LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ç’duhet të bëjë Evropa me Viktor Orbanin, dhe demokracinë e tij joliberale?

26 Dhjetor 2019, 07:21, Blog CNA
Ç’duhet të bëjë Evropa me Viktor Orbanin, dhe

Nga Steven Erlanger ?The New York Times?

* Donald Tusk u rrit brenda lëvizjes ?Solidarnost? (Solidariteti) në Poloni, revolta e punëtorëve që u kombinua me intelektualët, për të rrëzuar regjimin komunist përballë kërcënimit të pushtimit nga sovjetikët. ?Solidarnost?, ka qenë pjesa kryesore e ideologjisë dhe jetës së zotit Tusk.

Rebelimi i punëtorëve, i nisur në kantierin e anijeve në qytetin e tij të lindjes, Gdansk, i dha atij një motiv madhor në jetë. ?Solidaritet, mbetet fjala ime e preferuar?- deklaroi ai në një intervistë të kohëve të fundit.

Por ajo fjalë simbolizon ndërkohë edhe dështimin e tij më të madh si president i Këshillit Evropian, detyrë që ai sapo e la pas një mandati 5-vjeçar. Bashkimi Evropian, dështoi të tregojë solidaritet, mbi çështjen më të rëndësishme të 5 viteve të fundit:emigracionin. Kjo krizë ushqeu politikën e identitetit dhe populizmin në vende si Gjermania, Hungaria, Italia dhe Polonia e zotit Tusk, dhe ndihmoi në triumfin e referendimit pro Brexit në Britaninë  e Madhe.

?Solidariteti është diçka që nuk mund të imponohet?-thotë zoti Tusk, 62 vjeç, duke reflektuar mbi mandatin e tij, dhe gjendjen e BE-së. ?Një solidariteti i imponuar, zemëroi disa vende anëtare të unionit?- tha zoti Tusk. Të njëjtat vende, sidomos në Evropën Qendrore, janë të lumtura ta pranojnë solidaritetin evropian, kur ai nënkupton fondet e ndihmës në bujqësi dhe ato rajonale nga Brukseli.

Por problemet e emigrantëve, kufijve dhe islamofobisë, ishin një dhimbje kokë për këto vende, dhe ato e përdorën Brukselin si një kokë turku. Konflikti ishte veçanërisht i ndërlikuar, madje edhe emocional, me mikun e tij të vjetër dhe kolegun antikomunist të zotit Tusk, kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Dhe ai tani është një problem edhe më i madh për të. Tusk sapo ka marrë një detyrë të re në Bruksel, si kreu i një grupimit të partive së djathta evropiane, të quajtur Partia Popullore Evropiane. Orban dhe partia e tij Fidesz, janë anëtarë të spikatur të PPE, dhe paraardhësi i zoti Tusk bëri shumë pak për të ndëshkuar Orbanin, sepse partisë i duheshin votat e tij në Parlamentin Evropian.

Po çfarë do të bëjë tani zoti Tusk? Ai po përpiqet t?i japë një përgjigje kësaj pyetje, pasi ka parë shndërrimin e zoti Orban nga një antikomunist idealist, në një autoritarist populist, dhe në një islamofob dhe antisemit të hapur. Ai është madje krenar, që po themelon ?demokracinë joliberale? në vendin e tij.

?Unë kam një problem me Viktor Orban, jo vetëm në aspektin institucional, por edhe në atë personal. Ne e njohim njëri-tjetrin prej kaq shumë vjetësh, dhe miqësia jonë filloi kur ai ishte një nga demokratët më të talentuar dhe më premtues liberalë në pjesën tonë të Evropës.

Kur unë isha president i Këshilli Evropian, ai ishte partneri im. Paradoksalisht, për shkak të miqësisë tonë të vjetër, ne ishim personalisht shumë besnikë ndaj njëri-tjetrit. Kjo është arsyeja, pse është diçka e dhimbshme për mua, sepse unë e dua atë si njeri?- shprehet Tusk.

Viktor Orban është i zgjuar, thekson më tej Tusk. ?Kjo është arsyeja, pse unë mendoj se ai është cinik, pasi ai është shumë inteligjent për ta kuptuar se ku qëndron problemi. Sigurisht, cinizmi nuk ndonjë gjë e re në politikë, por pasojat praktike të cinizmit të tij në Hungari janë serioze. Unë mendoj se ai ka shkuar shumë larg. Të paktën ky është mendimi im?- deklaroi më tej kreu i ri i PPE-së.

Ky mendim ndahet nga shumë njerëz. Por, duke përdorur mandatin e tij për të ndryshuar Kushtetutën hungareze në interesin e tij, Orban mbetet një forcë e rëndësishme brenda Bashkimit Evropian, por edhe për politikën populiste, identitare dhe anti-Bruksel në përgjithësi. Sfida e tij ndaj sundimin e ligjit, është edhe më e madhe se ajo e qeverisë polake.

