Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Zyrtarët e Pentagonit kanë deklaruar për ?Fox News?, se avioni ukrainas i pasagjerëve, që u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar i Teheranit, në orët e para të të mërkurës, është rrëzuar gabimisht nga një raketë iraniane anti-ajrore.
Zyrtarët u shprehën se inteligjenca amerikane, po zbulon dëshmi në rritje, se avioni civil u godit aksidentalisht nga një raketë e prodhuar nga Rusia, duke vrarë të 176 personat që gjendeshin
në fluturim, vetëm disa orë pasi Irani lëshoi më shumë se një duzinë raketash balistike, që synonin dy baza ushtarake në Irak, ku ndodhen trupat amerikane, dhe ato të koalicionit të SHBA-së.
?Një tragjedi e rëndë. Ata thjesht mashtruan botën, dhe kjo është tragjike?-u shpreh zyrtari për Fox News. Zbulime të tilla, vijnë pasi hetuesit ukrainas raportohet se janë në pritje të lejes nga autoritetet iraniane, për të ekzaminuar vendin e përplasjes, dhe kërkuar për copëza raketash.
Kreu i aviacionit civil të Iranit, u citua nga Agjensia Shtetërore e Lajmeve ISNA të thoshte të enjten, se ?është shkencërisht pamundur, që një raketë të ketë goditur avionin ukrainas, dhe se thashetheme të tilla janë ta paligjshme?.
Zyrtarët iranianë, kanë bërë përgjegjës për rrëzimin e avionit një defekt teknik. Me herët presidenti amerikan Donald Trump, u shpreh se avioni ukrainas i pasagjerëve, po fluturonte në një ?lagje mjaft të egër?, dhe se dikush aty mund të ketë ?bërë një gabim?.
Zyrtari amerikan i tha ?Fox News? se raketa ruse SA15, e cila është pjesë e sistemit të raketave të sistemit të mbrojtjes anti-ajrore Tor-M1, ishte ajo që e rrëzoi avionin. Rusia i dorëzoi 29 sisteme të tilla Iranit në vitin 2007, si pjesë e një kontrate 700 milionë dollarëshe, të nënshkruar që në dhjetorin e vitit 2005.
Madje Irani e ka prezantur këtë raketë edhe në paradat e tij ushtarake. ?Një goditje nga një raketë e ardhur ndoshta nga sistem raketor Tor, është ndër skenarët kryesorët, pasi informacioni që është publikuar deri tani, ka lidhje me elementet e një rakete të tillë?- tha Oleksij Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë së Ukrainës. Ai nuk ka sqaruar, se ku i ka marrë informacione të tilla.
Danilov tha se duhen marrë parasysh edhe shkaqe të tjera të mundshme, si një sulm terrorist, apo një defekt në motor, që ka shkaktuar një shpërthim. Por deri tani, asnjë grup terrorist nuk ka marrë ndinjë përgjegjësi për sulmin, në një kohë që avioni ishte prodhuar vetëm para 4 vitesh.
Revista amerikane ?Newsweek?, ishte e para që raportoi se avioni ishte qëlluar gabimisht nga raketat iraniane.
Më herët gjenerali Abolfazl Shekarhi, zëdhënësi i forcave të armatosura iraniane, e mohoi këtë pretendim. Ai e hodhi poshtë këtë akuzë si një ?luftë psikologjike?, nga grupimet opozitare iraniane nëpër botë. Ky incident, ka shumë ngjashmëri me rrëzimin e avionit të Malaysia Airlines Flight 17 në vitin 2014 në Ukrainën Lindore.
Të 298 pasagjerët dhe ekuipazhi që ndodheshin në bord, gjetën vdekjen. Hetimet zbuluan se avioni u qëllua nga një raketë sovjetike, nga rebelët separatistë pro-rusë, rreth 40 km larg kufirit rus, ku kishte luftime intensive prej muajsh midis forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.
Një raport fillestar i Aviacionit Civil Iranian, thoshte të enjten se ekuipazhi i aeroplanit nuk kërkoi kurrë ndihmë, apo të përpiqej të rikthehej për në aeroport kur nisi të rrëzohej. Ndërkohë dëshmitarët okularë, përfshirë ekuipazhin e një avioni tjetër që kalonte mbi të, thanë se avioni ishte përfshirë nga flakët, para se të rrëzohej në orën 6:18 të mëngjesit të së mërkurës.
Të dhënat për gjurmimin e fluturimit për aeroplanin, ndaluan para përplasjes së avionit në qytetin Shahedshahr në verilindje të pozicionit të fundit të raportuar. Rrëzimi shkaktoi një shpërthim të madh kur aeroplani prekur token. Dhe ka të ngjarë, që ai të ishte furnizuar plot me karburant për fluturimin e tij drejt Kievit në Ukrainë.
Por raporti konfirmoi se të dyja ?kutitë e zeza?, që përmbajnë të dhëna dhe komunikimet e pilotëve në kabinë, janë gjetur me dëmtime, dhe disa pjesë të regjistrimeve kishin humbur. ?Ne këmbëngulim që Irani të na japë qasje të plotë në hetime dhe materialet hetimore?- tha të enjten zv/ministri i Jashtëm i Ukrainës, Sergij Kislica.
Ndërkohë Oleksandr Zaporozhçenko, mekanik me kompaninë ?Ukraine International Airlines? në vitet 2016-2018, tha se njihte një nga anëtarët e ekuipazhit të avionit të rrëzuar, dhe ai nuk kishte dëgjuar kurrë ndonjë ankesë lidhur me funksionimin e avionit./ Foxnews-Përshtatur nga CNA.al
Nga Conrad Black, “Newsmax”* Demokratët kanë bërë një tjetër...
Nga Janusz Bugajski, “Center for European Policy Analysis”* ...
Shumëkush mund ta ketë dëgjuar në një moment emrin e Galileo...
Astronautët e sotëm në hapësirë, jetojnë duke u ushqyer me u...
Nga Joseph W.Sullivan “Foreign Policy”* Dy presidentët e fun...
Qeveria gjermane kërkon të mbledhë në tavolinën e bisedimeve...
Putini dhe Erdogani festuan hapjen e gazsjellësit të ri, edh...
Rritja e tensioneve me Iranin dhe e rrezikut për sigurinë në...
Parlamenti në Bagdad kërkon tërheqjen e trupave amerikane, p...
Nga Matthew Longo “Politico.eu”* Shumë më shpejt nga sa mend...
Ishte shkurti i vitit 1825, dhe 34-vjeçari Samuel Mors, një ...
Nga Tom O’Connor, “Newsweek”Shtetet e Bashkuara, kanë aktual...
Nga Nick Paton Walsh, “CNN”* Bejrut, Liban – Sulmet me raket...
Nga Bruce W.Bennett, “National Interest”* Analistët e Koresë...
Për një kohë shumë të gjatë, studiuesit kanë besuar se Amazo...
Nga Van Hipp “Fox News”* Bota është në ethe qëkur SHBA-ja vr...
Orbita e Tokës përreth Diellit është pothuajse rrethore. Ndr...
Sërish evropianët vuajnë pasojat e politikës së Donald Trump...
Nga Ray Takeyh “Politico”* Pasi organizoi për shumë vite ope...
Donald Trump si Rocky, Vladimir Putini i zhveshur deri në be...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...