I nxehti ekstrem në Greqi/ Qeveria urdhëron pezullim të detyrueshëm të punës për 4 orë në disa sektorë
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Nga Janusz Bugajski, ?Center for European Policy Analysis?
* Presidenti francez Emanuel Makron, e ka përshkruar Bosnje Hercegovinën si një ?minë me sahat?, dhe një problem të madh për Evropën, për shkak të xhihadistëve që janë rikthyer nga Siria. Në këtë mënyrë, ai ka rënë pre e stereotipeve anti-boshnjake, të propaganduara nga ish-udhëheqësi serb Slobodan Millosheviç, gjatë luftërave në vitet 1990.
Në realitet, kërcënimi për Bosnjen dhe rajonin në tërësi, nuk buron nga ekstremizmi fetar, por nga ndarjet e brendshme etnike të vendit, dhe roli destabilizues i fuqive të jashtme.
Makron ka bllokuar kohët e fundit rrugëtimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë ato me një popullsi të konsiderueshme myslimane.
Në praktikë, pengimi që i bëri çeljes së bisedimeve të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të kontribuojë më shumë në rrezikimin e sigurisë rajonale, sesa çdo xhihadist që kthehet në shtëpinë e tij. Të dhënat tregojnë se xhihadizmi është një problem më serioz në Francë se sa kudo në Ballkan, sidomos përsa i përket numrit të incidenteve terroriste.
Mbi të gjitha, mbi 1.900 qytetarë francezë të luftojnë në Siri dhe Irak, krahasuar me rreth 300 qytetarë boshnjakë. Problemi themelor në Bosnje, është se qeveritë e njëpasnjëshme serbe dhe kroate, nuk e kanë njohur plotësisht vendin, si një shtet multi-etnik legjitim dhe sovran. Shkalla e presionit ndaj Bosnjës, varet nga linja nacionaliste brenda qeverive në Beograd dhe Zagreb, si dhe nga kushtet e favorshme ndërkombëtare, përfshirë padijen apo naivitetin e disa liderëve të Evropës Perëndimore.
Ndërsa Serbia fshihet pas Rusisë kur sfidon integritetin e Bosnjës, Kroacia e fsheh veten pas anëtarësimit të saj në BE. Deklarata e diskutueshme e Makron, i atribuohet thënies së presidentes kroat Kolinda Grabar-Kitaroviç, se Bosnja është një kërcënim për sigurinë, pasi po strehon terroristë.
Megjithëse, ajo mohoi më vonë se kishte bërë një deklaratë të tillë, kjo polemikë shtoi tensionet mess boshnjakëve dhe kroatëve. Për Beogradin, Moska luan një rol të dobishëm pasi mbron entitetin kuazi-separatist serb të Bosnjës (Republika Srpska- RS) në arenën ndërkombëtare, duke treguar se mund të mbështesë shkëputjen e saj nga federata.
Rusia e përdor Ballkanin si një aset strategjik, jo thjesht për të minuar përfshirjen e rajonit në sferën transatlantike të sigurisë, por edhe për të minuar kohezionin perëndimor. Kremlini preferon që vendet e rajonit, të mos i bashkohen NATO-s, pasi kjo gjë rrit rolin e Uashingtonit në mbrojtjen e Evropës.
Gjithsesi, Moska vazhdon përpjekjet për të minuar BE-në dhe NATO-n nga brenda, pasi po dëshmon rritjen e ndikimit të saj në Kroaci, Hungari dhe Bullgari. Anëtarësimi i një vendi në NATO, ndihmon në forcimin e sigurisë shtetërore, por nuk i jep atij imunitet nga subversioni i huaj. Sidomos nëse udhëheqësit lokalë, llogaritin se mund të përfitojnë politikisht apo personalisht nga Moska.
Kroacia është sot objektivi kryesor i Kremlinit, për të zvogëluar zhvillimin e projekteve energjetike, që do të sfidonin ambiciet monopoliste të Rusisë, në drejtim të furnizimit rajonal me gaz. Zagrebi është ndërkohë i dobishëm për Rusinë, edhe në ruajtjen e ekuilibrave në Bosnje. Nacionalistët në partinë Unioni Demokratik Kroat (HDZ) që janë aktualisht në pushtet në Kroaci dhe Bosnje, e shohin praninë e Rusisë në rajon, si një mundësi për të mbështetur pretendimet e tyre ndaj një entiteti të tretë kroat në Bosnjë.
Në fakt, liderët serbë dhe ata kroatë bashkëpunojnë midis tyre për dobësimin e qeverisë qendrore në Sarajevë. E bllokuar në mes, popullsia boshnjake edhe mund të radikalizohet, jo përmes militantizmit fetar, por përmes nacionalizmit laik, për t?i rezistuar irredentizmit serb dhe atij kroat.
Largimi i afërt i Britanisë së Madhe nga BE, dhe presioni i kancelares gjermane Angela Merkel, mund të zbehin mbështetjen për një shtet të integruar boshnjak, veçanërisht nëse Makron ndjek qasjen e tij miqësore ndaj presidentit Vladimir Putin. Duke pasur parasysh rolin negativ të fqinjëve, dhe perceptimin në rritje mbi neglizhencën e BE-së, stabiliteti i Bosnjës varet kryesisht nga Shtetet e Bashkuara.
Uashingtoni dhe aleatët e NATO-s, që janë të vendosur t?i rezistojnë veprimeve destabilizuese të Rusisë, duhet të marrin një rol kryesor në integrimin e Bosnjës brenda për brenda dhe ndërkombëtarisht. Pas emërimit tetorin e vitit të shkuar të një të dërguari të posaçëm amerikan, për t?u foklusuar në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, duhet një tjetër përfaqësues special për t?u marrë enkas me çështjen e Bosnjës.
Asnjë statuskuo nuk është e qëndrueshme, dhe ekzistojnë të gjithë elementët për një krizë të re, përfshirë stanjacionin ekonomik, radikalizmin nacionalist, bllokadën në institucionet ndërkombëtare, dhe ndërhyrjen shqetësuese të fuqive të jashtme. Një përfaqësues special, duhet të përqëndrohet në 3 prioritete për të forcuar shtetin boshnjak.
Së pari, në ndërtimin e një shteti modern. Ligji elektoral, duhet të reformohet sipas standardeve të BE-së. Së dyti, në ndërtimin e institucioneve legjitime, ku sundimi i ligjit duhet të sigurojë që sistemi i drejtësisë të jetë i ndarë nga interesat politike, në mënyrë që gjyqtarët dhe prokurorët të bëhen aktorë të pavarur.
Dhe së treti, duhet të konsolidohen hapat drejt anëtarësimit në NATO. Programi i Reformës, i nënshkruar së fundmi nga presidenca boshnjake me 3 anëtarë është tashmë në fuqi, dhe i dërguari i ri amerikan duhet të përqëndrohet në zbatimin e tij. Njëherazi, Uashingtoni duhet të bindë Zagrebin se lejimi i depërtimit të Rusisë, dobëson qeveritë në rajon, ndez tensionet rajonale dhe e minon kohezionin e NATO-s./ Përshtatur nga CNA.al
Shumëkush mund ta ketë dëgjuar në një moment emrin e Galileo...
Astronautët e sotëm në hapësirë, jetojnë duke u ushqyer me u...
Nga Joseph W.Sullivan “Foreign Policy”* Dy presidentët e fun...
Qeveria gjermane kërkon të mbledhë në tavolinën e bisedimeve...
Putini dhe Erdogani festuan hapjen e gazsjellësit të ri, edh...
Rritja e tensioneve me Iranin dhe e rrezikut për sigurinë në...
Parlamenti në Bagdad kërkon tërheqjen e trupave amerikane, p...
Nga Matthew Longo “Politico.eu”* Shumë më shpejt nga sa mend...
Ishte shkurti i vitit 1825, dhe 34-vjeçari Samuel Mors, një ...
Nga Tom O’Connor, “Newsweek”Shtetet e Bashkuara, kanë aktual...
Nga Nick Paton Walsh, “CNN”* Bejrut, Liban – Sulmet me raket...
Nga Bruce W.Bennett, “National Interest”* Analistët e Koresë...
Për një kohë shumë të gjatë, studiuesit kanë besuar se Amazo...
Nga Van Hipp “Fox News”* Bota është në ethe qëkur SHBA-ja vr...
Orbita e Tokës përreth Diellit është pothuajse rrethore. Ndr...
Sërish evropianët vuajnë pasojat e politikës së Donald Trump...
Nga Ray Takeyh “Politico”* Pasi organizoi për shumë vite ope...
Donald Trump si Rocky, Vladimir Putini i zhveshur deri në be...
Nga Pierre Haski-“France Inter”Dekada që sapo ka filluar rre...
* Një studim i ri nga ekspertët e fushës, konfirmon se dieta...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...