LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

NATO mund të “vdesë” nga vizioni eurocentrik i Emanuel Makronit

20 Dhjetor 2019, 07:36, Blog CNA

Nga Steven Keil ?Defense News?

* Pavarësisht nëse ishte një ?bast? i dyshimtë, apo një përpjekje e llogaritur për të ndryshuar politikën evropiane në fushën e sigurisë, deklarata e presidentit francez Emanuel Makron, se NATO ka pësuar aktualisht ?një vdekje celebrale?, ka bërë shumë përshtypje gjithandej.

Por nën sipërfaqe, për marrëdhëniet transatlantike ekziston një rrezik edhe më i madh, sesa retorika e njohur e Donald Trumpit. Mosbesimi në rritje i Makron ndaj politikës së jashtme amerikane, po e detyron liderin francez të promovojë një vizion tjetër mbi sigurinë evropiane.

Ky vizion, parashikon më pak angazhim amerikan, dhe synon të rehabilitojë aktorët dashakeqë globalë si Rusia, duke e reklamuar atë si më pak problematikë për sigurinë evropiane, sesa vitet e kaluara.

Retorika e tij nuk duket të jetë një improvizim i rastit, ajo është e mirë-menduar. Por problemi real, është se nëse mbetemi në qasjen aktuale, sulmi i Makron ndaj NATO-s mund të shndërrohet nga një metaforë mbi kohërat e trazuara që po kalon aleanca, në një profeci vetë- përmbushëse.

Nëse retorika e Makron nuk është aksidentale, dhe synon të diktojë sigurinë e NATO-s dhe Evropës, ne duhet siç e sugjeron vetë Makron, ta kuptojmë ? botën ashtu siç është?. SHBA-ja dhe Evropa, kanë sot shumë sfida të përbashkëta. Destabiliteti në Lindjen e Mesme, ngre pikëpyetje serioze mbi sigurinë si të Evropës, ashtu edhe SHBA-së.

Rusia është shumë aktive në lindje. Ndërsa sfida nga Kina ndaj sistemit shumëpalësh, po bëhet gjithnjë e më e madhe. Brenda aleancës, pabarazitë në shpenzimet e mbrojtjes, janë një mollë sherri, sikurse janë edhe diferencat e aftësive, dhe perceptimet e ndryshme të kërcënimeve.

Ndërsa sfidat me të cilat përballet aleanca janë shumë të qarta, debati zien mbi atë se cila është mënyra më e mirë për t?i zgjidhur ato.

Përsa i përket sfidave të jashtme, NATO është më e mirë-pozicionuar se sa të tjerët për t?i zgjidhur ato. Ndërkohë, pjesa shqetësuese nuk është fakti që Makron vazhdon të nxjerrë në pah vështirësitë me të cilat po përballet aleanca. Por mënyra sesi Parisi ka zgjedhur të përballet vetë me to.

Nga pikëpamja e Uashingtonit, duket se presidenti i një vendi kryesor evropian të NATO-s, po përpiqet të ndërtojë konsensus në Evropë, mbi karakterin afatgjatë të politikës së jashtme amerikane, që sipas tij ka një mungesë angazhimi ndaj sigurinë transatlantike, si një element i përhershëm që ka qenë dikur.

Vendimi i Donald Trumpit, për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria Veriore, është shembulli më i fundit që përmend Parisi. Dhe fatkeqësisht, nuk është e vështirë të gjesh audienca që e mbështesin këtë linjë. Por një retorikë e tillë, ka potencialin të ndryshojë ndjeshëm marrëdhëniet transatlantike për një të ardhme të parashikueshme.

Kjo nuk është hera e parë, që del në pah kriza e fortë e besimit të Evropës ndaj Uashingtonit, gjatë administratës Trump. Dhe kjo është në fakt një sfidë reale për aleancën. Në vitin 2017, kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi se ?epoka në të cilën mund të mbështeteshim plotësisht tek të tjerët, ka mbaruar?.

E megjithatë, Berlini është përpjekur të jetë pragmatik në qasjen e tij. Ministrja e re gjermane e Mbrojtjes, Anegret Kramp-Karrenbauer, e cilësoi vizionin e saj për politikën e jashtme dhe të sigurisë ?të ngulitur thellë në aleancën transatlantike?. Ndërkohë qasja e Makron është e ndryshme, prandaj po tërheq më shumë vëmendje.

Në përpjekjen e tij për të rritur mbështetjen për politikën evropiane të sigurisë, ai duket se është i gatshëm të sakrifikojë pozicionin tradicional të SHBA-së në sigurinë e Evropës. Ai synon që Evropa të jetë më e pavarur në epokën e re gjeopolitike. Këtë e bëri të qartë edhe në Forumin e Paqes në Paris, ku argumentoi se në raport me Kinën, Evropa duhet të gjejë ekuilibra të rinj, dhe të jetë një palë e tretë e pavarur.

Kjo strategji mbart disa rreziqe. Ashtu si SHBA-ja do të ishte më e dobët pa marrëdhëniet e saj tradicionale me Evropën, e njëjta gjë vlen edhe për Evropën dhe vetë Francën. Edhe nëse Evropa do të kishte aftësinë për të vepruar në një mënyrë më të pavarur, a do të ishte kjo një lëvizje e zgjuar? Cilët janë partnered e saj më të besueshëm jashtë Evropës?

Një retorikë e tillë, e dëmton shumë NATO-n. NATO do të ?vdesë? vetëm nëse anëtarët e saj e humbin besimin kolektiv dhe vullnetin politik, për t?u përballur me sfidat shumë reale, me të cilat përballen aleatët në të dyja anët e Atlantikut, përfshirë edhe ato të brendshme.

Një Evropë më e aftë, duhet të mirëpritet si nga SHBA-ja, por edhe kryeqytetet e tjera evropiane. Por qasja e nga Makron mund të jetë në dëm të NATO-s, të partneritetit transatlantik, dhe në fund edhe kundër vetë interesit të SHBA-së dhe Evropës./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga