Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Më shumë se 2 shekuj më parë, shpërthimi më i madh vullkanik në historinë e regjistruar, çoi në pragun e urisë miliona njerëz në Amerikën e Veriut dhe Evropë. Në vitin 1815, Mali vulkanik Tambora në Indonezi shpërtheu duke pompuar në atmosferë miliona tonë pluhur, hi dhe dioksid squfuri.
Shpërthimi bëri që vera e vitit 1816 të kishte temperatura tipike dimërore, dhe kjo shkatërroi të gjitha prodhimet bujqësore. Miliona zogj ranë nga qielli të ngordhur. Të dëshpëruar për ushqim, njerëzit thuhet se u ushqyen me rakunë dhe pëllumba.
Ajo periudhë, u bë e njohur si ?dimri vullkanik? ose ?viti pa verë?. Mesatarisht, temperatura globale ra me afro 1.5 gradë Celcius. Dejvid Denkenberger, një inxhinier mekanik në Universitetin e Alaskës në SHBA, e përdor shpesh këtë shpërthim si një shembull kur njerëzit e pyesin mbi mundësinë e një dimri bërthamor sot, pas një lufte bërthamore.
Denkenberger drejton Aleancën e Ushqimit të Botës pas Katastrofës (ALLFED), që studion mënyrat se si të mbrohet furnizimin me ushqim i botës gjatë një katastrofe globale. Në rastin e një dimri bërthamor, thotë ai, ushqimet si kërpudhat, alga e detit dhe madje edhe sheqeri i nxjerrë nga gjethet, mund të ndihmojë në krijimin e një ?diete të qëndrushme ushqimore të fatkeqësisë?.
Studiuesit parashikojnë që një luftë bërthamore në shkallë të plotë midis Indisë dhe Pakistanit, vende që vazhdojnë të shtojnë arsenalin e tyre bërthamor, mund të sjellë shpërthimin e 250 armëve 100-kilotonëshe, secila më shumë se 6 herë më e madhe se bomba atomike ?Little Boy? që u hodh në Hiroshima të Japonisë.
Në këtë skenar ekstrem, një re me blozë të zezë mund të mbështjellë qiellin dhe të bllokojë rrezet e diellit, duke bërë që temperaturat të bien në mënyrë dramatike. Kjo do të pamundëojë rritjen e kulturave në bujqësi, duke shkaktuar një uri globale. ?Do të kishte një ndryshim të menjëhershëm të klimës?- thotë për ?Business Insider? Alan Robosk, autori i një studimi të fundit që analizon efektet e një lufte të mundshme bërthamore midis dy vendeve.
?Sado të tmerrshme që do të jenë efektet direkte të armëve bërthamore, efektet indirekte në lidhje me furnizimin ushqimor, do të ishin shumë më negative?- thekson ai. Por Denkenberger beson se ekzistojnë mënyrat për të mbijetuar, edhe nëse toka zhuritet dhe përfshihet nga të ftohtit ekstrem.
Në një studim të botuar në vitin 2008, ai tregon se si kërpudhat mund t?i mbijetojnë një holokausti termonuklear, por dhe një dimri bërthamor që do të pasonte. Sipas vlerësimeve të tij, edhe nëse një dimër bërthamor do shkatërronte triliona pemë, kërpudhat mund të ushqeheshin me atë lëndë të vdekur, duke krijuar një burim ushqimi rigjenerues, që mund të ushqejë potencialisht të gjithë njerëzit në planet për rreth 3 vjet.
Meqë kërpudha është një bimë që nuk mbështetet tek fotosinteza, ajo mund të mbijetojnë pa shumë dritë. E njëjta gjë vlen edhe për algat e detit. ?Leshterikët e detit, janë realisht një burim i mirë ushqimi në një skenar të tillë, pasi ato mund të tolerojnë një nivel të ulët të dritës. Plus që rriten shumë shpejt?- thotë Denkenberger.
Në një dimër bërthamor, toka do të ftohet më shpejt se sa oqeanet. Prandaj oqeanet do të mbeten pak më të ngrohta, dhe leshterikët e detit mund të përballojnë temperaturat relativisht të ulëta. Për të ushqyer të gjithë njerëzit, shkencëtari vlerëson se botës do t?i duheshin rreth 1.6 miliardë ton ushqim të thatë në vit.
