Libri vs Teknologjia/ Kush do të triumfojë?
E shumëpërfolur është tashmë tema me në krye fjalinë: “Njerë...
Nga Fred Kaplan ?Slate?
* Në vitin 2010, Lufta e Ftohtë kishte mbaruar prej 20 vitesh, ndërsa tensionet mes superfuqive dukej se i përkisnin tashmë së kaluarës. Politika e ?rivendosjes? e presidentit amerikan Barak Obama me homologun e tij rus, Dimitri Medvedev, po nxiste nisma të mëdha të diplomacisë bashkëpunuese.
Distancimi i Obamës nga konfliktet e vjetra në Lindjen e Mesme, në favor të mundësive dinamike për tregti dhe paqe në rajonin Paqësor, dukej shumë premtues. Kërcënimet ndaj SHBA-së, vinin më pak nga vendet rivalë, dhe më shumë nga grupet terroriste, që ishin kundër edhe ish-rivalëve tanë.
Sot, teksa po mbaron edhe kjo dekadë, bota duket shumë ndryshe. Rusia është serish një armike gjeostrategjike e Shteteve të Bshkuara. Ne jemi futur në një luftë tregtare me Kinën, qëllimet ekspansioniste të së cilës janë më të qarta se kurrë më parë.
Konfliktet rajonale, sidomos ato në Lindjen e Mesme, po shërbejnë si tabela shahu për ambiciet konkurruese të fuqive të jashtme. Ky ndryshim ka ndodhur vetëm pjesërisht, për shkak të ndryshimeve në udhëheqje – nga Obama tek Donald Trump, nga Medvedev tek Vladimir Putin, dhe nga Hu Jintao deri tek Xi Jinping në Kinë. Ajo që po ndodh në një kontekst më të madh, është që po ndryshon formë politika globale.
Kur Putini pushtoi Ukrainën Lindore në vitin 2014, sekretari i Shtetit në presidencën Obama, Xhon Kerri, e denoncoi atë jo vetëm si të pamoralshëm dhe të paligjshëm, por edhe si një sjellje anakronike:?Nuk mund të sillesh në shekullin XXI, si në shekullin XIX, duke pushtuar një vend tjetër me pretekste tërësisht qesharake!?.
Por, siç duket disa vende e bëjnë ende këtë. Aneksimet territoriale, dhe loja mes fuqive të medha nuk ka filluar në shekullin XIX-të, dhe mesa shihet ato nuk janë ende relike të historisë. Po çfarë e nxiti rrëshiqtjen nga një qetësi relative në fillim të kësaj decade, në një situatë të tillë të tensionuar?
Dhe qetësia, të paktën midis fuqive të mëdha botërore, ishte e vërtetë. Në vitin 2010, Obama dhe Medvedev nënshkruan traktatin e ri për reduktimin e armëve bërthamore. Obama e bindi ndërkohë Medvedev të anulonte një kontratë fitimprurëse me Iranin për shitjen e raketave më moderne anti-ajrore.
Ky veprim rriti presionin ndaj sundimtarëve në Teheran, dhe krijoi kushtet për nisjen e negociatave, mbi atë që 5 vjet më vonë u njoh si marrëveshja mbi programin bërthamor të Iranit. Të paktën në parim, Kina dukej e gatshme t?i bashkohej luftës kundër terrorizmit, dhe të ushtronte presion ndaj aleates së saj, Koresë së Veriut, për të ndaluar zhvillimin e mëtejshëm të armëve bërthamore.
Mundësia e luftës me një fuqi të madhe dukej aq e largët, sa që në gjysmën e parë të dekadës, ushtria amerikane përjetoi një lloj krizë ekzistenciale. Shumë ushtarakë po pyesnin:a na duhet vërtet një ushtri kaq e madhe, me më shumë se gjysmë milionë ushtarë aktivë?
Pastaj ndodhën dy fenomene:Prirjet paqësore të Medvedev shkuan shumë larg, dhe Putini që kishte bërë rotacion duke marrë përkohësisht postin e kryeministrit, hyri sërish në skenë. Si një ish-oficer i KGB-së nostalgjik për kohërat e lavdisshme të Bashkimit Sovjetik, ai kishte kohë që ishte i pakënaqur me ?pushtimin? socio-ekonomik që Perëndimi kishte kryer në Rusi dhe perandorinë e saj të copëtuar, përmes depërtimit të shumë kompanive perëndimore, ekonomistëve dhe kulturës perëndimore.
Presidenti amerikan Bill Klinton, kishte shkuar shumë larg me ?zgjerimin? e NATO-s deri në kufijtë e Rusisë. Ukraina, të cilën Putini e konsideronte pjesë të Rusisë, po shkonte drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian. Putin rikandidoi sërish për president në zgjedhjet e ardhshme.
Sapo fitoi ai nisi të rindërtojë ushtrinë ruse, dhe të shtypë çdo lloj kundërshtimit në vend. Perandoria Sovjetike ishte zhdukur njëherë e përgjithmonë, por Putini ishte i vendosur të mos i nënshtrohej më tej, asaj që ai e shihte si ?imperializëm? të udhëhequr nga SHBA-ja.