Kryeministri hungarez, refuzoi kërkesën e gazetës për ndonjë koment. Dikur kryeministër shumë i vlerësuar i Polonisë, që dha dorëheqjen në vitin 2014 për të drejtuar Këshillin Evropian,  Tusk dhe partia e tij i humbën zgjedhjet e vitit 2015, përballë partisë populiste Ligj dhe Drejtësi dhe liderit të saj Jarosllav Kazinski. Ky i fundit është tani rivali më i egër i Tusk.

Si pjesë e fushatës së Kazinskit kundër trashëgimisë evropiane të Solidarnost, ai e ka akuzuar zotin Tusk si përgjegjës për aksidentin ajror të vitit 2010 në Rusi, që i mori jetën vëllain e tij binjak, Leh Kazinski, në atë kohë president i Polonisë. ?Po, po, unë jam një vrasës, një hajdut!?-përgjigjet zoti Tusk duke qeshur.

?Unë do të mbijetoj gjithsesi, jam me përvojë, kjo nuk është asgjë e re për mua?-shton ai. Por intensiteti i sulmeve paraqet diçka të re, shpehet Tusk. Ai reflekton një problemi më të gjerë që ai sheh në Evropë, SHBA dhe Britani, në lidhje me debatin demokratik.

?Ky është përdorimi i paturpshëm i gënjeshtrave të organizuara nga shteti, si një mjet dhe si metodë e përhershme?- thekson ai. Dhjetë vjet më parë, kjo qasje, do të shkatëronte karrierën e çdo politikani, sot jo më. Tani ky debat, po vë në diskutim idenë e Bashkimit Evropian mbi demokracinë liberale, vlerat e përbashkëta dhe sundimin e ligjit. Dhe kjo është gjëja më shqetësuese mbi prirjet aktuale në Evropën Qendrore, sidomos në Poloni dhe Hungari.

?Për mua vija e kuqe, është nëse dikush është në gjendje dhe është i gatshëm të pranojë grupin tonë të vlerave themelore. Ne mund ta përshkruajmë këtë grup me termin e thjeshtë demokraci liberale.Dhe ajo përfshin angazhimin për lirinë e fjalës, pluralizmin politik, respektin për individin, tolerancën, të qenit i hapur etj?- deklaron ai.

Siaps Tusk, gjithçka që më parë ishte e qartë, sot është e kërcënuar. Shumë njerëz në Evropë, përfshirë zotin Tusk, mendojnë se Orban kishte të drejtë në mbrojtjen e fortë të kufijve të Evropës kundër emigracionit të pakontrolluar, frymëzuar pjesërisht nga vendimi i diskutueshëm i kancelares gjermane Angela Merkel, për të hapur kufijtë e vendit të saj.

Orban tha se Evropa mund të ruajë Zonën e Shengenit, vetëm nëse arrin të mbrojë kufijtë e vet. Më pas, ai forcoi kufijtë e Hungarisë me roje dhe tela me gjemba, duke kthyer mbrapsht emigrantët që u përpoqën të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, dhe duke refuzuar të pranojë çdo lloj kuote azilkërkuesish të imponuar nga Brukseli.

Ndërsa e përçmon retorikën e Orban, Tusk thotë se ?konflikti midis Orban dhe Merkel, ishte për diçka realisht shumë thelbësore?. ?Në fund të ditës, jo vetëm Partia Popullore Evropiane, por e gjithë familja evropiane e kuptoi se nëse duam të kemi një politikë azili, atëherë duhet të jemi në gjendje të kontrollojmë kufijtë e jashtëm?- shprehet Turk.

Ajo që e dëmtoi Merkelin, ishte ndjenja e kaosit dhe humbjes së kontrollit. Por Orban e kuptoi se e ?kushti i parë është rendi publik?. Dhe kjo sipas Tusk, solli atë që ai e përshkruan si makthin e vet. ?Frika më e madhe sot, dhe jo vetëm në Evropë, është se njerëzit mendojnë se liberalizmi është një sinonim i cenueshmërisë, kaosit dhe dobësisë.

Demokracia liberale, duhet të jetë e fortë, dhe ndonjëherë edhe e pamëshirshme për mbrojtjen e njerëzve, kufijve, territoreve etj. Nëse njerëzit fillojnë të besojnë se nuk ka mundësi që ta ndërthurrim lirinë me një grup vlerash liberale, atëherë ne nuk kemi asnjë shans të mbijetojmë?- thekson Tusk.

Atëherë, fusha do të jetë e hapur për politikanë populistë dhe diktatorialë. Tusk refuzoi të përgjigjet se çfarë do të bëjë me Orban, teksa shtoi se do t?i bëjë një rekomandim zyrtar PPE-ë shkurtin e vitit të ardhshëm. Por zgjedhja është e vështirë. ?Unë mund të rekomandoj disa zgjidhje. Ajo është problematike edhe për shkak të debatit mbi emigracionin. Pasi thuajse askush në PPE, nuk dëshiron ta ndëshkojë Orbanin për shkak të këtij konteksti?- përfundoi ai./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga