LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si kanë ndryshuar pasaportat, dhe rreziqet e abuzimeve me të dhënat tona biometrike

9 Janar 2020, 07:52, Blog CNA
Si kanë ndryshuar pasaportat, dhe rreziqet e abuzimeve me të

Nga Matthew Longo ?Politico.eu?

* Shumë më shpejt nga sa mendoni, trupi juaj do të jetë në fakt pasaporta juaj. Skenari i syrit dhe kamerat speciale që ju identifikojnë nga mimika e fytyrës, do të zëvendësojnë pasaportën klasike që përmban kombësinë tuaj, me disa vula të paqarta në brendësi, dhe që përshkruajnë udhëtimet tuaja të fundit jashtë vendit.

Nëse fundi i pashmangshëm i pasaportës tuaj normale, do të ishte thjesht një kalim nga letra tek dixhitalja, kjo do të ishte diçka e mirë. Por në vend të kësaj, preferencat në rritje të qeverive për të dhënat biometrike në vendkalimet kufitare, përfaqësojnë një ndryshim alarmant dhe jotransparent mbi mënyrën se si i përdorin, dhe ndoshta abuzojnë, me të dhënat tuaja personale.

Autoritetet qeverisëse, kanë lëshuar dokumente udhëtimi të paktën që nga Mesjeta. Disa nga këto versionet më të hershme përfshinin një përshkrim të shkurtër të bartësit të tij:moshën, gjatësinë, peshën, dhe veçoritë dalluese.

Por vetëm me futjen e fotografisë në pasaportat evropianë gjatë Luftës së Parë Botërore, ato mundën të përdoreshin me besueshmëri, për të verifikuar identitetin e zotëruesit të tyre, edhe pse ato nuk ishin 100 për qind të sigurta. Dallimi midis verifikimit dhe identifikimit është i rëndësishëm, veçanërisht në kontekstin e biometrikës, dhe rrezikut të abuzimit me të dhëna të tilla.

Edhe pse ne i referohemi zakonisht pasaportave si një formë identifikimi, ajo që bëjnë ato është në fakt verifikimi. Tradicionalisht, nëse pasaporta dhe personi përputhen, ju lejoheni të kaloni kufirin. Nëse nuk ndodh, merreni në pyetje, zakonisht në një dhomë gjysmë të ndriçuar. Problemi nuk është kush jeni ju vetë, por mospërputhja me informacionet që përmban pasaporta tuaj. Identifikimi, të paktën kur kryhet nga shteti, është diçka që ndodh diku tjetër, në bazë të të dhënave të mëdha në zyrat qeveritare. Pra është krijimi i një identiteti.

Në kontekstin modern, kjo nënkupton përputhjen e të dhënave biometrike të një individi, me një profil dixhital që mund të përfshijë të dhëna mbi sjelljen, reputacionin dhe statusin social, përfshirë informacionin e mbledhur nga mediat sociale. Kjo zhvendosje, nga verifikimi tek identifikimi, mund të duket delikat, dhe një aspekt në dukje teknologjik.

Por ai mbart rreziqe të mëdha personale. Sot, kur një agjent kufitar nuk verifikon vetëm të dhënat tuaja, por merr edhe materialin tuaj identifikues. Unë kam kaluar disa vite duke studiuar rolin e të dhënave të mëdha në SHBA dhe Evropë. Qeveritë bëjnë tashmë zakonisht ?vlerësime të rrezikut?, duke i përmendur ata si terroristë të mundshëm ose si emigrantë ilegalë.

Kjo është një praktikë shqetësuese në vetvete. Por kur raca apo feja luajnë një rol në hartimin e një profili të rrezikut, atëherë situata rrezikon të bëhet oruelliane. Për shkak se algoritmet e lidhura me të dhënat personale janë të automatizuara, ato mund të bëjnë lidhje që hetuesit aq që i kanë kërkuar.

Dhe kjo sjell implikime shqetësuese për të drejtat themelore, siç është liria e tubimit, apo ajo e liria e fjalës. As algoritmet nuk janë të imunizuara nga paragjykimet njerëzore. Shumë shpesh, ato i përforcojnë. Për shembull, është vërtetuar se sistemet e automatizuara të profileve të rrezikut, caktojnë vlerësime më të larta të rrezikut për pakicat etnike, pavarësisht se sa janë ato të rrezikshme në realitet.

Për më tepër, algoritmet e sigurisë, kanë prirjen të jenë tepër të ndjeshme, duke interceptuar qindra mijëra kërcënime të mundshme në një ditë, shumë më tepër nga sa mund të përpunojnë analistët, dhe aq më pak të vlerësohen me kujdes. Tek e fundit, zëvendësimi i pasaportave fizike me format dixhitale të identifikimit, paraqet një sfidë edhe për konceptin e ?shtetësisë?.

Synimi në shoqëritë perëndimore si në BE dhe SHBA, është që të gjithë ata të udhëtojnë të përcaktohen mbi bazën e të dhënave biometrike. Ajo që nuk diskutohet kurrë, është se kjo ka potencialin për të ndryshuar kriteret me të cilat udhëtarët lejohen të hyjnë dhe të lënë një vend. Për shembull, Piter Graham, ish-drejtor në kompaninë IBM, që ka punuar në sigurinë e kufijve, emigracionin dhe menaxhimin e identitetit, parashikon një të ardhme në të cilën ?biznesmeni i huaj që vjen rregullisht në Evropë, do të ketë një leje rezidenciale biometrike, dhe kur ta përdorë atë, do të kalojë nëpër të njëjtën procedurë si një qytetar evropian?.

Pra, ata do të bëhen de fakto qytetarë evropianë. Dhe kjo është diçka e shkëlqyer për ta. Por çfarë ndodh me ata në anën tjetër të spektrit të automatizuar të rrezikut? Nëse jeni një udhëtar amerikan mysliman, hyrja në SHBA përmes një aeroporti ndërkombëtar, është një përvojë shumë e ndryshme.

Përparimi në përdorimin e një teknologjie të tillë për identifikim, ka të ngjarë një jetë një proces i pakthyeshëm. Në shoqëritë demokratike, mbrojtjet e të drejtave mund të kufizojnë abuzimet. Po për sa kohë mund ta bëjnë këtë? Teknologjitë e sigurisë, kanë tendencën të abuzojnë. Mënyra sesi t?i kontrollojmë ato, është ndoshta çështja më e rëndësishme e epokës sonë./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga