
Abdikimi i Herrit nga kurora britanike si i Eduardit VIII/ Historia përsëritet 84 vite më vonë
Lajmi i tërheqjes së Herrit dhe Meganit, Dukës dhe Dukeshës ...
Hamburg – Edhe tani, pas më shumë se 70 vjetësh nga mbarimi i konfliktit, shumica e bunkerëve të Luftës së Dytë Botërore në Gjermani, përdoren ende si banesa apo muzeume, nga kompani shtetërore dhe organizata të tjera. Vetëm në Hamburg, ndodhen qindra prej strehimoreve kundër sulmeve ajrore, më i famshmi prej të cilëve është ndoshta bunkeri në Feldstraße.
Ai ofron ofron hapësirë ??për zyra, dhe është shtëpia e klubit të natës Übel & Gefährlich. Madje ka plane që aty të ndërtohet një kopsht dhe një hotel. Deri kohët e fundit, rreth 30 bunkerë në qytet ? kryesisht nëntokësore – ishin ende në pronësi të shtetit. Sot janë shitur thuajse të gjithë.
Vetëm 5 bunkerë, janë ende në shitje nga Instituti Federal për Pasuritë e Patundshme. Disa do t?i shiten investitorëve privatë, dhe disa bashkisë së Hamburgut. Në landin fqinj Shlezvig-Holshtein, instituti kishte nxjerrë në shitje 13 bunkerë. Tashmë ata janë janë shitur që të gjithë, për një shumë të ngjashme me atë që do të duhej për të blerë një shtëpi të madhe.
?Gjatë 10 viteve të fundit, çmimi mesatar i shitjes në Shlezvig-Holshtein dhe Hamburg ishte 700.000 euro?- thotë zëdhënësi i institutit. Bunkerët kushtojnë më shumë në Hamburg, mesatarisht 1 milion euro secili. Në mbarë vendin, çmimi mesatar i shitjes së një bunkeri anti-ajror ka qenë mesatarisht 270.000 euro.
Duhet theksuar se në shitje janë nxjerrë vetëm bunkerët e ndërtuar për të mbrojtur qytetarët e zakonshëm, dhe jo ato që përdoren nga ushtria. Në mbarë vendin, më shumë se 250 bunkerë mbitokësorë janë shitur, që kur qeveria vendosi në vitin 2016 të shiste të gjitha strehimoret publike kundër sulmeve ajrore.
Qyteti i Hamburgut, zotëron aktualisht 23 bunkerë. Por siç thotë Klas Riker, drejtues i departamentit të financave në këtë bashki, 7 prej tyre janë të papërdorshëm, pasi ndodhen në parqe ose zona me trafik. Në ndonjë rast, bunkerët janë shkatërruar për të krijuar hapësirë ??për shtëpitë e banimit.
Shumica janë dhënë me qira afatgjata. ?Jo të gjithë bunkerët ia vlejnë të modifikohen?- thotë Andreas Dresel, po nga bashkia e Hamburgut. ?Ne e shohim gjithmonë secilin rast individual me shumë kujdes, për të përcaktuar nëse dhe si mund të përdoret një bunker. Ka pasur disa shembuj kreativë shumë të mirë të shndërrimit të tyre?-deklaroi ai.
Modifikimit pritet t?i nënshtrohet bunkeri në rrugën 195 Marckmannstraße, një monument i mbrojtur me ligj, që së shpejti mund të shndërrohet në një muzeum dhe vend koncertesh. Të tjerë, siç është bunkeri Steintorëall, një strukturë nëntokësore në stacionin kryesor hekurudhor të Hamburgut, përdoren si muzeume.
Rëndësia e saj historike, e bën ideal këtë vend. ?E tëra është një copë muzeu?- shprehet Sandra Latusek e organizatës ?Hamburg Underworlds?. ?Ne nuk po ndryshojmë asgjë?- shtoi ajo. Bunkeri nëntokësor i përket qytetit, por do të përdoret dhe menaxhohet nga ?Hamburg Underworlds?, që do të jetë përgjegjës për kostot, rinovimin dhe mirëmbajtjen.
Dhe si monument kulture, bunkeri ka shumë për të thënë, pasi katastrofat nuk i përkasin vetëm së kaluarë. Në fakt, ndërtesa tregon dy histori. E para ka të bëjë me bombardimet shkatërruese gjatë Luftës së Dytë Botërore. E dyta i përket një historie të Luftës së Ftohtë, dhe jetës me frikën e kërcënimit bërthamor.
