LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjermania, dhe ekuilibri delikat i raporteve me SHBA-në, Rusinë dhe Kinën

22 Dhjetor 2019, 07:28, Blog CNA
Gjermania, dhe ekuilibri delikat i raporteve me SHBA-në, Rusinë dhe

Nga Gary J.Schmitt ?American Interest?

Në më shumë se një rast gjatë viteve të fundit, një politikan gjerman ka treguar se Gjermania duhet të gjejë rrugën e saj midis Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë, duke sugjeruar një lloj ekuivalence të butë midis të trejave. Por zhvillimi i politikave, që e pasqyrojnë një pozicion të tillë, do të bëhet gjithnjë e më i vështirë.

Për shembull, Kongresi Amerikan, sapo ka miratuar (dhe presidenti Trump ka të ngjarë të dekretojë këtë ligj), Aktin e Autorizimit Kombëtar të Mbrojtjes të vitit 2020. Në këtë akt, përfshihet edhe një masë, që e lejon qeverinë amerikane të vendosë sanksione mbi kompanitë dhe drejtuesit e tyre, që po ndihmojnë në ndërtimin e gazsjellësit ?Nord Stream II?, që do të transportojë gazin nga Rusia direkt në Gjermani, nën Detin Baltik.

Si Kongresi ashtu edhe administrata Trump, e shohin këtë gazsjellës si një dhuratë për Vladimir Putinin. Kur ai të jetë gati, do të rrisë të ardhurat që mbështesin sjelljen jo të mirë të Moskës, do të lehtësojnë sanksionet aktuale të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e një pjese të Ukrainës, dhe të zhdukë një burim të ardhurash për Kievin, teksa gazi rus nuk do të transportohet më përmes sistemit tokësor përmes Ukrainës.

Ky është një shqetësim që ndahet jo vetëm nga Shtetet e Bashkuara, por edhe nga fqinjët e Ukrainës dhe Bashkimi Evropian, që vitet e fundit ka dashur të ulet dhe jo të rritet, varësia evropiane nga gazi dhe nafta ruse. Argumenti i Berlinit ka qenë, se si klienti kryesor i Moskës për gaz, dhe si shpërndarësi i tij kryesor në pjesën tjetër të Evropës, ai do të ketë mundësinë të garantojë që Rusia të mos e përdorë në avantazhin e vet strategjik, kontrollin mbi furnizimet e gazit.

Sidoqoftë, përderisa një furnizim i qëndrueshëm me gazit, është një domosdoshmëri për të plotësuar nevojat energjitike të Evropës, përfundimi i gazsjellësit ?Nord Stream II?, do t’i japë Kremlinit kontroll mbi treçerekun e importeve të gazit në Evropë. Ndërkohë kompanitë gjermane, do të jenë të varura direkt nga kjo linjë furnizimi.

Dhe është e vështirë të shihet se si Moska nuk ka ndonjë avantazh këtu. Megjithatë, pavarësisht qasjes së Trumpit për të shënjestruar Gjermaninë, për nivelin e saj të dobët të shpenzimeve të mbrojtjes, është e dyshimtë nëse ai do e përdorë ligjin e ri, si një mjet për të goditur kancelaren Merkel dhe qeverinë e saj të koalicionit.

Dhe ndërsa nxitja për të bërë një zgjedhje mbi lidhjet energjetike me Rusinë, po vjen nga Uashingtoni, një shtytje e re për të sfiduar marrëdhëniet Berlin-Pekin, po vjen nga brenda jo vetëm nga parlamenti gjerman, por edhe nga vetë koalicioni qeverisës i Merkelit.

Anëtarët e Bundestagut, të udhëhequr nga Norbert Rëtgen, Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme, kanë hartuar një projektligj që synon të përjashtojë kompaninë kineze Huauei nga ndërtimi i planifikuar i rrjetit 5G në Gjermani. Përkundër vlerësimeve të shërbimit sekret gjerman, se ?mund të ketë zona, ku pjesëmarrja e Huaueit, nuk duhet të përjashtohet?, masa e propozuar do të përjashtonte insfrastrukturën e kompanisë kineze nga ?thelbi? i sistemit, por edhe nga zonat ?periferike? të rrjetit.

Jo pa arsye, Rëtgen dhe aleatët e tij në parlament, besojnë se zgjidhja e tipit ?ndarje e foshnjes më dysh? nga ana e Merkelit nuk është aspak një zgjidhje, kur bëhet fjalë për sigurinë e telekomunikimit gjerman, sot ose në të ardhmen.

Argumenti i qeverisë, është se përjashtimi i Huaueit mund të vonojë aftësinë e Gjermanisë për të ndërtuar rrjetin 5G brenda 1 ose 2 vitesh, dhe mund të kushtojë më shumë, për shkak se ofruesit alternativë evropianë nuk subvencionohen nga qeveritë e vendeve të tyre, siç ndodh me Huauein në Kinë.

Por lënë mënjanë faktin nëse një vonesë e tillë ka realisht shumë rëndësi, arsyeja më e mundshme pse Merkel nuk dëshiron ta përjashtojë për fare Huauein, është mundësia e një hakmarrje të mundshme të kinezëve ndaj eksporteve gjermane në Kinë. Kina është tregu i tretë më i madh i eksportve gjermane.

Me ecurinë aktuale të ekonomisë gjermane që nuk është aq e mirë, ka pak gjasa që kancelarja dhe qeveria e saj të dëshirojnë të zemërojnë Pekinin. Dhe në fakt, ambasadori i Kinës në Berlin, duke mos treguar asnjë nga detajet që diplomatët kinezë supozohet se kanë përmendur, tha se do të kishte ?pasoja? nëse Huauei do të përjashtohej nga tregu gjerman i telekomunikacioneve , duke theksuar se ?qeveria kineze nuk do të qëndrojë duarkryq?.

Ndoshta qeveria kineze, tha ai, do të arrinte në përfundimin se ?makinat gjermane nuk janë dhe të sigurta?. Siç e tregojnë problemet e ngritura nga ?Nord Stream II? dhe Huauei, nuk është e lehtë të mbash një pozicion të ekuilibruar midis Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë.

Në një moment, duhet të bëhen disa zgjedhje. Dhe zgjedhjet nuk do të jenë aspak të lehta, në kushtet kur ambiciet kineze janë tepër të mëdha, kur Putin po ndjen se vendosmëria e Evropës për të mbajtur në fuqi sanksionet për hir të Ukrainës po zbehet, dhe me marrëdhëniet mes presidentit Trump me Berlinit, që duken më toksike se kurrë më parë.

Sigurisht, gjermanët nuk i barazojnë Shtetet e Bashkuara me Kinën dhe Rusinë. Por mosbesimi që ata kanë ndaj këtyre dy të fundit, është i pandarë nga pesimizmi që ndiejnë në raport me SHBA-në. Gjithsesi, lidhjet transatlantike janë duke u fragmentuar jo vetëm për shkak të Trumpit, por edhe sepse Berlini nuk e ka pranuar plotësisht faktin, se një rol udhëheqës në Evropë kërkon vendosjen e sigurisë dhe interesave strategjike, mbi interesat e ngushta kombëtare. Përpjekja për të gjetjen e një të mesmeje të artë, nuk është e lehtë./Përshtati në shqip CNA.al

Lajmet e fundit nga