
Grupi i “vulës“ humbet edhe kandidatin e Vorës/ Nuk arrin të regjistrohet në zgjedhje
Kandidati i Alibeajt për Vorën, Ibrahim Bruka nuk ka mundu...
Kandidati i Alibeajt për Vorën, Ibrahim Bruka nuk ka mundu...
Parlamenti në Bagdad kërkon tërheqjen e trupave amerikane, por Uashingtoni nuk dëshiron të heqë dorë nga pozicioni i tij në Irak. Për qeverinë e Trumpit, Iraku ka rëndësi të madhe strategjike.
Është një nga vendimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të historisë më të re të SHBA: a duhet t’i tërheqë administrata Tru6mp ushtarët e saj nga Iraku? Pasi ushtria amerikane vrau gjeneralin iranian Ghassem Soleimani në një sulm me dron në aeroportin e Bagdadit, tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit përshkallëzohen – dhe Iraku ndodhet mes fronteve. Fundjavën e kaluar, parlamenti irakian votoi për një rezolutë që kërkon që të gjitha trupat amerikane të largohen nga vendi. Një dëbim pak a shumë i sjellshëm.
Përballë seriozitetit të situatës, qasja e Shteteve të Bashkuara për këtë çështje nuk është me të vërtetë e përshtatshme – duket se dora e majtë nuk e di se çfarë po bën dora e djathtë. Të hënën mbërriti në publik një letër e ushtrisë amerikane për homologët irakianë. Në të thuhet që trupat amerikane do të “ripozicionohen”. Letra përfundon me fjalët “Ne e respektojmë vendimin tuaj të pakufizuar për të na kërkuar të tërhiqemi”. Por vetëm pak më vonë kjo u kundërshtua nga udhëheqja ushtarake: sipas Mark Milley, shefit të shtabit të SHBA, letra ishte gabim, një version i parë që nuk duhej të ishte dërguar kurrë.
A është në rrezik lufta kundër terrorizmit?
Një tërheqje e trupave nga Iraku kundërshtohet pra me vendosmëri. Prania në Irak ka një rëndësi të madhe strategjike për Shtetet e Bashkuara për disa arsye. “Nga njëra anë, në këtë mënyrë ne mund të mbajmë kontakte personale me forcat irakiane të sigurisë,” thotë Michael O’Hanlon, ekspert në Qendrën Kërkimore Brookings në Shtetet e Bashkuara. “Mund të shohim drejtpërdrejt, se cilat kuadro drejtuese janë të fortë dhe cilët janë të dobët. Në të kaluarën, në mungesën tonë, forcat e sigurisë u manipuluan me shpejtësi nga palë të ndryshme për qëllime politike.” Kjo do t’i vinte në rrezik trupat amerikane në rajon.
Një shkak tjetër është lufta kundër milicisë terroriste “Shteti Islamik” (IS). “Iraku është në gjendje që të veprojë më mirë kundër IS, sepse ne ofrojmë mbështetje ajrore ose me shërbimet e fshehta,” tha O’Hanlon, një ekspert i sigurisë kombëtare për DW.
Po të tërhiqen papritur Shtetet e Bashkuara nga Iraku, do të jetë e vështirë të parashikosh se si do të vazhdojë lufta kundër terrorit atje. “Mund të ndodhë që forcat irakiane të vazhdojnë të ecin mirë fillimisht,” tha O’Hanlon. Por ai nuk e përjashton edhe që Shteti Islamik të përhapet. Kur trupat e SHBA u tërhoqën nga Siria veriore në tetor 2019, kjo i hapi rrugën një ofensive turke. Luftëtarët kurdë, të cilët duhej të mbroheshin kundër saj, nuk mund të ruanin njëkohësisht të burgosur militantë, dhe thuhet se disa qindra luftëtarë të IS kanë shpëtuar nga burgjet e rajonit.
Kundërpeshë rajonale për Iranin
Situata në Irak vërtet është e ndryshme. Por ekziston ende rreziku që lufta kundër milicisë terroriste të bjerë pas tërheqjes së trupave amerikane. Kështu për shembull mund të ndodhë një “kolaps në mbledhjen e informacioneve të shërbimeve të fshehta rreth ISIS”, tha vitin e kaluar Brian Katz, një ish-zyrtar i CIA, në një intervistë me Atlantic Magazine. “Njerëzit janë burimet më të mira, kur bëhet fjalë për t’i komunikuar qeverisë së SHBA qëllimet e grupeve terroriste,” tha Katz. “Dhe njerëzit kanë nevojë për afërsi dhe besim dhe për ndërtimin e marrëdhënieve në vend.”
Një pikë tjetër që e bën kaq të rëndësishme prezencën në Irak të SHBA është, se Uashingtoni ndërton në këtë mënyrë një kundërpeshë për Iranin në rajon. Pikërisht në situatën aktuale, kjo mund të ketë vlerë të paçmueshme për administratën e Trumpit. “Shtetet e Bashkuara tregojnë në Irak se Irani nuk është fuqia e vetme, të cilit ai mund t’i drejtohet,” tha O’Hanlon./ DW
Nga Matthew Longo “Politico.eu”* Shumë më shpejt nga sa mend...
Ishte shkurti i vitit 1825, dhe 34-vjeçari Samuel Mors, një ...
Nga Tom O’Connor, “Newsweek”Shtetet e Bashkuara, kanë aktual...
Nga Nick Paton Walsh, “CNN”* Bejrut, Liban – Sulmet me raket...
Nga Bruce W.Bennett, “National Interest”* Analistët e Koresë...
Për një kohë shumë të gjatë, studiuesit kanë besuar se Amazo...
Nga Van Hipp “Fox News”* Bota është në ethe qëkur SHBA-ja vr...
Orbita e Tokës përreth Diellit është pothuajse rrethore. Ndr...
Sërish evropianët vuajnë pasojat e politikës së Donald Trump...
Nga Ray Takeyh “Politico”* Pasi organizoi për shumë vite ope...
Donald Trump si Rocky, Vladimir Putini i zhveshur deri në be...
Nga Pierre Haski-“France Inter”Dekada që sapo ka filluar rre...
* Një studim i ri nga ekspertët e fushës, konfirmon se dieta...
* Më 5 mars të vitit 1982, Xhon Belushi u gjet i vdekur pasi...
Nga Dilek Kutuk “Daily Sabah”Boris Xhonson u bë udhëheqësi i...
Nga Janosch Delcker & Cristiano Lima “Politico.eu”Teknologji...
Nga fushën e shkencës, 2020-ta premton të jetë një vit i rën...
Nga Frank Miles “Fox News”Forca Kuds, të cilën SHBA-ja e ka ...
Me vrasjen e gjeneralit iranian Soleimani presidenti i SHBA-...
Lufta kanë ekzistuar që nga fillesat e njerëzimit. Pavarësis...
Eldina Kapiti , shqiptare e Kosovës, ka treguar për gazeta...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të Partisë Demokratike...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
CNA ka mundur të sigurojë pamje nga vjedhja e automjet...
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë ...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpu...
Sot zhvillohet seanca për gjykimin e ish-efektivit Arb...
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare ...
Moti për ditën e hënë parashikohet me vranësira të dendura...
Rreth javës që presim përpara moti mbi vendin tonë bënë nj...
Ashtu si dita e djeshme, edhe sot moti parashikohet me vra...
I dyshuari për vrasjen me thikë të dy grave në një qen...
Autoritet bjelloruse bënë të ditur të martën se trysnia po...
Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, ka bërë të di...
Kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, ka shpallur d...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...
Klodian Muço, eksperti i ekonomisë, i cili është marrë...
Sot më 27 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 lekë...