Miqësia e re ogurzezë midis Rusisë dhe Kinës
Nga David A.Andelman “CNN”* Këtë javë nisi nga puna gazsjell...
E stolisur me pemë të harlisura, dhe e rrethuar nga godina hijerënda, sheshi ?Plaza de Mayo? në kryeqytetin argjentins, Buenos Aires, mund të duket si një vend i përsosur për të parë monumentet, apo për të pushuar paksa.
Por çdo të enjte, një nga sheshet më të famshme publike të Argjentinës, mbushet me gra të veshura me shalle të bardhë, dhe që mbajnë banera plot me emra. Ato janë ?Nënat dhe Gjyshet? e ?Plaza de Mayo?, dhe rrinë aty për të tërhequr vëmendjen ndaj diçkaje që e shndërroi jetën e tyre në tragjedi dhe kaos gjatë viteve 1970: rrëmbimin e fëmijëve dhe nipërve të tyre nga diktatura brutale ushtarake e Argjentinës.
Për dekada të tëra, ato kanë kërkuar shpjegim mbi atë që ndodhi me familjarët e tyre. Është një pyetje e njëjtë që bëhet nga familjet e deri 30.000 njerëzve ?të zhdukur? nga shteti gjatë ?Luftës së Pistë? të Argjentinës. Një periudhë gjatë së cilës diktatura ushtarake e vendit, u kthye kundër popullit të vet.
Në 1976, ushtria argjentinase rrëzoi qeverinë e Izabel Peron, e veja e presidentit populist Huan Peron. Diktatura ushtarake që erdhi në pushtet, e quajti veten ?Procesi i Riorganizimit Kombëtar? ose ?Proceso? në spanjisht, dhe i quajti aktivitetet e saj si ?Lufta e Pistë?.
Por kjo luftë nuk ishte kundër ndonjë armiku të jashtëm, por ndaj vetë popullit argjentinas. Ajo luftë nxiti fillimin e një periudhe torturash dhe terrorizmi të sponsorizuar nga shteti. Junta ushtarake, u kthye kundër qytetarëve të Argjentinës, duke goditur disidentët politikë dhe njerëzit që dyshohej se mbështesnin të majtën, duke përfshirë burgosjen, torturimin dhe vrasjen e tyre.
Lufta e Pistë, u zhvillua në disa fronte. Junta i quajti ?terroristë? aktivistët e krahut të majtë, duke rrëmbyer dhe vrarë rreth 30.000 njerëz. ?Viktimat vdiqën gjatë torturave, u qëlluan me mitralozë buzë varreve masive ose u hodhën nga avionët në det?- thotë Margerita Feitlovic. Ata njerëz u njohën si ?të zhdukur? (desaparecidos).
Qeveria nuk bëri asnjë përpjekje për të identifikuar ose dokumentuar këta njerëz. Duke i hequr qafe edhe trupat e tyre, junta mund të pretendonte se ata nuk kishin ekzistuar kurrë. Por familjarët dhe miqtë e të zhdukurve, e dinin që ata kishin ekzistuar. Ata kishin dijeni për ?fluturimet e vdekjes?, ku trupat e pajetë hidheshin nga avionët në det.
Ata kishin dëgjuar për qendrat e paraburgimit, ku njerëzit përdhunoheshin dhe torturoheshin. Ndaj ata kërkonin me dëshpërim gjurmët e të dashurve të tyre. Midis të zhdukurve kishte fëmijë të lindur nga gratë shtatzëna, të cilat mbaheshin gjallë sa të lindnin foshnjat e tyre, pastaj vriteshin.
Pesëqind prej këtyre fëmijëve, por edhe të tjerë të rrëmbyer nga prindërit e tyre gjatë Luftës së Pistë, mendohet se u janë dhënë familjeve të tjera. Në vitin 1977, një grup nënash të dëshpëruara filluan që të protestojnë. Çdo javë, ato mblidheshin në ?Plaza de Mayo? dhe marshonin, duke provokur zemërimin e juntës ushtarake.
Zyrtarët e qeverisë u përpoqën në fillim ta shpërfillin atë lëvizje, duke i quajtur gratë e çmendura (las locas). Por më vonë nisën të mendonin si ta shtypnin protestën, nga frika e një reagimi të madh nga popullata në përgjithësi. Shumë shpejt, qeveria nisi të reagojë dhunshëm ndaj tyre.
Në dhjetorin e vitit 1977, një nga themeluesit e grupit, Azukena Vilaflor, u rrëmbye dhe u vra. Njëzet e tetë vjet më vonë, të afërmit e saj morën konfirmimin se ajo ishte vrarë dhe hedhur në një varr masiv. Ndërkohë, disa nga themelueset e tjera të grupit u rrëmbyen, dhe supozohet se janë vrarë.
Por gratë nuk u tërhoqën. Ato protestuan gjatë Kupës së Botës 1978, që u zhvillua në Argjentinë, dhe përfituan nga mbulimi ndërkombëtar mediatik i këtij evnimenti, për të bërë të njohur kauzën e tyre. Ato vazhduan të protestojnë megjithë kërcënimet nga autoritetet shtetore, dhe të paktën në një rast një pjesë e grupit u qëllua me armë nga policia gjatë protestës.
Në vitin 1981, ato u mblodhën për ?Marshimin e Rezistencës?, një protestë 24-orëshe që u kthye në një ngjarje të përvitshme. Aktivizmi i tyre, ndihmoi në kthimin e opinionit publikut kundër juntës. Edhe pasi përfundoi Lufta e Pistë më 5 dhjetor 1983, kur zgjedhjet demokratike e rrëzuan juntën nga pushteti, gjyshet e ?Plaza Mayo?, kanë kërkuar përgjigje dhe kanë punuar për të identifikuar fëmijët, që u rritën pa njohur prindërit e tyre të vërtetë.
Ato u mbështetën nga gjenetisja amerikane Meri Kler King, që filloi të punojë me to në vitin 1984. King dhe kolegët e saj zhvilluan një mënyrë për të përdorur ADN-në mitokondriale të gjysheve, e cila trashëgohet tek nënat, për të gjetur nipërit dhe mbesat e tyre.
Deri më sot, organizata ka konfirmuar identitetin e 128 fëmijëve të grabitur, kryesisht duke përdorur bazën e të dhënave dhe teknikat e identifikimit përmes ADN-së. Nga viti 1983, 900 ish-zyrtarë të juntës janë gjykuar dhe dënuar për krime kundër njerëzimit.
Por trashëgimia e errët Luftës së Pistë të Argjentinës, vazhdon ende. Dhe derisa të zgjidhet plotësisht misteri i fëmijëve të humbur në vend, nënat dhe gjyshet e të zhdukurve do të vazhdojnë të kërkojnë me ngulm të vërtetën./ History.com-Përshtatur nga CNA.al
Nga David A.Andelman “CNN”* Këtë javë nisi nga puna gazsjell...
Në Korçë duke përjashtuar apartamentet, nuk ka shtëpi, ose p...
Nga Ivan Krastev “The New York Times”* Në vitin 1991, gjatë ...
Hapësira mund të jetë “kufiri i fundit”, por jo i vetmi. Oqe...
Kur rivali sovjetik i avionit francez Konkord, u prezantua p...
Nga Bonnie Bley “Foreign Affairs”* Ndërsa rritja e Kinës ësh...
Mesjeta është një periudhë kohore, që shtrihet nga shekulli ...
Nga Fraser McMillan “The Conversation”* Zakonisht besohet se...
Injektimi në kohë i ilaçeve anti-retrovirale tek të porsalin...
Nga Maria Seton, Joanne Whittaker & Simon Williams “The Conv...
Nga Martin Kettle ”The Guardian”* Nëse konservatorët fitojnë...
Nga Grigory Kolganov “Kommersant”* Moskë – Ministri i Brends...
Nga Florian Bieber “Foreign Policy”Autoritarizmi, populizmi ...
Më 18 janar 1919, aleatët u mblodhën në Paris – megjithëse t...
Nga Flavia Amabile “La Stampa”* Milano – Korina ishte vetëm ...
Një grup kirurgësh në Merilend të Shteteve të Bashkuara, po ...
Uinston Çërçill, është me gjasë kryeministri më i famshëm br...
Nga Josef Janning “European Center for Foreign Relations”* N...
Nga Georgi Gotev & Julia Simić “Euractiv”Sofje/Beograd- Skan...
Burimi: Nicole Karlis, Salon.comDuket sikur çdo vit një stud...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...