Ishte një frikë që karakterizoi vitet e pas luftës, dhe që reflektohet sot në kërcënimin gjithnjë e më aktual të terrorizmit. Frika se pre e një sulmi mund të bjerë cilido prej nesh, dhe në çdo kohë. Bunkeri i Steintorëall u ndërtua midis viteve 1941- 1944, kur Hitleri urdhëroi zbatimin e një programi për ndërtimin e strehimoreve në qytetet që ishin më të prekshme nga bombardimet, për shkak se aty ndodheshin fabrika të rëndësishme të armatimeve.
Hamburgu u përcaktua si një nga qytetet më të rëndësishëm, dhe për ndërtimin e bunkerëve u përdor puna e detyruar e të burgosurve. Struktura e tij përbëhet nga 2 dhoma të mëdha të pavarura, por të lidhura mes tyre, me përmasa totale 2.700 metra katrorë. Ai ishte menduar të përdorej nga 2.460 njerëz.
Por mendohet se gjatë bombardimeve, aty janë strehuar deri në 6.000 njerëz. Sot në bunker, nuk ka mbetur asgjë nga ndërtesa origjinale e viteve 1940. ?Gjithçka që shohim këtu vjen nga epoka e Luftës së Ftohtë?- thotë Latusek. Britanikët hodhën në erë shumë bunkerë pas vitit 1945. Por kjo nuk ndodhi me bunkerin e Steintorëall, pasi ai ishte shumë pranë stacionit të trenit.
Në fillim, bunkeri u përdor si strehimore, më vonë si hotel. Kur konflikti Lindje-Perëndim, rriti frikën e një Lufte të Tretë Botërore, bunkeri nëntokësor u përshtat për të siguruar mbrojtje kundër armëve bërthamore, biologjike dhe kimike. Sot ai është i hapur për vizitorët, që mund ta vizitojnë të shoqëruar nga ciceronët, dhe të mësojnë prej tyre sekretet e historisë së tij ?nëntokësore?./ ?Die Welt?-Përshtatur nga CNA.al
Lajmi i tërheqjes së Herrit dhe Meganit, Dukës dhe Dukeshës ...
Për më shumë se një shekull, temperatura 37 gradë Celsius, ë...
Nga Micah Halpern “Newsmax”Vrasja e kreut iranian të Forcës ...
Ne nuk kemi gjithmonë uri, dhe ushqehemi për shkak të nevojë...
Për shumë njerëz, nisja e vitit të ri është koha e duhur për...
Zyrtarët e Pentagonit kanë deklaruar për “Fox News”, se avio...
Nga Conrad Black, “Newsmax”* Demokratët kanë bërë një tjetër...
Nga Janusz Bugajski, “Center for European Policy Analysis”* ...
Shumëkush mund ta ketë dëgjuar në një moment emrin e Galileo...
Astronautët e sotëm në hapësirë, jetojnë duke u ushqyer me u...
Nga Joseph W.Sullivan “Foreign Policy”* Dy presidentët e fun...
Qeveria gjermane kërkon të mbledhë në tavolinën e bisedimeve...
Putini dhe Erdogani festuan hapjen e gazsjellësit të ri, edh...
Rritja e tensioneve me Iranin dhe e rrezikut për sigurinë në...
Parlamenti në Bagdad kërkon tërheqjen e trupave amerikane, p...
Nga Matthew Longo “Politico.eu”* Shumë më shpejt nga sa mend...
Ishte shkurti i vitit 1825, dhe 34-vjeçari Samuel Mors, një ...
Nga Tom O’Connor, “Newsweek”Shtetet e Bashkuara, kanë aktual...
Nga Nick Paton Walsh, “CNN”* Bejrut, Liban – Sulmet me raket...
Nga Bruce W.Bennett, “National Interest”* Analistët e Koresë...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Emisioni investigativ ”Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmj...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Pogradecit,...
Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë një nga pe...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Detaje të reja janë zbuluar nga megaoperacioni mes aut...
Një skaf me katër persona ka mbetur në det të hapur në...
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në f...
Ndonëse mbylli sytë për disa vite me radhë, prej disa ditë...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta, do të sjel...
55.4% e shqiptarëve besojnë se frenat e vendit tonë duhet ...
80.1% e shqiptarëve mendojnë se të rinjtë janë guximta...
68.2% e shqiptarëve mendojnë se gjenerata rreth të 20-...
Ish-Presidenti Donald Trump filloi fushatën e tij për zgj...
Sipas klientëve dhe ekspertëve, kultura e bakshishit në SH...
Frika për zgjerimin e dhunës mes izraelitëve dhe pales...
Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, deklaroi të s...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Monedhat e huaja kanë pasur luhatje të lehta krahasim ...
Monedhat e huaja janë kthyer në vlerat e një jave më parë....
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Sipas të...
Sot, më 26 janar 2023, dollari amerikan blihet me 106....