LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I ndërvarur nga alkooli, kompozoi edhe i shurdhër/ Çfarë nuk dini mbi Ludvig van Betovenin

19 Dhjetor 2019, 07:36, Blog CNA

Kompozitori gjerman Ludvig van Betoven, ishte një figurë vendimtare në periudhën kalimtare, midis epokës klasike dhe asaj romantike në muzikën klasike perëndimore. Ai mbetet një nga kompozitorët më të mirënjohur, dhe me ndikim i të gjitha kohërave. Shumë njerëz, mund të kenë dëgjuar qoftë edhe njëherë të vetme një pjesë sado të vogël të muzikës së tij, por ndoshta jo të gjithë dinë disa aspekte interesante të jetës së tij private.

Për vite me radhë, besoi gabimisht se ishte 2 vjet më i ri

Kompozitori besonte se kishte lindur në vitin 1772, dhe jo në vitin 1770. Thuhet se ky mashtrim ishte inskenuar nga babai i tij, në mënyrë që dhuntitë muzikore të djalit të tij, të dukeshin edhe më të përparuara sesa ishin. Për moshën që kishte Betoven, ishte sigurisht shumë i talentuar. Ai luajti për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 7-vjeç.

Por i ati e prezantoi si 6 vjeç e gjysmë, ndoshta për ta krahasuar me Mozartin, që kishte magjepsur Evropën që në moshën 6-vjeçare. Në fakt, nuk ka asnjë të dhënë të qartë për datën e saktë të lindjes së Betovenit. Por ekziston një procesverbal i pagëzimit të tij:17 dhjetor 1770 në qytetin e Bonit. Në atë kohë, foshnjat pagëzoheshin zakonisht brenda një ose dy ditësh nga lindja e tyre, për shkak të nivelit të lartë të vdekshmërisë foshnjore. Ndaj ka shumë të ngjarë, që ai të ketë lindur më 16 dhjetor 1770.

Publikoi kompozimin e tij të parë në moshën 12-vjeçare

Betoven ishte i famshëm, për shkak të talentit të madh për të improvizuar. Në këtë mënyrë, ai krijoi një mori kompozimesh. Në vitin 1783, Betoven e prezantoi kompozimin e tij të parë zyrtar, një grupim prej 9 variacionesh për piano.

Vazhdoi të kompozojë muzikë, edhe pasi u shurdhua nga veshët

Dëgjimi nisi t?i dobësohej që në moshën 25-vjeçare. Dy vjet më vonë, filloi të dëgjojë gumëzhitje të vazhdueshme, ndërsa u shurdhua tërësisht në moshën 46-vjeçare. Edhe pse u tërhoq nga dirigjimi apo performimi në skenë, ai kompozoi gjatë gjithë jetës së tij. Madje disa nga veprat e tij më të rëndësishme, i përkasin dekadës së fundit të jetës së tij, kur ai ishte plotësisht i shurdhër.

Pati një jetë familjare të vështirë, ashtu si i ati ishte i ndërvarur nga alkooli

Babai i Ludvigut, ishte një këngëtar operistik i dështuar. Prandaj ai i vendosi të gjitha shpresat e tij tek i biri, të cilin e detyronte të ushtrohet me orë të tëra në piano, ditë dhe natë, duke e rrahur me shkop kur bënte gabime. Betoveni ishte njëri nga shtatë fëmijët e familjes. Në moshën 11-vjeçare, ai braktisi shkollën për të ndihmuar familjen.

Kur ishte 18 vjeç, nisi të mbante barrën kryesore të familjes së tij, pasi i ati ishte tërësisht i alkoolizuar dhe s?mund të punonte më. Ironikisht, edhe Betoveni nisi ta kishte shumë qejf pijen, Ka shumë të ngjarë, që alkooli ta ketë shpejtuar vdekjen e tij në moshën 56-vjeçare. Në vitin 1827, një polic e ngatërroi për një endacak rrugësh duke e arrestuar. Betoveni ishte dehur rëndshëm, dhe ishte rrëzuar në mes të rrugës.

Pati një jetë sentimentale të trazuar

Betoveni nuk ishte një burrë i pashëm, dhe lista e gjatë e sëmundjeve nga të cilat vuante, si koliti, reumatizmi, tifoja, verdhëza dhe hepatiti kronik, e bënte jotërheqës për gratë. Megjithatë talenti dhe karakteri i tij pasionant, bënë që ai të kishte disa lidhje dashurore.

Kontesha Xhulia Xhuikardi, një nga nxënëset e tij të pianos, dhe të cilës kompozitori i kushtoi të ashtuquajturën ?Sonata e Hënës?, e përshkruante si ?shumë të shëmtuar, por fisnik, të rafinuar në ndjenjë, dhe të kulturuar?. Betoveni dukej se tërhiqej kryesisht nga gra të paarritshme, që nuk ishin as të sërës së tij, si Xhulia, ose gra të martuara.

Për një kohë, ai u fejua me Zhozefin Brunsvik, e veja e Graf von Diem, dhe më vonë me vajzën e njërit prej mjekëve të tij, Tereza Malfati. Kur vdiq, midis kompozimeve të tij, u gjet një letër drejtuar një ?Të dashurës së pavdekshme?. Edhe sot e kësaj dite, biografët po përpiqen të zbulojnë misterin se kush ishte ajo grua.

Për të u organizua një funeral i madh

Të paktën 20.000 njerëz morën pjesë në funeralin e tij në vitin 1827. Megjithëse nuk e kishte takuar asnjëherë, kompozitori Shubert ishte një nga bartësit e pishtarit që i printe kortezhit mortor, pasi ai ishte një admirues i madh i mjeshtrit të muzikës./ Thelocal.de-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga