
Pa dalë ende rezultati përfundimtar/ Rama uron Erdogan
Në Turqi ka mbetur vetëm një përqind e votave pa numër...
Në Turqi ka mbetur vetëm një përqind e votave pa numër...
Cilat do të jenë perspektivat e demokracisë në vitin 2020? Tre ekspertë flasin mbi rreziqet, sfidat apo edhe skenarët më të rëndësishëm që ata parashikojnë të ndodhin gjatë këtij viti.
Oliver Shtunkel, profesor i asociuar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Fondacionin ?Getulio Vargas? në Brazil:Demokracia në krizë, por shanset për ripërtëritje janë aty.
Në shumë vende të botës, qytetarët dolën në rrugë gjatë vitit 2019, për të shfryrë dufin e tyre kundër elitave politike, duke sugjeruar se demokracia është në krizë. Vetëm në Amerikën Latine, Bolivia, Kili, Kolumbia, Ekuador, Haiti, Hondurasi dhe Nikaragua janë tronditur nga trazirat sociale, që nuk shiheshin prej shumë vitesh.
Ndërsa disa ankesa janë unike në vendet e tyre përkatëse, shumica e
protestave janë pjesërisht të nxitura nga perceptimi se institucionet politike, nuk janë në gjendje të adresojnë kërkesat popullore, për shembull luftën ndaj korrupsionit si në Honduras, degradimin e demokracisë në Bolivi, apo pabarazinë dhe shërbimet publike të pamjaftueshme si në Kili.
Kjo prirje ka të ngjarë të vazhdojë edhe në vitin 2020. Në shumë vende në zhvillim, progresi gjatë dekadës së shkuar prodhoi një klasë të re të mesme, që është më e vetëdijshme dhe më e artikuluar politikisht, ndërsa elitat politike nuk kanë arritur që t?i përshtaten.
Politikanët anti-establishment, do të përpiqen të mbushin boshllëkun e pushtetit që ekziston, duke mundësuar shfaqjen e më shumë figurave të ngjashme me presidentin e Brazilit, Xhair Bolsonaro. Për më tepër, çmimet relativisht të ulëta të mallrave, dhe faktorë të tjerë të pafavorshëm makroekonomikë, të përkeqësuar nga lufta tregtare SHBA-Kinë, priren të shkaktojnë një rritje më të ulët ekonomike, shpenzime më të ulëta sociale, një luftë më të dobët ndaj korrupsionit, dhe shumë trazira sociale.
Sok Jong Li, anëtare e Institutit të Azisë Lindore në Korenë e Jugut:Katër sfidat e mëdha të demokracisë
Së pari, shtetet autoritare do të vazhdojnë shtypjen ndaj mediave dhe shoqërisë civile. Reagimi i ashpër i qeverisë kineze ndaj protestave të vazhdueshme në Hong Kong, meriton një vëmendje të madhe. Shtypja e lirisë së medias në Hungari, Rusi dhe Turqi, ka të ngjarë të vazhdojë.
Së dyti, do të vazhdojnë sulmet ndaj disa grupeve të pakicave etnike dhe fetare. Dhuna e sponsorizuar nga shteti, si ndaj komunitetit Rohinga në Mianmar është zbehur, por krimet e urrejtjes së ?ujqërve të vetmuar?, nuk po tregojnë asnjë shenjë rënie.
Së treti, polarizimi politik po i dobëson institucionet në demokracitë e përparuara. Hetimi për impeachment-in presidencial në SHBA, zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, dhe Brexit në Britaninë e Madhe, do të testojnë forcën e këtyre demokracive.
Së katërti, si shtetet dhe individët po shfrytëzojnë teknologjinë dixhitale për të përhapur dezinformimin, dhe nxitur populizmin. Duhen disa rregullore të zgjuara, për ta frenuar këtë prirje shqetësuese. Nëse këto sfida nuk përballen me politika proaktive, si nga mbrojtësit ndërkombëtarë ashtu edhe lokalë të demokracisë, perspektivat për vitin 2020 nuk do të jenë të mira.
Sl?avomir Debski, drejtori i Institutit Polak të Çështjeve Ndërkombëtare:Demokracia globale, ka nevojë për shembuj pozitivë
Tridhjetë vjet më parë, demokracia ishte një mjet për të arritur lirinë. Në rivalitetin e saj me komunizmin totalitar, që e shtypte lirinë për arsye ideologjike, çdo luftëtar i lirisë u bë një demokrat. Edhe pse jo të gjithë ata e fituan lirinë e tyre, lufta e tyre e ?ngopi? tregun global të ideve me dëshirën për t?u çliruar nga regjimet shtypëse.
Paradoksalisht, kjo është arsyeja pse ky mjet e ka humbur joshjen ndaj tij. Përpjekjet e dëshpëruara për ta rifituar atë, përmes zgjerimi të katalogut të të drejtave të patjetërsueshme të njeriut, janë të dënuara të dështojnë nëse siç paralajmëroi dikur teoricienia politike Hana Arendt, këto të drejta janë thjesht fjalë boshe.
