LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si janë shfaqur gjuhët që flasim?/ Ja se çfarë thonë ekspertët

25 Dhjetor 2019, 08:10, Blog CNA
Si janë shfaqur gjuhët që flasim?/ Ja se çfarë

Si u krijuan gati 6.000 gjuhët, që janë folur ose fliten sot në botë? Studiuesit nga Qendra e Kërkimeve në Lajpcig për Zhvillimin e Hershëm të Fëmijërisë në Universitetin e Lajpcigut, dhe Instituti Maks Plank për Antropologji Evolucionare në Gjermani, janë përpjekur të simulojnë procesin e zhvillimit të një sistemi të ri komunikimi në një eksperiment.

Rezultatet ishin befasuese:edhe fëmijët parashkollorë, mund të zhvillojnë spontanisht sisteme komunikimi, që shfaqin vetitë thelbësore të një gjuhe natyrore. Se si u shfaqën gjuhët e botës, kjo gjë mbetet kryesisht një mister. Por duke pasur parasysh se kanë kaluar mijëra vjet, është intriguese të shihet sesi edhe njerëzit e shurdhër, mund të krijojnë spontanisht gjuhën e shenjave.

Vëzhgimet kanë treguar se kur njerëzit e shurdhër nga kombësi të ndryshme, bëhen bashkë në një komunitet, ata e gjejnë shumë shpejt gjuhën e tyre të shenjave. Shembulli më i famshëm i kësaj është Gjuha Nikaraguane e Shenjave, e cila u shfaq në vitet 1980.

Interesant është fakti, që fëmijët luajtën një rol të rëndësishëm në zhvillimin e këtyre gjuhëve të reja. Sidoqoftë, sesi ndodhi kjo nuk është dokumentuar. Sikurse shprehet Manuel Bon:?Ne dimë relativisht pak, se si ndërveprimi social shndërrohet në një gjuhë. Këtu hyn në lojë studimi ynë i ri?.

Në një seri studimesh, studiuesit në Qendrën e Kërkimeve në Lajpcig për Zhvillimin e Hershëm të Fëmijërisë në Universitetin e Lajpcigut, dhe Instituti Mak Plank për Antropologji Evolucionare, u përpoqën të rikrijonin pikërisht këtë proces. Ideja kishte qarkulluar prej kohësh, thotë Gregor Kashel.

Por kishte një problem:si t?i bëjmë fëmijët të komunikojnë me njëri-tjetrin, pa i detyruar ata të flasin me njëri-tjetrin? Zgjidhja erdhi gjatë bisedave në Skype midis dy studiuesve nga Gjermania, dhe kolegut të tyre amerikan Majkëll Tomazelo.

Në studim, fëmijët u ftuan të qëndronin në dy dhoma të ndryshme, dhe mes tyre u krijua një lidhje me Skype. Pas një njohjeje të shkurtër me eksperimentin, studiuesit fikën zërin, dhe vëzhguan ndërsa fëmijët gjetën mënyra të reja të komunikimit, që shkojnë përtej gjuhës së folur.

Detyra e fëmijëve ishte të përshkruanin një imazh me motive të ndryshme, në një lojë që kishte në qendër koordinimin. Me gjëra konkrete – si një çekiç ose pirun – fëmijët shpejt gjetën një zgjidhje, duke imituar veprimin përkatës (pra ngrënien) me një gjest.

Por studiuesit i sfidonin vazhdimisht fëmijët, me fotografi të reja më abstrakte. Për shembull, ata u treguan atyre një fletë të bardhë, si të ishte një foto. Fjala ?asgjë? është e vështirë të imitohet. Kashel përshkruan se si dy fëmijë, e kaluan gjithsesi edhe atë test:

?I pari provoi të gjitha llojet e gjesteve të ndryshme për t?ia shpjeguar, por partneri në studim matanë xhamit i bëri të ditur se nuk e dinte se çfarë kuptimi ishte. Papritmas, i pari tërhoqi bluzën e tij në njërën anë dhe i tregoi një pikë të bardhë. Që të dy e kuptuan:natyrisht e bardhë! Si letra! ?

Më vonë, kur rolet u ndërruan, marrësi i mesazhit nuk kishte një pikë të bardhë në bluzën e saj, megjithatë reagoi njëlloj:?Tërhoqi bluzën e vet anash dhe tregoi ngjyrën. Menjëherë partneri i saj në eksperiment, e dinte se çfarë duhej të bënte?. Brenda një kohe shumë të shkurtër, të dy fëmijët kishin krijuar një shenjë për një koncept abstrakt.

Gjatë studimit, imazhet që do të përshkruheshin u bënë gjithnjë e më komplekse, gjë që u pasqyrua edhe në gjestet që prodhuan fëmijët. Për shembull, për të komunikuar një ndërveprim midis dy kafshëve, fëmijët shpikën gjeste të veçanta për aktorët, dhe filluan t’i ndërthurin ato, duke krijuar kështu një lloj gramatike të vogël zanore.

Po si shfaqet një gjuhë ? Bazuar në studimin e tanishëm, hapat e mëposhtëm duket të jenë të besueshme:së pari, njerëzit krijojnë referenca për veprimet dhe objektet, përmes shenjave që u ngjajnë gjërave për të cilat janë duke folur. Parakushti për këtë, është një bazë e zakonshme e përvojës midis partnerëve ndërveprues.

Gjithashtu ata koordinojnë duke imituar njëri-tjetrin, në mënyrë që të përdorin të njëjtat shenja për të njëjtat sende. Kësisoj, shenjat fitojnë një kuptim ndërnjerëzor, dhe përfundimisht simbolik. Me kalimin e kohës, marrëdhëniet midis shenjave dhe gjërave bëhen më abstrakte, dhe kuptimi i shenjave individuale më specifik.

Strukturat gramatikore përdoren gradualisht, kur ekziston nevoja për të komunikuar fakte më komplekse. Sidoqoftë, aspekti më i spikatur i studimeve aktuale, është se këto procese mund të vëzhgohen në rrethana të kontrolluara edhe brenda 30 minutave.

Studimet tregojnë se komunikimi, nuk mund të reduktohet vetëm në fjalë. Kur s?ka asnjë mënyrë për të përdorur gjuhën e folur konvencionale, njerëzit gjejnë mënyra të tjera për ta përçuar mesazhin e tyre. Kjo dukuri, formon bazën e zhvillimit të gjuhëve të reja.

Studimi i Manuel Bon, Gregor Kashel dhe Majkëll Tomazelos, tregon se si mund të jenë hapat e parë në zhvillimin e një gjuhe të re. Por sipas Bon, në këtë pikë lindin shumë pyetje:?Do të ishte shumë interesante të shihej se si sistemet e komunikimit të shpikura rishtas, ndryshojnë me kalimin e kohës. Për shembull, kur ato u kalohen ?brezave? të rinj të përdoruesve. Ka të dhëna, se ajo gjuhë bëhet më sistematike kur trashëgohet më tutje?./Përshtati për shqip CNA.al

Lajmet e fundit nga