LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmet me raketa vetëm fillimi/ Ja si ka gjasa të kundërpërgjigjet më tej Irani

12 Janar 2020, 07:38, Blog CNA
Sulmet me raketa vetëm fillimi/ Ja si ka gjasa të

Nga Micah Halpern ?Newsmax?

Vrasja e kreut iranian të Forcës Kuds, gjeneral Kasëm Sulejmani, vazhdon të jetë lajmi kryesor. Politikanët, analistët, dhe cilido që ka një mendim mbi këtë çështje, janë duke folur nëse vrasja ishte e drejtë apo e gabuar, dhe nëse do të ishte një veprim i mençur apo një sjellje e pamatur nga ana e SHBA-së, në rast se situata do të përshkallëzohet në një luftë gjithëpërfshirëse.

Në fakt, ekzistojnë më shumë teori mbi pasojat e vrasjes së Sulejmanit, sesa variante të mënyrës së shqiptimit të emrit të tij. Izraeli dhe izraelitët, janë të shqetësuar me të drejtë. Ata janë një objektiv i përshtatshëm për Iranin. Jo thjesht sepse shteti hebre, është simboli më i madh i jetës jo-arabe, jo-islamike, dhe perëndimore në rajon.

Por edhe për shkak se veprimet kundër Izraelit, janë mjeti më unifikues se çdo gjë vend tjetër në mbarë Lindjen e Mesme. Dhe një sulm kundër Izraelit, është një sulm ndaj SHBA-së. Analiza ime, është se Irani do të kundërpërgjigjet në nivele të ndryshme, dhe kohë pas kohe.

Reagimi i tyre, nisi me 20 raketat e lëshuara kundër bazave irakiane, që strehojnë forcat amerikane. Por përpara se të bënte këtë lëvizje, Irani i paralajmëroi irakianët për qëllimin e tyre. Dhe ky sulm ishte vetëm fillimi. Me kalimin e kohës, Irani do të joshet të përdorë forcat e veta të armatosura.

Një luftë frontale në shkallë të plotë mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, është shumë e dyshimtë nëse do të ndodhë. Edhe një sulm frontal i Iranit ndaj Izraelit apo bazave amerikane, nuk ka shumë gjasa. Teherani do të përdorë milicitë e tij të shumta dhe të devotshme, për të sulmuar interesat e SHBA në rajon.

Irani nuk do të angazhohet drejtpërsëdrejti në asnjë konfrontim ushtarak, as me Shtetet e Bashkuara dhe as me Izraelin. Udhëheqja iraniane do të ndjekë këtë rrugë, jo vetëm sepse është e më dobishme për të, dhe e shmang nga përgjegjësia direkte. Por edhe sepse është një mënyrë për të nderuar kujtimin e gjeneralit të tyre Kasëm Sulejmani.

Trajnimi dhe përdorimi i milicive, ishte roli i vërtetë i Sulejmanit. Ai ishte ngarkuar me detyrën e planifikimit dhe zbatimit të misioneve jashtë Iranit, duke përdorur micilitë e ngritura në vende të ndryshme të rajonit, për të goditur armiqtë e interesave iraniane.

Përgjigja më e mundshme e Iranit, do të bazohet tek sulmet e Hezbollahut dhe nga milicitë pro-iraniane në Siri dhe Irak. Këto sulme, do të zhvillohen me ndihmën e këshilltarëve dhe ushtarakëve iraniane. Gjurmët e tyre do të jenë në të gjitha sulmet, bota do ta dijë se kush i ka kryer ato sulme, por sërish Teherani do të kenë një lloj mohueshmërie të besueshme.

Izraeli nuk do të harrohet plotësisht. Ai ka të ngjarë të jetë shenjëstra e radhës e sulmit me raketa, dhe ndoshta me avionë nga përtej kufirit të tij verior, por jo nga Gaza. Dhe kjo sepse Hamasi është i padisiplinuar. Gaza është sot një ?fuçi baruti?, të cilën nuk është në gjendje ta kontrollojë as Irani.
Llogaritja më e rëndësishme përballë micilive, është se cila prej tyre do të ndërmarrë sulmin më masiv.

