Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Johanna Ross, ?American Herald Tribune?
* Kur Mbretëresha mbajti fjalimin e saj vjetor më rastin e Krishtlindjeve, ajo përmendi ?rrugën plot me pengesa?, që kishte kaluar ajo dhe familja e saj gjatë vitit të kaluar. Sigurisht, ajo po i referohej një prej skandaleve më të rënda, që kanë goditur ndonjëherë familjen mbretërore: atë të marrëdhënies së Princit Endrju me pedofilin amerikan Xhefri Epshtein, dhe përpjekjen e tij të gabuar për ta fshehur këtë fakt.
Në intervistën mediatike më të dëmshme për familjen mbretërore, qëkur Princesha Diana zbuloi gjithçka në lidhje me marrëdhënien e saj problematike me princin Çarls në vitet 1990, Princi Endrju dha një intervistë për BBC vitin e kaluar, e cila vulosi edhe fatin e tij: ai s?do të luajë më kurrë të njëjtin rol aktiv në jetën publike.
Por Mbretëresha dukej se nuk ishte shumë e përgatitur ndaj njoftimit se Herri dhe Megan, Duka dhe Dukesha e Sussex, do të ndërprisnin lidhjet e tyre me familjen Mbretërore, dhe do të largohen nga Britania, për t?u bërë financiarisht të pavarur. Mediat raportuan se Mbretëresha nuk ishte në dijeni as të deklaratës së tyre, që u bë publike të mërkurën nga zyra e shtypit e Dukës dhe Dukeshës.
Në njoftimin për mediat, shprehej dëshira e Herrit dhe Megan për të pasur ?hapësirë? për jetën familjare, dhe prezantoheshin në detaje planet për të ndarë kohën e tyre mes Britanisë dhe SHBA, vendlindjes së Meghan. Buckingham Palace, reagoi shpejt dhe ashpër 90 minuta më vonë, duke u përpjekur të zbehë natyrën shpërthyese të këtij lajmi, dhe theksuar se ishte ?një çështje e ndërlikuar, që do të kërkojë kohë për t?u analizuar?.
Pra qartazi, nuk përshëndeste vendimin e nipit të familjes mbretëtore. Në fakt, ka pasur boll sinjale që tregonin se raporti mes Harrit dhe familjes ishte thyer. Mosshfaqja e Herrit dhe Meganit në fotot familjare me Mbretëreshën ditën e Krishtëlindjes fliste shumë.
Ashtu si dhe vendimi i Dukës dhe Dukeshës për të kaluar Krishtlindjet jo në pallat, por me nënën e Meganit në Kanada. Pastaj ishte fotoja që paraqiste 4 brezat e familjes: Mbretëresha, Princi Charles, Princi Uilliam dhe djali i tij Xhorxh, e cila raportohet se e mërziti shumë Herrin dhe Meganin, për shkak se ishin përjashtuar nga ajo.
Por do të ishte naive të thuhet se vendimi i tyre, për t?u shkëputur nga familja, ishte një rrufe në qiell të pastër. Le të jemi të sinqertë: Herri ka qenë gjithmonë një rebel, ashtu si nëna e tij dikur. Nga fotografimi i veshur si nazist në një festë kur ishte adoleshent, deri tek fotot nudo brenda një dhome hoteli në Las Vegas, ai i ka shkaktuar familjes mbretërore ?pjesën e tij? të telasheve.
Ai nuk u pajtua kurrë me rregullat e familjes mbretërore. Dhe martesa e tij me Megan Markëll, ishte në vetvete testimi i kufijve të tolerancës së Mbretëreshës. Që Princi Herri të martohej me një vajzë me ngjyrë të klasës punëtore nga Los Anxhelosi, do të kishte qenë e paimagjinueshme vetëm disa vjet më parë.
