jave, 29 vendet anëta...
Nga Dacian Ciolos “Politico.eu”* Bashkimi Evropian, ka ndrys...
Në një vit të zakonshëm, ndodhin qindra tërmete të vegjël çd...
Nga Jan Techau “EuObserver”* Për shumë kohë, strategët e Evr...
Nga Terri R.Kurtzberg “The Conversation”* Frika se shpërqend...
Nga Borzou Daragahi “The Indipendent”* Dokumentet e rrjedhur...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...