Në çdo rast, sulmet e tyre nuk mund të jetë aq të mëdha, sa të nxisin Izraelin apo Shtetet e Bashkuara të reagojnë me një forcë edhe më të madhe. Reagimi i Izraelit, do të bazohet në vlerësimin e dëmit.
Nëse raketat bien në zona të caktuara, duke mos shkaktuar dëme të konsiderueshme, tensionet e përshkallëzuara do të zvogëlohen, dhe do të shndërrohen në tensione normale. Sidoqoftë, nëse ka ndonjë dëmtim real – sidomos humbje në jetësh njerëzore – Izraeli do të detyrohet të përgjigjet duke ngritur kësisoj tensionet. Edhe Shtetet e Bashkuara, do të bëjnë ndoshta të njëjtën llogari, për të vendosur në lidhje me llojin e kundërpërgjigjes së tyre. Kjo është edhe retorika, që ka përdorur presidenti Donald Trump.

Viktima e vetme nga kthesa e fundit e ngjarjeve në lojën politike, diplomatike dhe ushtarake të luftës midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, nuk është askush tjetër përveç vetë gjeneral Kasëm Sulejmanit. Ai mendonte se ishte i paprekshëm, dhe gaboi. Udhëheqja iraniane është shumë e vetëdijshme për atë që po bën, si po e bën, dhe pse po e bën.

Kjo është arsyeja pse unë jam i sigurt, që do të ndodhin edhe shumë gjëra të tjera. E përsëris, nuk do të ketë një goditje të drejtpërdrejtë. Përgjigjet e radhës të Iranit, do të jenë në stilin e Sulejmanit. Iranianët do të përdorin micilitë e mbështetura prej tyre në rajon, për të sulmuar interesat e SHBA-së, dhe interesat e tjera perëndimore, që janë të gërshetuara në Lindjen e Mesme. Për Iranin, ata janë që të gjithë të pafe, dhe pushtues të tokës muslimane. Suleimani ka vdekur, por regjimi iranian mbetet në këmbë. Dhe iranianët e kanë një plan.

Nëntë herët, kur bota ka qenë realisht shumë pranë Luftës së Tretë Botërore

Termi Luftë e Tretë Botërore, që në fakt do të ishte një lufte bërthamore me pasoja fatale për gjithë planetin, rikthehet në modë sa herë që në arenën ndërkombëtare ka përplasje mes aktorëve të rëndësishëm rajonalë dhe botërore. Përplasjet dhe tensionet e larta kohët e fundit, mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, kanë shtyrë shumë analistë dhe jo vetëm, t?i bien këmbanës së alarmit mbi mundësinë e një lufte të re botërore.
Për shumë arsye, dhe mbi të gjitha për shkak të pasojave katasrofike që do kishte përdorimi i armëve bërthamore për të ardhmen e njerëzimit, edhe liderët me të çmendur autoritarë janë përpjekur gjithnjë ta shmangin një skenar të tillë.
Por pas Luftës së Dytë Botërore, bota ka qenë disa herë pranë, ku më shumë e ku më pak, nisjes së Luftës së Tretë Bërthamore, sidomos mes 2 superfuqive, SHBA-së nga njëra anë dhe Bashkimit Sovjetik nga ana tjetër. Ja cilat janë momentet më delikate:

Lufta e Koresë:25 Qershor 1950 – 27 Korrik 1953

Kjo ishte një luftë mes dy koalicioneve, që luftuan për kontrollin e Gadishullin Korean: koalicionit komunist me Korenë e Veriut, Kinën dhe Bashkimin Sovjetik, dhe koalicionin kapitalist, përfshirë Korenë e Jugut, SHBA-në dhe trupat paqeruajtëse të OKB-së. Shumëkush besoi në atë kohë, se ky konflikt do të përshkallëzohej në një luftë në shkallë të plotë midis SHBA-së, Bashkimit Sovjetik dhe Kinës.

Kriza e Berlinit:4 qershor -9 nëntor 1961

Arsyeja e përplasjes mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, lidhej me statusin e kryeqytetit të pushtuar gjerman, Berlinit, dhe vetë Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Kriza nisi kur Moska vendosi një ultimatum, duke kërkuar tërheqjen e të gjitha forcave të armatosura nga Berlini, përfshirë ato perëndimore në Berlinin Perëndimor. Ajo përfundoi paqësisht më 28 tetor pas një mirëkuptimi mes palëve, për të tërhequr tanket dhe ulur tensionet.

Kriza e Raketve Kubane:15-28 tetor 1962

Thelbi i konfliktit, ishin raketat bërthamore sovjetike, që u vendosën fshehurazi në ishullin e Kubës komuniste. Pika kulmore e asaj krize, ishte momenti kur një helikopter i marinës amerikane fluturon mbi një nëndetëse sovjetike B-59, që u detyrua nga marina amerikane të dilte në sipërfaqe pranë brigjeve të Kubës.
Kjo e fundit kishte një torpedo bërthamore në bord, dhe oficerëve që mbanin çelësat e saj iu kërkua ta përdorin atë. Vetëm një mosmarrëveshje brenda komandës sovjetike, e pengoi nëndetësen të sulmonte flotën amerikane aty pranë, një akt që mund të kishte çuar në një Luftë të Tretë Botërore. Heroi në atë rast ishte ushtaraku rus Vasili Arkipov.

Konfliktet kufitare Kinë-Bashkimi Sovjetik, 1969

Konflikti sino-sovjetik, ishe një konflikt kufitar 7-mujor i padeklaruar, në kulmin e mosmarrëveshjeve ideologjike ms 2 vendeve në vitin 1969. Përplasja më serioze ndodhi në mars 1969 në afërsi të ishullit Zhenbao në lumin Usuri pranë Mançurisë. Konflikti mbaroi fatmirësisht me armëpushim, me rikthimin e statuskuosë, midis 2 vendeve të pajisura me armë bërthamore.

Lufta Indi-Pakistan e vitit 1971

Ajo ndodhi gjatë luftës çlirimtare në Pakistanin Lindor. Bashkimi Sovjetik mbështetëti pakistanezët e lindjes dhe ushtrinë indiane kundër Pakistanit. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara qëndruan në krah të Pakistanit duke e mbështetur atë moralisht, politikisht, ushtarakisht dhe ekonomikisht.

Tensionet mes superfuqive gjatë Luftës së Yom Kippur:6-25 tetor 1973

Lufta e Yom Kippur, nisi me fitoren e ushtrive arabe. Izraeli kundërveproi me sukses. Në këtë kohë u rritën shumë tensionet u rritën midis SHBA-së që mbështeti Izraelin, dhe Bashkimit Sovjetik që u rreshtua me shtetet arabe. Në një rast, forcat detare amerikane dhe sovjetike për pak sa nuk qëlluan mbi njëra-tjetrën.

Gabim i kompjuterit NORAD më 9 nëntor 1979

Shtetet e Bashkuara, u përgatitën për një hakmarrje emergjente, pasi kompjuteri NORAD pa indikacione në ekran, se kishte nisur një sulm sovjetik në shkallë të gjerë. Nuk pati asnjë përpjekje për të përdorin ?telefonin e kuq?, për të sqaruar situatën. Fatmirësisht sistemet e radarëve konfirmuan, se nuk kishte ndodhur asnjë lëshim raketash, dhe se NORAD kishte habuar.

Incidenti i 26 shtatorit 1983

Një alarm i rremë, ndodhi në sistemin sovjetik të paralajmërimit të hershëm bërthamor. Ai sinjalizonte në mënyrë të rreme lëshimin e raketave bërthamore amerikane. Sulmi hakmarrës u parandalua nga Stanislav Petrov, oficer i Forcave Sovjetike të Mbrojtjes Ajrore, që e kuptoi në kohë se sistemi ishte duke funksionuar në një mënyrë të gabuar.

Incidenti i raketave norvegjeze:25 janar 1995

Ky incident ndodhi kur stacuioni rus Olenegorsk i paralajmërimit të hershëm, ngatërroi në radar nga raketën kërkimore norvgjeze ?Black Brant XII?, me raketën balistike amerikane ?Trident SLBM?. Në kundërpërgjigje presidenti rus Boris Jelcin, bëri gati çantën e lëshimit të armëve bërthamore. Fatmirësisht komanda e lartë ruse, arriti të kuptojë në kohë se nuk po hynte në hapësirën ajrore ruse, duke anuluar menjëherë planet për sulmin hakmarrës./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga