LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rumani, pikëpyetje 30-vjeçare pas revolucionit që rrëzoi diktaturën komuniste

28 Dhjetor 2019, 07:33, Blog CNA
Rumani, pikëpyetje 30-vjeçare pas revolucionit që rrëzoi

Nga Carmen Paun ?Politico.eu?

* Unë isha vetëm 4-vjeçe, kur pashë ekzekutimin e Nikolae Çausheskut dhe gruas drejtpërsëdrejti në televizionin kombëtar, ditën e Krishtëlindjes së vitit 1989. Ish-diktatori rumun, u eleminua në mesin e trazirave të mëdha civile, që i dhanë fund komunizmit në vend pas 42 vitesh.

Ajo ishte një periudhë çoroditëse për një fëmijë. Por, me aq sa kam kuptuar që atëherë mbi vendin tim dhe kalimin e tij në demokraci, ka ende shumë pikëpyetje të cilat rumunët nuk i kanë dhënë përgjigje edhe sot, 3 dekada më vonë.

Gjatë kaosit që pasoi rrëzimin e Çausheskut ,në atë që tani njihet sot si Revolucioni Rumun, u vranë më shumë qytetarë sesa gjatë reagimit brutal të ushtrisë ndaj protestuesve me urdhër të Çausheskut. Askush nuk ka sot një përgjigje të qartë pse ose nga kush u dha ky urdhër.

Ka qenë të shumta debatet mes studiuesve dhe teoricienëve të komplotit. Këto pyetje po shtrohen tani nga ish-figurat kryesorë të revolucionit, që rezultoi më i dhunshmi midis vendeve që dolën nga Perdja e Hekurt. Sipas disa vlerësimeve, 1.100 njerëz vdiqën, dhe më shumë se 3000 të tjerë u plagosën rëndë.

Disa shpresojnë se hapja e një gjyqi mbi ngjarjet e atyre ditëve, do të ndihmojë në mbylljen e kapitullit mbi atë kohë të rëndësishme, por të trazuar të historisë së Rumanisë. Por edhe pas rënies së Çausheskut dhe tërheqjes së ushtrisë, të shtënat vazhduan t?i marrin jetën shumë qytetarëve në rrugët e Bukureshtit.

?Unë e kam thënë shpesh, se duam të dimë të vërtetën e ngjarjeve të dhjetorit 1989, në mënyrë që ata që janë fajtorë të nxirren para drejtësisë?- tha presidenti rumun Klaus Iohanis gjatë një ceremonie përkujtimore të revolucionit në Bukuresht. Por të tjerë, nuk janë aq të sigurt që kjo do të ndodhë.

?Nëse nuk është zbardhur e vërteta për 30 vjet, çfarë mund të bëjmë tani??- thotë George Preda, që humbi njërin sy pasi u qëllua më armë, teksa kishte dalë të blinte në dyqan një dhuratë për vajzën e tij. Ai thotë e ende nuk e di se kush e qëlloi. E qartë është vetëm se si dhe ku filloi gjithçka.

Më 15 dhjetor 1989, banorët e zonës u mblodhën në qytetin perëndimor të Timishoarës, për të formuar një zinxhir njerëzor rreth shtëpisë së Lazlo Teshkesh, një pastor popullor hungarez, që kishte qenë një kritik i zëshëm i Çausheskut, dhe për të cilin ishte vendosur të transferohej diku tjetër.

Të nesërmen, protesta u shndërrua në një lëvizje më të gjerë kundër vetë komunizmit, duke çuar në përleshje me forcat e sigurisë. Sulm i ushtrisë kundër protestuesve, shkaktoi 66 të vekur dhe më shumë se 300 të plagosur. Por dhuna nuk mjaftoi për të ndaluar protestat. Mijëra njerëz nisën të dilnin në rrugë, duke e detyruar ushtrinë të tërhiqej, në një kohë që diktatori ishte për një vizitë zyrtare në Iran.

Teksa pakënaqësia popullore vazhdoi të rritet, Çaushesku organizoi një tubim më 21 dhjetor 1989 në Bukuresht, për të treguar se kishte ende mbështetjen e njerëzve. Por fjala e tij u prit me fishkëllima dhe thirrje proteste. Ditën tjetër, ai dhe bashlëshortja u detyruan të largohen nga kryeqyteti me një helikopter, pasi protestuesit u drejtuan për tek selia e Partisë Komuniste, ku ishte strehuar çifti Çaushesku.