Sot, kërkesa globale nuk është për liri, por për një qasje të barabartë në zhvillimin ekonomik. Mjerisht, demokracia nuk është sistemi i vetëm që perceptohet si i aftë për ta shpërndarë atë. Tridhjetë vitet e suksesit ekonomik të Kinës komuniste, e kanë minuar bindjen se demokracia, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe ekonomitë e tregut, janë parakushte për prosperitet.
A jam pesimist për të ardhmen e demokracisë globale? Përkundrazi! Demokracia është vetë-rregulluese; edhe kur ndonjëherë duhet të përballet me ndonjë periudhë recesioni.
Koha për një korrigjim demokratik global po afron, dhe demokracia mund të bëhet sërish tërheqëse. Për ta arritur këtë, ajo duhet t’i përgjigjet kërkesës së sotme globale për të luftuar korrupsionin, që nga ana e tij shkakton pabarazi të të drejtave politike, dhe e kufizon shpërndajen e prosperitetit.
Ditët e lavdishme të demokracisë, do të rikthehen kur ajo të bëhet sërish instrumenti më i mirë për të luftuar këtë ?demon?. Nëse kjo ripërtëritje do të fillojë që në vitin 2020, kjo mbetet e paqartë. Por fushata globale antikorrupsion, nuk mund të fillojë pa Shtetet e Bashkuara. SHBA-ja duhet të japë shembullin, duke luftuar ?demonët? e vet të korrupsionit. Vetëm atëherë do të jetë në gjendje të ndërtojë një koalicion mbarëbotëror të vullnetit të mirë. Ndërkohë, demokracia duhet të adoptojë një lloj durimi strategjik./Councilofcouncils- Përshtatur nga CNA.al
Nga Max Boot “The Washington Post”* Ta quash ambasadën ameri...
Për shumë njerëz, Vinsent Van Gogu, cilësohet si një artist ...
Shumica e njerëzve mezi i presin pushimet e festave të fundv...
Nga Paul Taylor ”Politico.eu”* Në vitin 2020, përgatituni të...
Nga Roger Cohen, “The New York Times”Carrie Lam, kryeministr...
E njohur është tashmë për ne ideja se diçka nuk po shkon mir...
Kur për habinë e kancelarive perëndimore, Evropa Qendrore sh...
Nga Fred Kaplan “Slate”* Në vitin 2010, Lufta e Ftohtë kisht...
E shumëpërfolur është tashmë tema me në krye fjalinë: “Njerë...
Humori nuk është thjeshtë një mjet për të prodhuar situata t...
Po të hedhim sytë në natyrë, do të shohim se gjithçka reflek...
Njëqindenjëzetekatër vjet më parë, babai i August dhe Lui Ly...
Gjëja më emocionuese rreth vitit 2020 nuk është vetëm fillim...
Deri në vitin 2020 kemi parë dhe jetuar arritje mbresëlënëse...
Nga Nathan Hodge “CNN”* Në betejën botërore të ideve, presid...
Ndonëse presidenti Assad ia ka dalë mbanë ushtarakisht, Siri...
Disa nga detajet mund të ndryshojnë, por vit pas viti, këto ...
Pas mesnatës së datës 31 dhjetor, do të kalohet nga dita e m...
Nga Matthew Karnitschnig “Politico.eu”* Mesazhi është njeriu...
Nga Luke McGee “CNN”* Brexit ka qenë një dhimbje e madhe kok...
Familja Haxhia nga fshati Barbullush, Njësisë Administrati...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Emisioni Fiks Fare solli sonte rastin e një punonjësi poli...
Inceneratorët që shtrihen nga Elbasani, në Fier dhe në Tir...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Gjykata e Kukësit ka dhënë masën e arrestit me burg me afa...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradë...
Një tjetër rast dhune është regjistruar në Korçë. Me ...
Një sherr është regjistruar në fshatin Gështenjas të P...
Në një nga periudhat më të errëta në historinë e njerëzimi...
Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, çdo ditë mund të ...
Turistë të huaj dhe shqiptar i janë bashkuar festivalit më...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka shpallur...
Numërimi i kutive të votimit në Turqi po shkon drejt përfu...
Dita e të Rënëve është festë kombëtare në Shtetet e Bashku...
Turqia mbajti sot raundin e dytë të zgjedhjeve presidencia...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Mbretëresha e Rock'n'Roll-it, Tina Turner u shua ditën e d...
Në 21 maj Kisha Orthodhokse kremton shenjtorët mbretër, Sh...
Si për shumë fusha të tjera të jetës, raporti i Depart...
Ndërsa çmimet e ushqimeve dhe mallrave mbeten të larta në ...
Sot, më 28 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë...
Sot, më 27 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.6 lekë...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...