LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ende nuk keni blerë dhuratat për Krishtlindje?/ Ja disa ide!

24 Dhjetor 2019, 12:13, Blog CNA
Ende nuk keni blerë dhuratat për Krishtlindje?/ Ja disa ide!

Dhuratat e Krishtlindjes kanë fuqinë të përcjellin më së miri dashurinë kundrejt të afërmëve. Jemi në prag Krishtlindje tashmë, mirëpo ka ende kohë për ata që nuk i kanë përgatitur endet dhuratat për këtë festë. Përzgjedhja është gjithmonë e vështirë, ndaj disa ide do të ishin ndihmuese.

1- Filxhanë të mëdhenj çaji me nënshkrime urimi mbi to, për vitin e ri që po vjen.
2- Një komplet pjatash për një familje tuajën të afërt.
3- Kremra fytyre, locione për duart dhe trupin. I ftohti i kësaj periudhe e bën të domosdoshëm përdorimin e këtyre produkteve.
4- Çorape me motive festive, me bredha dhe përgjithësisht në ngjyrë të kuqe.
5- Çantë të vogël në ngjyrë jeshile, e kuqe apo e bardhë, që këtë sezon duket se janë shumë në modë.
6- Shall, kapuç ose një kombinimi i të dyjave janë një dhuratë perfekte për krishtlindje.
7- Dorashka ngjyrë të kuqe, që janë tipike për këtë sezon.
8- Një bllok shënimesh. Blloqet nuk janë asnjëherë të tepërt, pasi mund të përdoren për motive të ndryshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga