LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Franca, kombi më i zemëruar dhe më i përçarë i Evropës

25 Dhjetor 2019, 07:59, Blog CNA
Franca, kombi më i zemëruar dhe më i përçarë i

Nga Gavin Mortimer ?Spectator?

E mbani mend kohën kur Boris Xhonson, u takua për herë të parë me Emanuel Makron si kryeministër? Ishte gushti i këtij viti, dhe siç ua bëri të qartë ?The Guardian? lexuesve të saj, ishte presidenti francez ai që e domonoi takimin. Gazeta e ilustroi pretendimin e saj me një foto të dy liderëve në konferencën për shtyp, me presidentin francez që kishte hijen e një shtetari të madh, dhe kryeministrin britanik që me njërën dorë po rregullonte flokët e tij të shpupurisura.

Sa të ndryshme janë fatet e këtyre lidëreve 4 muaj më vonë! Xhonson sapo është rikthyernë pushtet me një shumicë solide, një fitore po aq mbresëlënëse sa ajo që korri në zgjedhjet parlamentare franceze të vitit 2017, lëvizja ?La République En Marche? (LREM) e Makron.

Por ka një dallim thelbësor:Xhonson drejton një Parti Konservatore të bashkuar, ndërsa LREM-ja e sapolindur e Makron përbëhej nga burra dhe gra që vinin nga e majta dhe e djathta. Kjo shpjegon pjesërisht faktin pse 11 nga 314 deputetët e tij, e kanë braktisur partinë në 2 vitet e fundit.

E fundit që u largua ishte Xhenifer de Temerman muajin e kaluar, në shenjë protestë ndaj asaj që ajo konsideroi si një politikë të ashpër të qeverisë franceze ndaj emigracionit. Por përçarja në radhët e LREM-së nuk është asgjë, po të krahasohet me ndarjet në gjithë vendin në përgjithësi.

Dimrin e kaluar ishin protestat e Jelekë-verdhëve, ato që e tronditën qeverinë. Këtë vit, janës grevat në mbarë vendin kundër reformës së pensioneve, ato që e paralizuan Francën. Për gati 3 javë, pjesa më e madhe e rrjetit të transportit në Paris është mbyllur, dhe ditët e fundit sindikata e të majtës CGT (Confédération générale du travail), ka lënë pa energji elektrike qindra mijëra shtëpi në mbarë vendin.

Sindikata ka paralajmëruar ndërprerje të tjera, nëse qeveria nuk heq dorë nga reforma e saj e pensioneve. Një shenjë tjetër se sa radikalë janë bërë grevistët, ishte largimi me vrap i Ministres së Sportit, Roksana Marasiono, nga një stadium futbolli, pasi një turmë e zemëruar nisi t?i ulëriste, teksa e lagu me pije të ndryshme.

Sot sulmet fizike ndaj politikanëve në Francë, janë bërë mëse të zakonshme. Në një shkrim të gazetën ?Le Figaro? në muajin gusht, thuhej se 121 politikanë – një e pesta e parlamentit – kanë qenë në shënjestër të sulmeve qëkur Makron ka ardhur në pushtet.  Sipas historianit Zhan Garrigo, kjo shifër flet për një dukuri ?që ishte e paparë, që nga lufta në Algjeri?.

Shumica e sulmeve përfshijnë dëmtimin e pronës. Shumica e tyre, janë kryer kundër partisë në pushtet LREM. Por ndërkohë, ka një frikë në rritje se me shtimin e zemërimit, dhuna mund të zhvendoset nga prona tek njerëzit. Dhe ajo ndjek një model tashmë të njohur.

Fijet e shoqërisë së qytetëruar në Francë, janë duke u shthurrur dalëngadalë, teksa në rrugë po luhet fundloja e politikës së identitetit. Muajin e kaluar, 30 aktivistë të së majtës ekstreme sulmuan një bar në Renës duke përmbysur tavolinat dhe sulmuar klientët.

Ndërsa në javën e fundit, banditët të ekstremit të djathtë sulmuan studentët në Strasburg dhe Lion. Universiteti i Lilës, ishte skena e një incidenti të shëmtuar në nëntor, kur një turmë antikapitalistësh pushtoi auditorin ku ishte planifikuar të fliste ish-presidenti Fransua Holond, duke shkatërruar qindra libra.

Një ideologji e njëjtë, ishte përgjegjëse për një sulm në Tuluzë fundjavën e kaluar, kur 50 anti-kapitalistë terrorizuan një grup fëmijësh, në emër të ruajtjes së shekullarizmit në Francë. Sa i përket identitetit të atyre që përdhosën një varrezë hebraike në fillim të këtij muaji, duke zhgaravitur me simbolin nazist të Svastikës gurrët e disa varreve, ata mund të ishin ekstremistë të ekstremit të djathtë, të majtë ose islamikë.

Kaq i madh është dominimi i antisemitizmit në Francë. Pastaj janë edhe kërcënimet e përditshme, që marrin fermerët nga ekstremistët e të drejtave të kafshëve. Këtë vit ka pasur 1.000 incidente të regjistruara, nga zjarrvëniet, deri te mbishkrimet ?Vrasës? të shkruara nëpër mure. Kjo e ka detyruar policinë të trajojë fermerët, sesi të vetëmbrohen.

Dhe sigurisht, kërcënimi nga ekstremizmi islamik, mbetet një rrezik gjithmonë i pranishëm. Një raport të ri përshkruante rastet e 30 ushtarëve francezë, që kanë dezertuar vitet e fundit, për t?iu bashkuar grupeve xhihadiste. Makron edhe ka 2 vjet e gjysmë kohë për të zhdukur këto ndarje, por në Francë nuk ka ndonjë optimizëm të madh se ai do të ketë sukses.

Vendi është në depresion, në çdo kuptim të kësaj fjale, dhe francezët janë të lodhur, dhe janë bërë cinikë dhe rebelë. Në fakt, Franca ka filluar t?i ngjajë vendit që përshkruan shkrimtari Mishel Ulebek në romanin e tij dystopian ?Nënshtrimi?, një libër që u kundërshtua nga inteligjenca franceze, kur u botua fillimisht në janarin e vitit 2015. Ata talleshin me vizionin e zymtë të autorit, për një Francë në pragun e një luftë civile në fushatën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022. Por sot, askush nuk po qesh me parashikimet e Ulebek./Përshtati në shqip CNA.al

Lajmet e fundit nga