
“A je e paaftë apo arrogante?”/ Tabaku nuk përmbahet ndaj Ibrahimajt: "Copy paste" si Rama
Deputetja Jorida Tabaku i është kundërpërgjigjur me to...
Deputetja Jorida Tabaku i është kundërpërgjigjur me to...
Nga Conrad Black, ?Newsmax?
* Demokratët kanë bërë një tjetër gabim madhor, në kundërshtimin e tyre unanim ndaj urdhrit të presidentit Donald Trump, për të vrarë terroristin kryesor në botë, gjeneralin iranian Kasëm Sulejmani. Kandidatët për president, bien të gjithë dakord se Sulejmani ishte një njeri i keq,
por kandidatët kryesorë – Xho Bajden, Berni Sanders, Pit Batigig dhe Elizabet Uorren- kanë përkrahur marrëveshjen bërthamore të administratës Obama me Iranin, ku ky i fundit u angazhua të ndërpresë për 10 vjet testet e raketave balitike me rreze të gjatë.
Sipas kësaj marrëveshje, Shtetet e Bashkuara çliruan afro 150 miliardë dollarë pasuri iraniane të ngrira, të cilat në thelb janë përdorur për financimin e akteve terroriste të mbikëqyrura nga i ndjeri Sulejmani, sidomos nga organizatat terroriste të sponsorizuara nga Irani, Hezbollahu në Liban, Hamasi në Gaza, dhe Huthi në Jemen.
Përveç dhënies së një stimulimi të jashtëzakonshëm për aktivitetet terroriste të Iranit dhe aktivitete të tjera destabilizuese në Lindjen e Mesme, marraveshja (e nënshkruar gjithashtu nga Franca, Gjermania, Britania, Rusia dhe Kina), merret vetëm me materialet bërthamore, dhe jo me zhvillimin e raketave balistike apo përsosmërinë e një mbushje bërthamore.
Pra kërkimet bërthamore të Iranit kanë vazhduar me shpejtësi, teksa u përshkallëzuan aktivitetet e tij terroriste, pikërisht falë një marrëveshje të tmerrshme, të cilët demokratët po vazhdojnë ta mbrojnë. Rivendosja e sanksioneve nga ana e Shteteve të Bashkuara, e ka dëmtuar rëndë ekonominë iraniane, ndërsa edhe eksportet e saj të naftës kanë rënë ndjeshëm.
Kjo gjë ka shkaktuar një pakënaqësi të jashtëzakonshme në vend. Dhe muajt e trazirave dhe protestave popullore, kërkuan një reagim shumë brutal të policisë dhe shërbimit sekret iranian, për t?i shtypur ato. Demokratët që pretendojnë t?i zënë vendin Trumpit, janë rreshtuar kësisoj në një mënyrë shumë të përshtatshme në anën e paqtimit të Iranit, të tolerancës pa hakmarrje ndaj sulmeve të tij terroriste, dhe të drejtën absolute të jetës për terroristin kryesor të botës, dhe armikut më të madh të Amerikës.
Nuk mund të kishte një dhuratë më të mirë politike për presidentin Trump. Në 70 vende të ndryshme në mbarë SHBA-në, pati demonstrime pro-iraniane dhe anti-Trump, dy ditët e para pas vdekjes së Sulejmanit. Pasi iranianët, në drejtimin e Sulejmanit, sulmuan ambasadën amerikane në Bagdad të enjten e shkuar, lideri teokratik iranian Ajatollah Khamanei njoftoi mbajtjen e Lutjeve të së Premtes, pavarësisht kërcënimeve të Trump.
?Ai nuk mund të na bëjë dot asgjë!?- deklaroi ai. Por pak orë më vonë Trump veproi. Është shokuese dhe e turpshme, që udhëheqja demokrate dhe kandidatët e saj për president, po mbajnë anën e Teheranit mbi këtë çështje. Demokratët ulëritën se në kupë të qiellit, se Trump do të hidhte në erë Azinë, kur e etiketoi presidentin e Koresë së Veriut Kim Jong-un si ?Njerin e raketave?, dhe e paralajmëruan atë të merrte veprime ushtarake, nëse Kim ndërmerrte ndonjë akt agresioni, ose përpiqet të bëhet një fuqi bërthamore.
Asnjë demokrat i dëgjueshëm, nuk e kuptoi se Trump, nuk mund të humbasë në përballjet me Iranin apo Korenë e Veriut. Fuqia ajrore, tokësore dhe detare, që zotëron SHBA-ja mund të shkatërrojnë në 5 minuta çdo objektiv të rëndësishëm ushtarak në Korenë e Veriut. Po ashtu Shtetet e Bashkuara, mund të shkatërrojnë çdo objektiv strategjik dhe ushtarak ekonomik në Iran brenda 30 minutave.
Trump e ka bërë të qartë, se nëse nga secili vend ka ndonjë veprim për të arritur një aftësi ushtarake bërthamore, ai do t?i godasë. Eleminimi i Sulejmanit, përveçse është vetvete i drejtë, ndihmon në forcimin e besimit tek regjimi i Teheranit, se Trumpi është serioz në atë që thotë. Kërcënimet iraniane për hakmarrje janë qesharake. Çdo lloj hakmarrje, do t?u kthehet menjëherë 10-fish. Të dyja zonat e krizës, janë qartazi të ndara dhe lehtësisht të dallueshme.