Në vitin 2014, kur presidenti pro-rus i Ukrainës, Viktor Janukoviç, u largua nga Kievi, Putin aneksoi gadishullin e Krimesë, të cilën Nikita Hrushovi ia kishte dhënë Ukrainës në vitin 1954. Menjëherë pas kësaj, Putini nxiti një lëvizje separatiste në rajonin lindor të Ukrainës, Donbass.
Të dyja këto lëvizje, shënuan fundin e politikës së Obamës përkundrejt Rusisë. NATO, që po përjetonte krizën e vet të identitetit, nisi të përgatitet për të parandaluar apo përballuar një konflikt të mundshëm në Evropë.
Përfundimi ishte:Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, mund të bashkëpunonin ende në fusha me interes të ndërsjellë – kontrollin e armëve, mospërhapjen e armëve bërthamore – por të dyja vendet nuk mund të ishin kurrë partnere. Konfliktet e tyre të interest, ishin të shumta dhe shumë të thella për t?u shmangur.
Por kjo nuk ishte një ringjallje e Luftës së Ftohtë. As Shtetet e Bashkuara dhe as Rusia, nuk dominojnë një hapësirë të madhe të botës. Trazirat që shkaktoi Rusia në lindje, rizgjuan unitetin evropian. Kina bëri të njëjtën gjë me aleatët e vet në rajonin e Azisë dhe Paqësorit.
Obama ? ashtu si Klinton dhe të dy Bush-ët para tij – arritën një ekuilibër, duke u përpjekur të joshnin Pekinin në ekonominë globale, ndërsa mbanin nën kontroll tendencat e tij ekspansioniste.
Në vitin 2016, ai dhe 11 udhëheqësit e tjerë negociuan mbi Partneritetin Trans-Paqësor, një marrëveshje tregtare që do të formonte një pengesë kundër praktikave të padrejta tregtare të Kinës. Por Donald Trumpi i ka shkatërruar këto mundësi, duke nxitur agresivitetin e Kinës dhe zbehur ndikimin e Amerikës në botë.
Për arsye që askush nuk i ka sqaruar plotësisht, ai i ka shërbyer shpesh interesave të Moskës. Shembujt kryesorë janë sulmet ndaj NATO-s, degradimi i marrëdhënieve me Ukrainën, dhe tërheqja e atyre pak trupave amerikane nga Siria Verilindore. Megjithë sjellen e tij miqëore ndaj Putinit, Trump nuk ka pasur asnjëherë një strategji, për ta shfrytëzuar këtë gjë në dobi të Amerikës.
Ai mund të kishte punuar mbi një marrëveshje, për të zgjatur traktatin e ri START që skadon në vitin 2021. Por Trump ka një qasje negative ndaj çdo traktati të negociuar nga Obama. Dhe sot të gjithë duhet të përballemi me pasojat. Dhe ashtu si me Rusinë, Trump nuk ka një strategji për të rivalizuar Kinën, në rrafshin ekonomik, diplomatik apo ushtarak.
Teka po hyjmë në dekadën e tretë të shekullit XXI, ne po shohim rishfaqjen e modeleve të vjetra, por të njohura të politikës së fuqive të mëdha. Ajo ka qenë shumë në modë në shekullin XIX-të, por daton që në lashtësi. Vetëm se këtë herë, kemi të bëjmë me një politikë me pasoja shumë më vdekjeprurëse se kurrë më parë./ Përshtatur nga CNA.al
E shumëpërfolur është tashmë tema me në krye fjalinë: “Njerë...
Humori nuk është thjeshtë një mjet për të prodhuar situata t...
Po të hedhim sytë në natyrë, do të shohim se gjithçka reflek...
Njëqindenjëzetekatër vjet më parë, babai i August dhe Lui Ly...
Gjëja më emocionuese rreth vitit 2020 nuk është vetëm fillim...
Deri në vitin 2020 kemi parë dhe jetuar arritje mbresëlënëse...
Nga Nathan Hodge “CNN”* Në betejën botërore të ideve, presid...
Ndonëse presidenti Assad ia ka dalë mbanë ushtarakisht, Siri...
Disa nga detajet mund të ndryshojnë, por vit pas viti, këto ...
Pas mesnatës së datës 31 dhjetor, do të kalohet nga dita e m...
Nga Matthew Karnitschnig “Politico.eu”* Mesazhi është njeriu...
Nga Luke McGee “CNN”* Brexit ka qenë një dhimbje e madhe kok...
Njerëzit që merren me aktivitete kulturore të lidhura me art...
Kënga u dëgjua mijëra herë nga miliona burra në frontin e lu...
Nga Victor Davis Hanson “National Riview”* Zyrtarisht dhe jo...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”* Pas fitores së madh...
Nga Alessandro Pascolini “Galileo One”Gjatë vitit që po lëmë...
Përgjatë historisë, njeriu ka qenë i pështjelluar dhe i frik...
Nga Michael Hirsh “Foreign Policy”* Është bërë tashmë e modë...
Pajisjet dhe aksesorët mund të përmirësojnë shumë përvojën t...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...