LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lili Marlen, cila është historia e këngës që frymëzoi miliona ushtarë gjatë Luftës së Dytë Botërore 

1 Janar 2020, 10:45, Blog CNA
Lili Marlen, cila është historia e këngës që

Kënga u dëgjua mijëra herë nga miliona burra në frontin e luftës, nga gjermanë, anglezë, francezë, amerikanë apo rusë. Ajo u shndërrua në një simbol të shpresës, edhe atëherë kur dukej se nuk kishte më asgjë për të shpresuar. ?Lili Marlen?, u këndua në gjuhën gjermane nga këngëtarja dhe aktorja e famshme gjermano-amerikane Marlen Ditrih në vitin 1939.

Teksti ishte bazuar mbi një poezi të shkruar në vitin 1915 nga Hans Leip, një mësues shkolle nga Hamburgu, që ishte rekrutuar në radhët e ushtrinë perandorake gjermane. Thuhet se ai kombinoi pseudonimin e të dashurës së mikut të tij, Lili, me emrin e një mikeshe tjetër, Marlenës, e cila ishte infermiere në front.

Poezia u botua në vitin 1937, pas shumë pengesash, për shkak se denonconte luftën dhe tragjedinë që ajo shkakton tek njerëzit e zakonshëm. Poezia përshkruan ankthin e ndarjes së një të riu nga e dashura e tij e zemrës. Gjatë turnit të natës, ushtari do të takohej me një infermiere  që quhej Marlen.

Leip e botoi qëllimisht poezinë në atë kohë, pasi parandjente afrimin e një lufte tjetër. Kënga u kompozua nga kompozitori i njohur gjerman Norbert Shulce, dhe u këndua fillimisht nga Lale Anderson. Por varianti më popullor është ai i Marlen Ditrih.

Pas pushtimit të kryeqytetit jugosllav, Beograd, në vitin 1941, Radio Beogradi u bë stacioni radiofonik i preferuar i forcave gjermane. Transmetimet e tij, dëgjoheshin në të gjithë Evropën dhe rajonin e Mesdheuy. Kur ndodhej me pushime në Vjenë, një togeri që punonte në atë radio iu kërkua të mblidhte një grumbull regjistrimesh të dorës së dytë nga radioja e Rajhut.

Midis tyre ishte edhe kënga ?Lili Marlen?, që deri atëherë kishte shitur vetëm 700 kopje. Karl-Heinz Reintgen, oficeri gjerman përgjegjës për radiostacionin, e vuri këngën në transmetim. Në mungesë të regjistrimeve të tjera, Radio Beogradi, e vuri shumë shpesh atë këngë.

Në një moment, ministri i propagandës në qeverinë naziste, Jozef Gëbels, urdhëroi ndalimin e transmetimit të këngës, që cilësohej si jo patriotikes. Por në pak ditë, Radio Beogradi mori mijëra letra nga ushtarët gjermanë në gjithë Evropën, që i kërkonin transmetimin sërish të këngës ?Lili Marlen?.

Vetë Ervin Romel, komandanti gjerman i Korpusit të Afrikës, e admironte shumë këtë këngë, dhe i kërkoi Radio Beogradit ta përfshinte atë në transmetimet e saj. Por edhe shumë ushtarë aleatë, kërkuan ta dëgjojnë atë këngë. Ja si e përshkruan në ditarin e tij ushtaraku britanik Ficroi Maklin, efektin e këngës në pranverën e vitit 1942 gjatë fushatës në shkretëtirën afrikane: ?Sensual dhe nostalgjik, zëri i saj dukej sikur mbërrin aty tek ty, me melodinë e saj tërheqëse, dhe fjalët e dhimbshme sentimentale. Beogradi… Kontinenti i Evropës më dukej larg. Unë pyesja veten se kur do ta shihja sërish, dhe si do të ishte ajo?.

Ironikisht Marlen Ditrih ishte një kundërshtare e regjimit nazist. Ndaj ajo u largua nga Gjermania për në SHBA në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Dhe më vonë e këndonte shpesh këtë këngë për ushtarët aleatë në Afrikën Veriore, Siçili, Italinë kontinentale, deri në Alaskë, Islandë, Angli, Francë, Belgjikëm, dhe pas luftës në Gjermani dhe Çekosllovaki.

Hans Leip vdiq në vitin 1983, ndërsa Norbert Shulce në vitin 2002. Ata e panë këngën e tyre t?i mbijetonte Luftës së Dytë Botërore, të përkthehej në 48 gjuhë (përfshirë hebraishten dhe latinishten) dhe të shfaqej në hit-paradat e shumë vendeve. Kur këngëtarja që e regjistroi e para  këngën ?Lili Marlen? Lale Andersen, u pyet në vitin 1972 nëse mund ta shpjegonte popullaritetin e madh të saj, ajo u përgjigj me një pyetje:?A mund të shpjegojë era, pse u bë një stuhi??.

Lajmet e fundit nga