Denkenberger hartoi një dietë tipike prej 2.100 kalorish në një skenar apokaliptik. Ajo përfshin një përzierje të mishit, vezëve, sheqerit dhe kërpudhave. Ajo përfshin edhe çaj të bërë nga gjethet e pemëve, të cilat përmbajnë Vitaminë C. Bakteret që rriten natyrshëm aty, do të shërbenin si një burim i vitaminës E, çka është e rëndësishme për funksionimin e trurit të njeriut.
Sipas tij gjethet përmbajnë gjithashtu fibra të trasha celuloze, të cilat mund të shndërrohen në sheqer. Nëse sistemi bujqësor global do të rrënohej, dyqanet aktuale të ushqimit të thatë mund të ushqenin vetëm rreth 10 përqind e popullsisë globale për 5 vjet. Dhe kjo natyrisht që është e pamjaftueshme.
Edhe ruajtja e sasive të mëdha të ushqimit, përpara një katastrofe do të ishte gjithashtu e kushtueshme. Sipas Denkenberger, një përpjekje e tillë do të kushtojë ?triliona dollarë dhe do të zgjaste shumë në kohë?. Ndërkohë algat e thata të detit, mund të prodhohen për rreth 1 dollarë kg.
Pra do të kushtonte rreth 3.2 trilioën dollarë amerikanë, prodhimi i mjaftuehëm i algave të detit për të ushqyer të gjithë njerëzit në Tokë 1 një vit rresht. Gjithashtu, Denkenberger ka propozuar disa zgjidhje teknologjike për rritjen e ushqimit, që nuk mund të magazinohet. Ai rekomandon përdorimin e gazit natyror në atmosferë për të prodhuar proteina.
Kompania daneze Unibio, po zhvillon tashmë një mënyrë për ta shndërruar gazin metan në një proteinë shumë të përqendruar, që mund të thahet dhe paketohet si një ushqim për peshqit. Ndërkaq kompania amerikane Kalista, po përdor gazra si azoti dhe metani për të ushqyer peshqit dhe bagëtitë. Në rastin e një katastrofe, tha Denkenberger, këto proteina mund të përdoren edhe për të ushqyer njerëzit./ Sciencealert.com/Përshtatur nga CNA.al
Nëse do të kishte një ushqim të përsosur, vezët do të ishin ...
Nga Gary Sick “Responsible Statecraft”* Afër fundit të fjalë...
Nga Johanna Ross, “American Herald Tribune”* Kur Mbretëresha...
Nga Jessica Murphy “BBC”* Kryeministri kanadez, Xhastin Trud...
Më 13 janar 1953, gazeta zyrtare e Partisë Komuniste Sovjeti...
Në mjediset gazetareske ka nisur të flitet për “klubin 27” d...
Hamburg – Edhe tani, pas më shumë se 70 vjetësh nga mbarimi ...
Lajmi i tërheqjes së Herrit dhe Meganit, Dukës dhe Dukeshës ...
Për më shumë se një shekull, temperatura 37 gradë Celsius, ë...
Nga Micah Halpern “Newsmax”Vrasja e kreut iranian të Forcës ...
Ne nuk kemi gjithmonë uri, dhe ushqehemi për shkak të nevojë...
Për shumë njerëz, nisja e vitit të ri është koha e duhur për...
Zyrtarët e Pentagonit kanë deklaruar për “Fox News”, se avio...
Nga Conrad Black, “Newsmax”* Demokratët kanë bërë një tjetër...
Nga Janusz Bugajski, “Center for European Policy Analysis”* ...
Shumëkush mund ta ketë dëgjuar në një moment emrin e Galileo...
Astronautët e sotëm në hapësirë, jetojnë duke u ushqyer me u...
Nga Joseph W.Sullivan “Foreign Policy”* Dy presidentët e fun...
Qeveria gjermane kërkon të mbledhë në tavolinën e bisedimeve...
Putini dhe Erdogani festuan hapjen e gazsjellësit të ri, edh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...