
A pati një komplot hebre për vrasjen e Josif Stalinit?
Më 13 janar 1953, gazeta zyrtare e Partisë Komuniste Sovjeti...
Nga Jessica Murphy ?BBC?
* Kryeministri kanadez, Xhastin Trudo, u rikthye nga pushimet e tij dimërore me mjekrën e rritur. Në këtë mënyrë, ai iu bashkua një liste politikanësh në rritje, mjekra e të cilëve ka ngjallur një lloj magjepsje tek publiku. Në disa pjesë të botës, mjekra mund të tregojnë shumë më tepër sesa stili personal.
?Politika e mjekrës?, ka qenë e disktueshme vitet e fundit në Egjipt, një vend me tradita thellësisht laike, ku mjekrat janë parë shpeshherë si një simbol i islamikëve fanatikë. Ndërkohë në SHBA, mjekrat janë perceptuar nga votuesit si një symbol i kthesës në jetën politike të dikujt, dhe si një lloj ?strehe? për kandidatët e mposhtur në betejat elektorale.
Ish-kandidati presidencial amerikan Al Gor bëri bujë në media, kur u rishfaq në vitin 2001, pas humbjes së tij të hidhur në zgjedhjet e nëntorit 2000, me një mjekër të madhe. E quajtur nga mediat si ?mjekra e ekzilit?, ajo ishte subjekt i një analize intensive. Sot duket se ajo është rrikthyer shumë në modë.
Kur ish-kryetari i Kongresit Amerikan, Pol Rajan zbuloi në Instagram në vitin 2015 pamjen e tij të re me mjekër, vuri në dukje se ishte spikeri i parë i Kongresit me mjekër në thuajse 100 vjet. Vendimi i tij për të braktisur pamjen e tij të mëparshme shkaktoi tronditje.
Sipas një studimi nga profesorja e shkencave politike në Universitetin Shtetëror të Oklahomës, Rebeka Herrik, vetëm 5 për qind e anëtarëve të Kongresit Amerikan, mbanin në atë kohë mjekër ose mustaqe. Mjekra e senatorit republikan amerikan Ted Kruz në vitin 2018, e magjepsi botën e internetin për javë të tëra.
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, është i famshëm për mjekrën e tij të veçantë. Dhe mediat vendase, vunë re se 18 nga 58 ministrat e kabinetit të tij të ri verën e kaluar, kishin mjekër. Në Britaninë e Madhe, kur kryeministre ishte Margaret Theçër, neveria e saj për mjekrën e burrave, çoi deri në akuza për ?pogonofobi?, që është frika ekstreme ndaj mjekrave.
Por kohët e fundit, lideri laburist britanik, Xheremi Korbin ishte njeriu i parë me mjekër që drejtoi një parti politike në vend që nga viti 1908. Thuhet se Margaret Theçër ishte shprehur:?Nuk do të toleroj tek asnjë minister i kabinetit tim lënien e mjekrës!?.
Në Kanada, 3 udhëheqësit e fundit të Demokratëve të Rinj të krahut të majtë, kanë mbajtur mjekër, përfshirë udhëheqësin aktual Xhegmit Sing, një kanadez i besimit Sikh që mban në kokë edhe një çallmë si pjesë e besimit të tij. Megjithatë, paraardhësi i tij, Tomas Makeri, u përball me thirrjet për të hequr mjekrën kur mori drejtimin e partisë. Kryeministri i fundit kanadez që mbante mjekër, ishte Sër Robert Borden në fillim të shekullit XX.
Nuk është e qartë nëse mjekra e Trudo, do të bëhet një pjesë e qëndrueshme e pamjes së tij të jashtme, apo nëse ai do të heqë atë para se deputetët të kthehen në parlament nga pushimet dimërore në fund të janarit.
E përkohshme apo jo, mjekra pas pushimeve ?është më shumë një pamje që tregon pjekuri, veçanërisht me ngjyrën gri që vjen ajo?, thotë për BBC-në Lin Mekej, këshilltare e kompanisë konsulente të imazhit ?Mackay Byrne Group?.
?Është një pamje që tregon vendosmëri?- shton më tej këshilltarja e imazhit, që ka punuar për shumë politikanë kanadezë, edhe pse jo për Trudo. ?Me këtë mjekër ai po projekton një nivel të caktuar pjekurie. Për këtë gjë nuk ka dyshime?- thotë ajo.
Kryeministri 48-vjeçar, u ngjit për herë të parë në pushtet në vitin 2015, si një fytyrë e freskët në politikën kanadeze, por edhe skenën botërore. Duke qenë gjithnjë një politikan i ndërgjegjshëm per rëndësinë e imazhit, pamjet me mjekër të Trudo të publikuara nga ekipi i tij, bie ndesh me ?markën? e tij politike rinore.
Pas një serie krizash politike dhe skandalesh, ai u përball me një betejë të ashpër elektorale gjatë rizgjedhjes, dhe arriti të mbante postin, edhe pse humbi shumicën në parlament. ?Ai nuk duket dhe aq i ri me këtë mjekër. Me siguri duket më shumë si një burrë shteti me përvojë?- shprehet Mekej.
Ajo vuri në dukje se mjekra është diçka që është sa brenda aq dhe jashtë modes, dhe që ka parë një rigjallërim vitet e fundit. Mekej, një konsulente në botën e biznesit në vitet 1980, theksoi se pamja e rruar e një politikani, synon të transmetojnë hapje dhe integritet.
?Mjekrat janë shumë të pranueshme në të bërit biznes, dhe mendoj se ky është një tranzicion natyral drejt përdorimit të tyre edhe në politikë. Mjekra është ndërkohë një nga mënyrat e pakta, përmes së cilës burrat shprehin veten me stilin e tyre, dhe tregojnë paksa individualizëm?- përfundon ajo./ Përshtatur nga CNA.al
Më 13 janar 1953, gazeta zyrtare e Partisë Komuniste Sovjeti...
Në mjediset gazetareske ka nisur të flitet për “klubin 27” d...
Hamburg – Edhe tani, pas më shumë se 70 vjetësh nga mbarimi ...
Lajmi i tërheqjes së Herrit dhe Meganit, Dukës dhe Dukeshës ...
Për më shumë se një shekull, temperatura 37 gradë Celsius, ë...
Nga Micah Halpern “Newsmax”Vrasja e kreut iranian të Forcës ...
Ne nuk kemi gjithmonë uri, dhe ushqehemi për shkak të nevojë...
Për shumë njerëz, nisja e vitit të ri është koha e duhur për...
Zyrtarët e Pentagonit kanë deklaruar për “Fox News”, se avio...
Nga Conrad Black, “Newsmax”* Demokratët kanë bërë një tjetër...
Nga Janusz Bugajski, “Center for European Policy Analysis”* ...
Shumëkush mund ta ketë dëgjuar në një moment emrin e Galileo...
Astronautët e sotëm në hapësirë, jetojnë duke u ushqyer me u...
Nga Joseph W.Sullivan “Foreign Policy”* Dy presidentët e fun...
Qeveria gjermane kërkon të mbledhë në tavolinën e bisedimeve...
Putini dhe Erdogani festuan hapjen e gazsjellësit të ri, edh...
Rritja e tensioneve me Iranin dhe e rrezikut për sigurinë në...
Parlamenti në Bagdad kërkon tërheqjen e trupave amerikane, p...
Nga Matthew Longo “Politico.eu”* Shumë më shpejt nga sa mend...
Ishte shkurti i vitit 1825, dhe 34-vjeçari Samuel Mors, një ...
Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit në lagjen ‘Vull...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar marrëveshjen që ...
Një denoncim të fortë ka bërë pasditen e sotme kryetar...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Ti...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Një bilanc i zi është regjistruar në vetëm dy ditë nga kri...
Policia ka identifikuar autorin që plagosi 60-vjeçaren...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga të shtënat me ar...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më ...
Në Shqipëri, personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të p...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën m...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në ven...
Fondi për të Drejtën Humanitare tha të enjten se procesi i...
Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kërkes...
Në një raport të publikuar nga Oda Ekonomike Amerikane në ...
Parlamenti i Turqisë voton sot lidhur me kërkesën e Finlan...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 30 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.2 ...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...