Kim e pranoi ofertën për t?u takuar, por nuk arriti ta mashtrojë Trumpin, sikurse kishte bërë i ati me 3 paraardhësit e tij. Trump i dha mjaftueshëm kohë, dhe Kim nuk e ka çuar më tej programin e tij ushtarak bërthamor. Dhe në fund do të detyrohet të bëjë zgjedhjen midis ecjes me kokëfortësi në rrugën e tij dhe poshtërimit të plotë, dhe arritjes se një marrëveshje ku ai fiton paqen dhe njohjen zyrtare si një shtet i ligjshëm, fundin e sanksioneve dhe ndihmë ekonomike, në këmbim të një marrëveshje për një Gadishull Korean pa armë bërthamore.
Përpjekja patetike e Iranit, për të kërcënuar Evropën me shkelje të marrëveshjes ushtarake bërthamore, nuk do të çojë gjëkundi. Megjithë paralajmërimet e demokratëve, Shteteve të Bashkuara u mjafton vetëm të thonë se mosrespektimi i sanksioneve amerikane kundër Iranit, do të sjellë humbjen e qasjes në tregun amerikan të eksporteve të vendeve evropiane. Dhe kjo gjë do të mbajë me siguri në anën tonë Francën, Gjermaninë, dhe Italinë.
Shumë shpejt, Irani do të duhet të zgjedhë midis programit të tij bërthamor, dhe izolimit si Koreja e Veriut, ose të fillojë të de-përshkallëzojë krizën. Shtetet e Bashkuara janë pafundësisht më të fuqishme sesa Irani apo Koreja e Veriut, dhe përdorimi nga presidenti i kësaj fuqie po jep rezultatet e veta.
Është një proces i ngadaltë, dhe të gjitha vendeve, veçanërisht një kombi i lashtë dhe krenar si Persia, dhe një shteti ideologjikisht agresiv dhe ushtarak si Koreja e Veriut, duhet t?u jepet kohë të përshtatur me ndryshimin e madh në marrëdhëniet e tyre me një SHBA shumë më të fuqishme, dhe që ka në plan të parë interesat e saj.
Kur presidenti Frenklin Ruzvelt, prezantoi parimet e politikës së jashtme amerikane pas sulmit japonez mbi Pearl Harbour në vitin 1941 ai tha:?Ne do të sigurohemi që kjo formë e tradhtisë, të mos na rrezikojë më asnjëherë!?. Të gjithë presidentët e mëvonshëm përveç Obamës, e kanë ndjekur të njëjtën politikë.
Dhe kundërpërgjigja e armiqve të Amerikës, ka qenë nxitja e veprimtarisë terroriste. Xhorxh W.Bush dhe Barak Obama, patën një rekord të mirë në luftën kundër terrorizmit, por që të dy u tallën nga Koreja e Veriut, ashtu siç ndodhi edhe me Bill Klintonin.
Dështimi i plotë i Bushit në Irak, ishte veçanërisht i dukshëm javën e kaluar, teksa ky vend është kryesisht një satelit i Iranit. Dhe Obama ia fali rajonin Iranin. Trump po e rivendos ndikimin e humbur të SHBA-së në Lindjen e Mesme. Shumica dërrmuese e amerikanëve do ta mbështesin presidentin. Demokratët kanë gabuar sërish në qasjen e tyre, dhe pasojat për ta janë të parashikueshme./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Janusz Bugajski, “Center for European Policy Analysis”* ...
Shumëkush mund ta ketë dëgjuar në një moment emrin e Galileo...
Astronautët e sotëm në hapësirë, jetojnë duke u ushqyer me u...
Nga Joseph W.Sullivan “Foreign Policy”* Dy presidentët e fun...
Qeveria gjermane kërkon të mbledhë në tavolinën e bisedimeve...
Putini dhe Erdogani festuan hapjen e gazsjellësit të ri, edh...
Rritja e tensioneve me Iranin dhe e rrezikut për sigurinë në...
Parlamenti në Bagdad kërkon tërheqjen e trupave amerikane, p...
Nga Matthew Longo “Politico.eu”* Shumë më shpejt nga sa mend...
Ishte shkurti i vitit 1825, dhe 34-vjeçari Samuel Mors, një ...
Nga Tom O’Connor, “Newsweek”Shtetet e Bashkuara, kanë aktual...
Nga Nick Paton Walsh, “CNN”* Bejrut, Liban – Sulmet me raket...
Nga Bruce W.Bennett, “National Interest”* Analistët e Koresë...
Për një kohë shumë të gjatë, studiuesit kanë besuar se Amazo...
Nga Van Hipp “Fox News”* Bota është në ethe qëkur SHBA-ja vr...
Orbita e Tokës përreth Diellit është pothuajse rrethore. Ndr...
Sërish evropianët vuajnë pasojat e politikës së Donald Trump...
Nga Ray Takeyh “Politico”* Pasi organizoi për shumë vite ope...
Donald Trump si Rocky, Vladimir Putini i zhveshur deri në be...
Nga Pierre Haski-“France Inter”Dekada që sapo ka filluar rre...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të mërkurë një rast të rëndë ...
Dritan Harapi një banor i Fierit, tregoi për “Stop” se kis...
Fiks Fare denoncoi sërish kushtet ku qëndrojnë personat me...
“JOQ” dhe “Lolita” janë dy faqe të vetëquajtura “media...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 3 persona për veprën pena...
Rreth orës 09:40, në lagjen "Selam Musai", Tepelenë, dysho...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në spitalin e Grams...
Një konflikt me një të plagosur u regjistrua mbrëmjen e so...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën m...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në ven...
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare ...
Dy helikopterë të ushtrisë amerikane Blackhawk janë rr...
Shkaku i një infeksioni në organet e frymëmarrjes, Pap...
Lajmi i mirë është se bota ka arritur ta mbajë korrups...
Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, mbërriti në Nju ...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 30 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.2 ...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...