VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Nga Maria Seton, Joanne Whittaker & Simon Williams ?The Conversation?
* Për shumicën e njerëzve, kontinentet e botës janë vetëm 7. Por gjeoshkencëtarët kanë një mendim tjetër. Ata vëzhgojnë llojin e shkëmbit nga i cili bëhet një masë tokësore nën ujë, dhe jo vetëm aë që shihet nga sipërfaqja mbi nivelin e detit.
Gjatë viteve të shkuara, kemi parë një rritje të zbulimit të kontinenteve të humbura. Shumica e këtyre, kanë qenë pllaja ose male të përbëra nga kore kontinentale të fshehura nga fushëpamja jonë, pra nën nivelin e detit. Një shembull është Zelandia, kontinenti i tetë në botë, që shtrihet nën ujë pranë Zelandës së Re.
Disa kontinente më të vegjël të humbur, të quajtur mikrokontinentë, janë zbuluar gjithashtu së fundmi të zhytur në Oqeanin Indian, në lindje dhe perëndim të tij. Po pse, me kaq shumë njohuri gjeografike, po zbulojmë ende kontinente të humbura?
Në muajin gusht të këtij viti, kryem një udhëtim 28-ditor me anijen kërkimore ?RV Investigator?, për të eksploruar një kontinent të humbur në një pjesë të largët të Detit të Koraleve. Në atë zonë ndodhet një rrafshnaltë të madhe nënujore pranë brigjeve të Kuinslendit në Australi, që quhet Pllaka Luizada, dhe që përfaqëson një hendek shumë të madh në njohuritë tona mbi gjeologjinë e Australisë.
Nga njëra anë, ai mund të jetë një kontinent i humbur, që është shkëputur nga Kuinslendit rreth 60 milionë vjet më parë. Ose mund të jetë formuar si rezultat i një shpërthimi të madh vullkanik, që ka ndodhur rreth të njëjtës periudhë. Ne nuk jemi të sigurtë për këtë, pasi askush më parë nuk kishte zbuluar shkëmbinj atje.
Kemi kaluar rreth 2 javë duke mbledhur gurë, dhe zbuluam një larmi llojesh shkëmbore, në një thellësi prej 4500 metrash. Shumica e tyre, janë krijuar nga shpërthimet vullkanike, por disa sugjerojnë se në të mund të fshihen shkëmbinjtë kontinentalë.
Puna në laborator gjatë 2 viteve të ardhshme, do të na japë përgjigje më të qarta. Ka shumë male dhe rrafshnalta nën nivelin e detit të shpërndara nëpër oqeane, dhe këto janë hartuar edhe nga hapësira. Gjithsesi, jo të gjitha relievet nënujore, cilësohen si kontinente të humbura.
Shumica e tyre janë të përbëra nga materiale mjaft të dallueshme, nga ato që ne i cilësojmë tradicionalisht si shkëmbinj kontinentalë, dhe që janë formuar nga rrjedhjet masive të magmës.
Një shembull i mirë është Islanda, që pavarësisht se është përafërsisht sa madhësia e Ishullit të Veriut në Zelandën e Re, nuk konsiderohet kontinental në aspektin gjeologjik.
Ajo përbëhet kryesisht nga shkëmbinj vullkanikë të krijuar gjatë 18 milionë viteve të fundit, çka do të thotë që janë relativisht të rinj në aspektin gjeologjik. Pjesa më e madhe e dyshemesë së detit është e mbuluar në sedimente të buta, që e mbulojnë shkëmbin e fortë nën to.
Shembulli ndoshta më i njohur i një kontinenti të humbur është Zelandia. Ndërsa gjeologjia e Zelandës së Re dhe Kaledonisë së Re janë të njohura prej kohësh, vetëm kohët e fundit është zbuluar trashëgimia e tyre e përbashkët, si pjesë e një kontinenti shumë më të madh (që ndodhet 95 për qind nën ujë).
Ky zbulim ka qenë fryt i viteve të shumta kërkimore, dhe hulumtimeve të gjeologjisë së thellësisë së oqeaneve, përmes mbledhjes së mostrave gjeofizike. Gurët kontinentalë të marrë nga një mikrokontinent nën Oqeanin Indian, janë të ngjashëm me shkëmbinjtë që gjenden në Australinë Perëndimore.
Ndërkohë, vazhdojnë të bëhen zbulime të reja. Gjatë një ekspedite të vitit 2011, ne zbuluam 2 fragmente kontinentale të humbura, më shumë se 1.000 km në perëndim të Perthit. Graniti që ndodhet në fund të oqeanit, është i ngjashëm me atë që gjendet rreth Kepit Leuin në Australinë Perëndimore.
Sidoqoftë, jo të gjitha kontinentet e humbura, ndodhen të fshehur nën oqeane. Disa kanë ekzistuar vetëm në të kaluarën gjeologjike, miliona deri në miliarda vjet më parë. Më vonë ata u përplasën me kontinentet e tjera, si rezultat i lëvizjeve tektonike të pllakave. Mbetjet e tyre sot janë gërmadha të vogla shkëmbore, që zakonisht gjenden në zinxhirët malorë si Himalajat.
Një shembull është Adria e Madhe, një kontinent i lashtë që ndodhet sot nën vargjet malore të gjithë Evropës. Për shkak të lëvizjes së përhershme të pllakave tektonike, është fati i të gjitha kontinenteve që të rilidhen përfundimisht me një tjetër, dhe të formojnë një superkontinent./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Martin Kettle ”The Guardian”* Nëse konservatorët fitojnë...
Nga Grigory Kolganov “Kommersant”* Moskë – Ministri i Brends...
Nga Florian Bieber “Foreign Policy”Autoritarizmi, populizmi ...
Më 18 janar 1919, aleatët u mblodhën në Paris – megjithëse t...
Nga Flavia Amabile “La Stampa”* Milano – Korina ishte vetëm ...
Një grup kirurgësh në Merilend të Shteteve të Bashkuara, po ...
Uinston Çërçill, është me gjasë kryeministri më i famshëm br...
Nga Josef Janning “European Center for Foreign Relations”* N...
Nga Georgi Gotev & Julia Simić “Euractiv”Sofje/Beograd- Skan...
Burimi: Nicole Karlis, Salon.comDuket sikur çdo vit një stud...
Shumë njerëz e cilësojnë Kuranin si një libër thelbësisht të...
Diku në hapësirën e errët, që ndan të qenit zgjuar nga gjend...
Nga Stephanie Schwartz “Foreign Policy”* Refreni i përsëritu...
Kryeministri lgjendar britanik, Uinston Çërçill, nuk e honep...
I lindur nga një baba hebre nga Polonia, Elizer Gruenbaum is...
Nga Patrick Buchanan “Newmax”* Pas një jave, 29 vendet anëta...
Nga Dacian Ciolos “Politico.eu”* Bashkimi Evropian, ka ndrys...
Në një vit të zakonshëm, ndodhin qindra tërmete të vegjël çd...
Nga Jan Techau “EuObserver”* Për shumë kohë, strategët e Evr...
Nga Terri R.Kurtzberg “The Conversation”* Frika se shpërqend...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...