Ata u arrestuan 2 ditë më vonë. U nxorrën në një gjyq të shpejtë dhe u ekzekutuan. Një grup aktivistësh antikomunistë, morën përsipër drejtimin e revolucionit. Midis tyre ishte dhe Ion Iliesku, që kishte qenë më herët pranë Çausheskut, dhe që më vonë shërbeu për 11 vjet si president i vendit.

Por, pavarësisht rënies së diktatorit dhe tërheqjes së ushtrisë, të shtënat vazhduan edhe për disa ditë. Iliesku akuzoi për ish-anëtarë të Securitate, policisë sekrete të regjimit, dhe besnikët e Çaushekut. Por identiteti i tyre nuk u zbulua kurrë.

Të shtënat me armë dhe vrasjet nuk u ndalën deri më 28 dhjetor, 3 ditë pas ekzekutimit të Çausheskut. Iliesku dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohen se përhapën panik, dhe ishin organizatorët e gjyqit televiziv të Çusheskut. Gjatë 30 viteve të fundit, hetimet mbi pasojat e tij të dhunshme janë hapur dhe mbyllur disa herë.

Në vitin 2014, prokurorët ushtarakë argumentuan se askush nuk mund të mbahet përgjegjës për vrasjet, pasi kishte pasur një vakuum pushteti, para se Iliesku të merrte drejtimin e vendit. Në vitin 2016, zv/prokurori i përgjithshëm i Rumanisë vendosi të rihapë çështjen. Iliesku, sot 89-vjeç, u akuzua prillin e këtij viti për krime kundër njerëzimit, dhe për përhapjen e dezinformatave kur ai tha se vrasësit ishin terroristë.

Sipas aktakuzës, deklaratat e tij nxitën një ?psikozë të terrorizmit?, dhe kjo bëri që njerëzit që nga frika njerëzit që qëllonin ndaj njëri-tjetrit. Iliesku i ka mohuar të gjitha aakuzat, duke këmbëngulur në intervista dhe libra që ka shkruar gjatë 30 viteve të fundit, se terroristët ishin trupat besnikë ndaj Çausheskut, dhe se ishin ata përgjegjës për të shtënat me armë.

Rreth 5.000 njerëz janë thirrur si dëshmitarë në këtë gjyq, që ka nisur në fund nëntorit. Nga 3.500 personat që u thirrën gjatë ditës së parë, vetëm 600 u praqitën. Edhe ata që ishin të pranishëm, nuk kishin ndonjë shpresë se ky gjyq do të vërë në vend drejtësinë. Atë ditë Krishtlindjesh, unë isha në fshat, 300 kilometra larg nga Bukureshti, ku familja ime shkonte tradicionalisht për pushime.

Ne kishim një televizor bardh e zi, ku shihnim zakonisht orët e pakta të programacionit që kishte në atë kohë televizioni shtetëror. Gjatë transmetimit të gjyqit, zëri nuk po funksiononte, ndaj familja ime ngriti zërin e radios për të dëgjuar se çfarë do thoshte çifti Çushesku, përpara se të vritej nga skuadra e pushkatimit.

Sot imazhi i trupave të pajetë të diktatorit dhe gruas së tij, transmetohet në televizion çdo Krishtëlindje, si pjesë e përkujtimit të rënies së komunizmit. Në ditët e para të demokracisë së re, nuk kishte asnjë paralajmërim, se ato pamje mund të ishin të rënda, sidomos për fëmijët.

Krishtëlindja e vitit 1989 i dha një fund të papritur regjimit, por jo frikës së nënës sime. Në një moment gjatë revolucionit, nëna ime mori një telefonatë nga një i afërm që ishte arratisur në Australi vite më parë.

Ai po e telefononte për t?i thënë se sa i lumtur ishte, që rumunët do të ishin më në fund të lirë. Papritur, një zë i tretë në linjë i tha nënës time:?Tani do të të varim!?. Ajo ishte ato ditë e tmerruar, se mos vinte dikush nga policia sekrete dhe e çonte në burg, sikurse kishte ndodhur me shumë njerëz./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga