Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Nga Borzou Daragahi ?The Indipendent?
* Dokumentet e rrjedhura nga Ministria iraniane e Inteligjencës, që përshkruajnë në detaje aktivitetet e Iranit brenda Irakut në vitet 2014-2015, gjatë muajve të parë të luftës kundër ISIS, ofrojnë të dhëna shumë interesante.
Ato tregojnë se si Irani kishte depërtuar tërësisht në Irak në vitet pas tërheqjes së SHBA-së nga ky vend, përfshirë këtu edhe rekrutimin e ish-bashkëpunëtorëve irakianë të CIA-s, që po kërkonin me dëshpërim një punë. Por ato dokumente, zbuluan edhe dimensionet e një prirjeje më të gjerë:ndryshimet e mëdha që ka sjellë në rajon lufta ndaj ISIS.
Ndër kryesoret ishite pushtimi i Mosulit nga ISIS, dhe zhvendosja e grupit radikal drejt lindjes së Sirisë, çka e tërhoqi Iranin në thellësi të Irakut, duke pasur mundësinë të rivitalizojë milicitë shiite, që dikur ishin mënjanuar nga presidenti Nuri Maliki.
Këto forca të armatosura sundojnë sot mbi Irakianët, duke përfaqësuar një forcë të fuqishme politike dhe ushtarake, që është duke shtypur dhunshëm një lëvizje pro-demokracisë. Konflikti ndaj ISIS, që zgjati gati 5 vjet, e ndryshoi tërësisht dinamikën rajonale, duke lënë pas një shkatërrim njerëzor dhe material.
Qytete të tëra u rrafshuan, përfshirë Mosulin dhe Falluxhan në Irak, dhe Rakan në Siri. Për 5 vjet, udhëheqësit arabë e përdorën kërcënimin e ISIS, për të forcuar shtetin e sigurisë, dhe për të goditur kundërshtarët e tyre politikë. Me gjasë nuk është rastësi që ndërsa lufta ka përfunduar, janë rishfaqur kërkesat për demokraci në të gjithë rajonin në Irak, Liban, Algjeri dhe Sudan.
Hartuesit e politikave, kanë dështuar të njohin realitetet e reja, dhe aq më pak të bëjnë përpjekje për t?u përballur me to. Nëpër kryeqytetet perëndimore, liderët po mbyllin sytë dhe veshët, duke u përqafuar me tiranët e Lindjes së Mesme si Abdel-Fatah el-Sisi i Egjiptit, dhe Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman, me shpresën e ?vazhdimit të punëve si zakonisht?.
Megjithë presionin e administratës amerikane të Donald Trumpit, qeveritë evropiane po refuzojnë të marrin përgjegjësinë për të arrestuarit si ish-luftëtarë të ISIS, qasje që përshkruhet nga shumë ekspertë si dritëshkurtësi. Kjo pasi evropianët kanë frikë se ekstremi i djathtë, do të përfitonte shumë nga çdo riatdhesim i xhihadistëve.
Edhje pse shumë prej atyre që iu bashkuan dikur ISIS ishin të rinj, impulsivë, dhe madje as ekstremistë, dhe për këtë arsye mund të ndryshojnë, nëse qëndrojnë gjatë në qendrat e paraburgimit në Irak dhe Siri, ku kushtet janë të vështira. Ekziston rreziku, që të gjithë këta njerëz në fund të radikalizohen.
Kjo pasi ata janë në burg në kontakte të përditshme me anëtarët e rangut të lartë të ISIS. Për shembull, një luftëtar francez i Shtetit Islamik, ndodhet në një qeli me luftëtarët gjermanë, spanjollë dhe tunizianë. Në Irak dhe Siri, po ringrihet një rrjet terrorist ndërkombëtar. Në kampet siriane dhe burgjet e Irakut, po projektohet një Kalifat i ri.
Megjithë refuzimin e Evropës për të marrë shtetasit e saj, duke i burgosur dhe madje kërcënuar se do t?i heqë shtetësinë, këta të fundit mund të gjejnë gjithsesi rrugën për në shtëpi. Në librin e tij gazetari Majk Xhiljo, flet mbi takimet e tij me trafikantët që merrnin shuma të mëdha parash, për të transportuar luftëtarët e ISIS në Turqi, dhe më pas në Evropë.
?Luftëtarët e SIS e kanë të lehtë të arratisen?- i tha një trafikant Xhiljos. Perëndimi, i udhëhequr nga SHBA, e ka zakon të fillojë luftërat, dhe më pas të largohet shpejt prej tyre. E bëri këtë në Vietnam, duke shkaktuar destabilizimin e Kamboxhias, dhe në tërësi të gadishullit të Indokinës.
E bëri sërish në Afganistanin, duke lënë pas një luftë civile shumëvjeçare, që çoi në ringritjen e Talebanëve dhe Al-Kaedës.
Kjo ndodhi edhe në Libi, duke ndihmuar në rrëzimin e diktatorit Muamar Gaddfi, ndërsa sot ky vend gjendet në një kaos total. Dhe rrezikon të tërhiqet edhe nga lufta ndaj ISIS, pikërisht tani që Kalifati territorial është mposhtur./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Lionel Laurent “Gulf News”* Presidenti francez, Emanuel ...
Si fillim, të gjithëve do të na duhej të angazhonim trurin t...
Nga Shelley Inglis “The Conversation”* Pavarësisht rebelimev...
* Emri Troja, i referohet një vendi legjendar, por edhe një ...
Nga Paul R.Pilar “National Interest”* Trazirat e kohëve të f...
“Mos lini askënd pas”, ishte slogani i këtij viti në Ditën B...
Nga Paul Monod “The Conversation”Hong Kongu, mund të duket s...
Ish-analisti i shërbimit sekret të marines amerikane, Xhonat...
Nga Craig Shirley “Newsmax”Nëse financimi i një kauze fisnik...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”Çfarë kanë të përbashkët kr...
Çështja nëse është gjeni apo ambienti, ai që dikton kryesish...
Termi “Deep State”, është huazuar nga vende të ndryshme nga ...
Nga David Robson “BBC”* Po të mos ishte për një aktore dhe n...
Nga Joel Samuels “The Conversation”* Teksa kanë nisur seanca...
Nga Leonid Bershidsky “The Moscow Times”Një artikull fundjav...
…Në parlamentin tonë zgjidhen e mblidhen të kuvëndojnë njëqi...
Gjermania iu përgjigj këtë javë zyrtarisht pikëpyetjes franc...
Nga John Horgan “Scientific American”* Në historinë e teoriv...
Nga Nicholas Vinocur “Politico.eu”* Lufta kibernetike, mund ...
Sulmi dhe pushtimi i Xhamisë së Madhe në Mekë më 20 nëntor 1...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...