Dhe do të ishte absurde, nëse ndokush do të mendonte se Madhëria e saj dhe Princi Filip, do ta shihnin me simpati këtë lidhje. Ajo nuk do të pranohej kurrë plotësisht në familjen mbretërore. Ajo nuk do të ishte asnjëherë ?një prej tyre?. Por nga ana tjetër, as vetë Megan nuk e dëshiron këtë gjë.
Ajo e ka shijuar për disa kohë jetën mbretërore, dhe nuk është jeta që ajo parashikon për familjen e saj të re. Padia që ajo dhe Herri ngritën vitin e kaluar ndaj gazetës ?Daily Mail?, për trillimin e ?historive të pavërteta?, tregon shkallën në të cilën ata janë duke marrë nën kontroll jetën e tyre. Por është e rëndësishme, që ky veprim të shihet edhe në kontekstin më të gjerë të presioneve mbi monarkinë. Një incident tjetër vitin e kaluar, tregoi se shumë njerëz e konsiderojnë familjen mbretërore një institucion të vjetëruar.
Pezullimi i parlamentit nga Boris Xhonson, akt për të cilin ai duhej të merrte lejen e Mbretëreshës, por që përfundimisht u gjykua si i paligjshëm nga gjykatat, tregoi se sa i pakuptimtë është tashmë roli i Madhërisë së saj. Sepse, nëse edhe vetë Mbretëresha është në mëshirën e prapaskenës së një kryeministri hileqar, atëherë cila është vlera e një kryetari të tillë të shtetit?
Pozicioni i saj është thjesht simbolik, dhe nuk përbën asgjë më shumë sesa një anakronizëm. Gjithnjë e më shumë, njerëzit po pyesin nëse ia vlen që për familjen mbretërore të paguhen miliona paund nga paratë e taksapaguesve, edhe për shkak se kjo shumë është rritur nga viti në vit.
Kësisoj kjo ngjarje, mund të jetë fillimi i një zbehjes së rolit të monarkisë britanike. Dhe Mbretëria e Bashkuar nuk do të ishte rasti i vetëm. Mbreti i Suedisë deklaroi vitin e kaluar, se do të largonte nga shtëpia mbretërore 5 nga nipërit dhe mbesat e tij. Dhe ky veprim ka kuptim: mbijetesa e monarkisë si një institucion, mund të varet pikërisht nga kjo gjë…/ Përshtatur nga CNA.al
Nga Jessica Murphy “BBC”* Kryeministri kanadez, Xhastin Trud...
Më 13 janar 1953, gazeta zyrtare e Partisë Komuniste Sovjeti...
Në mjediset gazetareske ka nisur të flitet për “klubin 27” d...
Hamburg – Edhe tani, pas më shumë se 70 vjetësh nga mbarimi ...
Lajmi i tërheqjes së Herrit dhe Meganit, Dukës dhe Dukeshës ...
Për më shumë se një shekull, temperatura 37 gradë Celsius, ë...
Nga Micah Halpern “Newsmax”Vrasja e kreut iranian të Forcës ...
Ne nuk kemi gjithmonë uri, dhe ushqehemi për shkak të nevojë...
Për shumë njerëz, nisja e vitit të ri është koha e duhur për...
Zyrtarët e Pentagonit kanë deklaruar për “Fox News”, se avio...
Nga Conrad Black, “Newsmax”* Demokratët kanë bërë një tjetër...
Nga Janusz Bugajski, “Center for European Policy Analysis”* ...
Shumëkush mund ta ketë dëgjuar në një moment emrin e Galileo...
Astronautët e sotëm në hapësirë, jetojnë duke u ushqyer me u...
Nga Joseph W.Sullivan “Foreign Policy”* Dy presidentët e fun...
Qeveria gjermane kërkon të mbledhë në tavolinën e bisedimeve...
Putini dhe Erdogani festuan hapjen e gazsjellësit të ri, edh...
Rritja e tensioneve me Iranin dhe e rrezikut për sigurinë në...
Parlamenti në Bagdad kërkon tërheqjen e trupave amerikane, p...
Nga Matthew Longo “Politico.eu”* Shumë më shpejt nga sa mend...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...