I nxehti ekstrem në Greqi/ Qeveria urdhëron pezullim të detyrueshëm të punës për 4 orë në disa sektorë
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Të martën, shkrimtarit austriak Peter Handke, iu dorëzua zyrtarisht Çmimi Nobel për Letërsi. Por ai është kontestuar shumë, për shkak të mbrojtjes që i ka bërë regjimit gjenocidal serb të Sllobodan Millosheviçit, dhe për minimizimin e spastrimit etnik të myslimanëve boshnjakë dhe kroatëve në vitet 1990. Vendimi i Akademisë Suedeze, ka ngjallur zemërim, sidomos në Kosovë dhe Bosnje. Ne biseduam me Riada Asimoviç Akjol, një shkrimtare boshnjake me banim në Uashington.
Si u ndjetë, kur mësuat që Çmimi Nobel në letërsi, iu dha këtë vit Peter Handkes?
Nëse Komiteti i Çmimeve Nobel e jep këtë çmim, kjo do të thotë që ata janë bashkëpunëtorë në mohimin e gjenocidit. Nuk mund të pretendojnë se janë naivë. Ata janë pjesë e këtij vizioni, që mohon se ka pasur një genocid ndaj myslimanëve boshnjakë. Dhe atëherë pyet veten, se çfarë mund të ndodhë më pas?
Ideologjitë që shkaktuan mizoritë e viteve 1990, janë ende shumë të gjalla. Bosnja e sotme, ka pas Marrëveshjes së Dejtonit sistemin qeverisës më të ndërlikuar të qeverisjes në botë. Dejtoni e ka çimentuar etnonacionalizmin. Sot Bosnja jeton me një të tashme të paqëndrueshme, e cila bazohet në të shkuarën.
Pastaj vetë Evropa ka lloj-lloj problemesh. Kjo ka çuar në rritjen e ndjeshme të partive populiste të ekstremit të djathtë, dhe atyre nacionaliste. Ne po shohim që tani efektet negative në Bosnjë, nga vendimi për të ndaluar zgjerimin e Bashkimit Evropian në rajon.
Disa javë më parë, presidenti francez e cilësoi Bosnjën një minë me sahat, për shkak të rrezikut që vjen nga xhihadistët. Pastaj është papunësia e madhe në vend, largimi i trurit. Vendi vuan nga një destabilitet politik, dhe kemi edhe krizën e emigrantëve.
Cili do të jetë ndikimi i dhënies së Nobelit dikujt, që është akuzuar për mohimin e gjenocidit?
Ky çmim e legjitimon një sjellje të tillë. Është një akt i trishtueshëm, dhe i rrezikshëm, absolutisht i rrezikshëm.
Si e pritët këtë gjë, kur e dëgjuat për herë të parë?
Në fillim u trondita dhe u befasova. Më më pas nuk u çudita më, pasi isha thjesht e trishtuar. Mohimi i dhimbjes dhe i përvojës jonë traumtike, është diçka e tmerrshme. Për mua çmimi ndaj Handkes, do të thoshte të shkoja përtej thënies ?Ata nuk shqetësohen për ne?, dhe të kuptoja se çfarë mund të bëjmë tjetër, përveçse të vazhdojmë të ndajmë të vërtetën. Sepse për disa njerëz, disa njerëz janë vetëm numra. Por ato janë realitete, janë dhimbje, trauma, janë bashkësi të prekura, janë jetë njerëzore, dhe janë të ardhme gjithashtu.
Sipas mendimit tuaj, si duhet të sillen boshnjakët pas këtij akti?
Kjo është një njollë turpi për Komitetin Organizator të Çmimit Nobel, dhe jo një njollë për ne. Sado i rëndë që është ky akt, nuk mund të na e heqë dinjitetin që kemi. Unë nuk mund të flas në emër të të gjithëve, por pasi studiova më në detaje se si funksionon dehumanizimi, ashtu si politika, sociologjia dhe psikologjia, arrita në termin e ?rezistencës dinjitoze?.
Sipas mendimit tim, duket se kjo është mënyra më konstruktive për të ecur përpara, nëse duam të përqendrohemi tek rezultatet pozitive. Para së gjithash, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi, për të garantuar që ky tmerr të mos përsëritet më kurrë në Bosnje Hercegovinë.
Kjo do të thotë që duhet të vazhdojmë të shkruajmë mbi genocidin, dhe të përhapim historitë e luftës. Duhet të flasim më shumë për faktin se ishin këto ideologji vdekjeprurëse, ato që i frymëzuan të tjerët. Fatkeqësisht, janë duke u rishfaqur tmerret e viteve 1990, jo vetëm në Ballkan, por ato janë duke frymëzuar të tjerët në të gjithë botën.
Po i referohem msakrës në Çristçërç të Zelandës së Re, apo edhe ekstremistin norvegjez Anders Brevik që vrau 77 njerëz në vitin 2011. Mendoj se duht të ketë përpjekje edhe për mbajtjen gjallë të kujtesës në një mënyrë më të organizuar, sikurse është ajo për masakrën e Srebrenicës.
Bazuar në gjithçka që dini dhe keni përjetuar, si ndjeheni kur shihni sot në SHBA të përdoret një gjuhë tejet polarizuese, dhe ndonjëherë dehumanizuese?
Kam lexuar kohët e fundit, që dehumanizimi është duke u përhapur si një virus. Është e frikshme të shohësh, se si njerëzit nuk janë të ndërgjegjshëm se sa lehtë mbyllim sytë përballë ngjarjeve të tmerrshme. Pra, mënyra se si janë gjërat sot, nuk ka pse të jetë po kështu edhe nesër.
Këtu në SHBA, unë kam besuar gjithmonë tek forca e institucioneve. Dhe sërish, vazhdoj të besoj se ato mund të përkulen por jo të thyhen. Unë mundem vetëm të shpresoj që forca e normave dhe institucioneve të demokracisë liberale, të vazhdojë të garantojë të drejtat dhe liritë për të gjithë./ Foreignpolicy.com-Përshtatur nga CNA.al
Robert D.Kaplan, vlerësohet gjerësisht si një nga mendimtarë...
Nga Hunter DeRensis, “National Interest”* Ish-sekretari amer...
Nga Kamilla Rzayeva “CNN”* Në botë ekzistojnë një numër dest...
“Italianët thjesht nuk janë të mirë në planifikimin afatgjat...
Ky është ndoshta një nga keqkuptimet më të mëdha në lidhje m...
Vrasja e Xhon Lenonit më 8 dhjetor 1980, shkaktoi një trondi...
Nga Konstantin Remchukov, “National Interest”* Presidenti ru...
Nga Kai Thaler “Foreign Policy”* Sa herë që protestuesit për...
Mëngjesin e 7 dhjetorit 1941, Japonia nisi një sulm të paapr...
Një studim i ri pretendon, se nga mijëra përbërës kimikë që ...
I lindur në Gjermani më 14 mars 1879, Albert Ajnshtajni u bë...
Shkencëtarët rusë nxorën së fundmi në pah ekzistencën e një ...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”Për mendjet e përqëndruara,...
Paraja është një koncept abstrakt. Dhe sot ne e marrim atë s...
Nga Harold James “Project Syndicate”Askush nuk po e mohon, s...
Kërkimi për jetën e gjallë në Mars, ka qenë që në fillim syn...
Në vitin 1959, Lufta e Ftohtë dhe gara hapësinore, ishin në ...
Presidenti francez Macron përsëriti në Londër qëndrimin se M...
Pesë poligrafë, janë tashmë pjesë e Ministrisë së Brendshme ...
Gjenerali Francisko Franko, i udhëhoqi forcat nacionaliste d...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...