web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse Kina nuk është aq e fortë sa duket

17 Dhjetor 2019, 07:29, Blog CNA

Nga Milton Ezrati ?National Interest?

* Opinioni amerikan, është distancuar tashmë nga këndvështrimi i tij dikur dashamirës ndaj Kinës. Pikëpamja e vjetër, që mbështetet ende nga shumë biznesmenë, pretendonte se një Kinë ekonomisht e zhvilluar, do të kërcënonte më pak fqinjët e saj, se sa një Kinë të varfër.

Mbi të gjitha një Kinë e tillë, do t?u ofronte Shteteve të Bashkuara avantazhe të mëdha ekonomike. Ndaj kjo pikëpamje rekomandonte që Perëndimi të sillej ndaj Kinës në një mënyrë miqësore, dhe të bashkëpunonte sa më shumë që të ishte e mundur me Pekinin. Pikëpamja e re, bazohet më shumë dëshmi të kundërtërta, sipas të cilave zhvillimi kinez nuk është aspak dashamirës, ??dhe se Kina po mashtron me praktikat e saj tregtare, po vjedh sekretet teknologjike të të tjerëve, dhe po spiunon shumë.

Pikëpamja e re, e pikturon shpesh Kinën si një agresore të rrezikshme ekonomike, ushtarake dhe diplomatike. Ajo shihet si aq shumë e pandalshme për SHBA-në, saqë përveç një përplasje ushtarake shkatërruese që duhet shmangur me çdo kusht, s?ka ndonjë zgjidhje tjetër, përveçse të angazhohet me Kinën mbi projektet e ç?armatimit, dhe të bashkëpunojë aty ku ka mundësi.

Në fakt Kina, nuk duhet parë në këtë mënyrë. Ajo paraqet vërtetë një sfidë të madhe ekonomike, ushtarake dhe diplomatike. Por kjo nuk është e papërballueshme, sikurse pretendojnë disa. Përkundrazi, Kina vuan nga një numër dobësish ekonomike, që do t?i frenojnë ambiciet e saj.

Së pari, ky vend ka pak shanse të rrikthehet në normat e tij të mëparshme të rritjes ekonomike.

Pas luftës tregtare me Shtetet e Bashkuara, varësia e Kinës nga eksportet, nuk duket të jetë më një strategji fituese si dikur. Qasja nga lart poshtë e menaxhimit të ekonomisë, do të bëhet gjithnjë e më e paefektshme tani që Kina ka kaluar në një fazë më të përparuar të zhvillimit.

Mbi ta gjitha, trazirat në Hong Kong do të kufizojnë më tej potencialin ekonomik të vendit, ndërsa në një periudhë më afagjatë, plakja e popullsisë kineze do ta kufizojë rritjen, dhe do të shkaktojë tendosje financiare.

Nuk ka nevojë të parashikohet ndonjë kolaps ekonomik, që në çdo rast nuk ka gjasa të ndodhë, për të parë qartazi se Kina është larg nga të qenit ?dragoi i papërmbajtshëm?, siç është përshkruar shpesh nga mediat perëndimore. Lufta tregtare që ka nisur Trump kundër Kinës, ka nxjerrë në pah disa nga dobësitë më emergjente të Kinës.

Tashmë është bërë gjithnjë e më e qartë, se duke i shndërruar eksportet në motorin e rritjes ekonomike të vendit, Pekini, e ka vendosur ekonominë kineze në mëshirën e të huajve. Para se të niste mosmarrëveshja tregtare mes 2 vendeve, Shtetet e Bashkuara merrnin një të katërtën e eksporteve kineze.

Meqë eksportet përbënin rreth 20 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto të Kinës, 5 përqind e gjithë ekonomisë së saj ishte e ndjeshme ndaj tregtisë me Shtetet e Bashkuara. Nga ana tjetër, vetëm rreth 12 përqind e ekonomisë amerikane varet nga eksportet, dhe ekportet në Kinë përbënin vetëm 8 përqind të totalit.

Për më tepër, vetëm rreth 1 për qind të ekonomisë amerikane ishte e ndjeshme ndaj Kinës. Ndërsa tarifat e vendosura nga Trump, dëmtuan seriozisht një pjesë relativisht të madhe të ekonomisë kineze, Pekini u përpoq t?i shkaktonte probleme të ngjashme SHBA-së me rritjen e tarifave.

Por Kina bleu shumë pak nga SHBA-ja për të arritur synimin e saj. Ekonomia kineze në tërësi, ka pësuar shumë dëme nga kjo luftë tregtare. Shumë biznese e kanë zhvendosur aktivitetin e tyre në vende të tjera, kryesisht në Azi, ku nuk janë në fuqi tarifat e Trump. Humbjet e biznesit, kanë dëmtuar jo vetëm eksportet, por edhe shitjet e brendshme në Kinë.

Shifrat zyrtare të publikuara nga qeveria e Pekinit, mbeten optimiste, por ato po shihen prej kohësh me dyshim. Të dhënat e pavarura mbi shitjet e automjeteve, tregojnë një rënie të madhe, deri në 50 përqind në disa rajone. Edhe rritja e punësimit është ngadalësuar. Edhe të dhënat zyrtare, flasin për një rritje maksimale prej rreth 6 përqind në vit, niveli më i dobët i rritjes në dekadën e fundit.

Zhvlerësimi i juanit në Kinë, e ka ulur çmimin e produkteve kineze. Por Kina ka probleme edhe më të thella, se sa vetëm disavantazhet e saj në këtë luftë tregtare. I gjithë modeli i saj i zhvillimit është i gabuar. Praktika e pagave të ulëta për ta orientuar ekonominë drejt eksporteve, mundësoi një rritje ekonomike të shpejtë, siç ndodhi me Japoninë në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore.

Ky model e lejoi Kinën të vjedhë fuqi prodhuese nga Evropa dhe Amerika. Por nga ana tjetër, kjo qasje e ka lënë zhvillimin ekonomik kinez, shumë të brishtë ndaj veprimeve të huaja, mbi të cilat Pekini nuk ka asnjë lloj ndikimi.

Problemet me Hong Kongun, e forcojnë më tej shtojnë cënueshmërinë financiare të Pekinit. Përveç ambicies territoriale dhe solidaritetit kombëtar, Pekini e donte Hong Kongun për dy arsye. Së pari, pasuria e këtij metropoli do t?i jepte kinezit të zakonshëm, një lloj besimi mbi sistemin ekzistues.

Së dyti dhe më e rëndësishmja:Hong Kongu ofronte lidhje globale dhe kapital njerëzor, gjëra që Kinës i mungonin. Bankat e Kinës, mund të klasifikohen si ndër më të mëdhatë në botë, por ato nuk kanë as ekspertizën dhe as lidhjet me bankat e investimeve që ka aktualisht Hong Kongu.

Rebelimi i banorëve të këtij qyteti, i ka vënë në rrezik që të dyja këto qëllime.

Kriza demografike, e dëmton edhe më tej ambicien e Pekinit për dominim global. Për dekada të tëra, qeveria kineze zbatoi një ligj sipas të cilit çdo familje, i lejohej të kishte vetëm një fëmijë. Kjo praktikë, u bazua mbi frikën se rritja e popullsisë, mund të tejkalonte burimet ekonomike për të ushqyer, veshur dhe strehuar të gjithë ata njerëz.

Por ai ligj, ka ngadalësuar shumë hyrjen e punëtorëve të rinj në forcën punëtore të vendit. Ndërkaq zhvillimi në rritje dhe përparimet mjekësore, e kanë rritur jetëgjatësinë e gjeneratës së lindur para ligjit të ?një fëmije?. Për pasojë, Kina përballet sot me një dominim të madh të pensionistëve.

Ky presion demografik, nuk po shkakton ende ndonjë dëm të konsiderueshëm, por me kalimin e kohës dëmet do të jenë serioze. Sipas OKB, popullsia në moshë pune në Kinë do të bjerë nga rreth 70 për qind e popullsisë së përgjithshme sot, në 60 pë rqind në vitin 2030, dhe 57 për qind në vitin 2040.

Mungesa e krahut të punës, do të kufizojë ritmin e rritjes ekonomike të Kinës. Mungesa e taksapaguesve që punojnë në raport me popullsinë e dalë pension, do të tendosë shumë financat publike të Kinës, edhe pse vendi komunist nuk është shumë bujar ndaj të moshuarve të tij, si Perëndimi dhe Japonia.

Kohët e fundit, Pekini hoqi dorë nga politika e ?një fëmije?, dhe tashmë lejon deri 2 fëmijë për familje. Edhe nëse familjet kineze do të reagojnë shpejt ndaj kësaj lirie të re, do të duhen rreth 20 vjet, para se të rriturit e kësaj nisme të bëhen pjesë e fuqisë punëtore. Ndërkohë, sipas Bankës Botërore, borxhi i Kinës është aktualisht 12.2 trilionë dollarë, më shumë se 3-fishi i madhësisë së PBB-së./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga