
Tentoi të ndalonte një ves njerëzor, por Prohibicioni ndihmoi në fuqizimin e mafias në SHBA
Më 16 janar 1920, hyri në fuqi në SHBA Amendamenti i 18-të i...
Nga Luke McGee, ?CNN?
* Kur e gjithë qeveria ruse dha dorëheqjen të mërkurën, edhe analistët më të vjetër të Rusisë u kapën në befasi. Më herët gjatë ditës, presidenti Vladimir Putini kishte njoftuar planin e tij për të ndërmarrë disa reforma, që do ta bënin pasardhësin e tij një president më pak të fuqishëm, duke e rishpërndarë pushtetin në një mënyrë të tillë, që parlamenti dhe posti i kryeministrit rus të kenë një ndikim më të madh.
Ai i falenderoi zyrtarët e dorëhequr për shërbimin e tyre, por tha se ?jo çdo gjë ka funksionuar?. Gjatë 2 viteve të fundit, popullariteti i Putinit ka pësuar një rënie, pjesërisht si pasojë e reformës jopopullore të pensioneve, dhe një ekonomie në stanjacion.
Ndërkohë, viti 2019 u shoqërua me protesta në rrugë për zgjedhjet lokale, kur opozita e fragmentuar e vendit, shprehu pakënaqësi ndaj presidentit dhe elitës qeverisëse, se kanë qëndruar në pushtet tej çdo kufizimi ligjor. Gjithsesi, ndërsa detajet e sakta të kësaj dorëheqje masive – të udhëhequr nga kryeministri aktual dhe ish-presidenti Dimitri Medvedev- janë ende të paqarta, ishte e qartë se kjo nuk ishte një formë proteste ndaj reformave të propozuara të Putinit.
Në deklaratën e tij të dorëheqjes së kabinetit qeveritar, Medvedev tha se po vepronte në mënyrë që t?ia lehtësonte jetën Putinit. Ai tha se presidenti ?kishte prezantuar një numër ndryshimesh themelore në kushtetutë?, dhe se ?në këtë kontekst, është e qartë se ne, si qeveri… duhet t?i ofrojmë presidentit të vendit tonë mundësinë për të marrë të gjitha vendimet e nevojshme, në funksion të tyre?.
Këto ndryshime, duket se janë një rishpërndarje e pushtetit, duke i dhënë parlamentit fuqinë për të emëruar kryeministrin, që më pas do të ndërtojë një kabinet qeveritar, i cili do të votohet nga parlamenti. Sipas fjalëve të Putinit:?Në këtë rast, presidenti do të jetë i detyruar t?i emërojë ata; pra ai nuk do të ketë të drejtë të refuzojë kandidaturat e miratuara nga parlamenti?.
Kushtetuta ruse e ndalon Putinin të rikandidojë si president në vitin 2024. Sidoqoftë, nuk ka asgjë që e ndalon atë të bëhet sërish kryeministër, si në vitin 2008, kur ai dhe Medvedev ndërruan rolet për 4 vjet. ?Pikëpamja ime personale, është se kjo është një rrokadë midis Putinit dhe Medvedevit?- thotë Valeri Akimenko, një analist i vjetër i Rusisë, që aktualisht punon në Qendrën e Studimit të Konflikteve.
?Medvedev nuk është një figurë e pavarur, dhe nuk ka bërë asgjë kundër Putinit, gjatë kohës që ishte president. Siç ndodhi në vitin 2008, edhe kjo duket si një marrëveshje e ndërsjellë midis të dyve?- shton ai. Por jo të gjithë analistët, besojnë se është e pashmangshme që Putini të bëhet sërish kryeministër.
Oleg Ignatov nga Qendra për Politikën Aktuale, një think-tank me qendër në Moskë, tregon se Putini foli edhe për ndryshimin e rolit kushtetues të Këshillit Shtetëror të Rusisë, një organ këshillues për kreun e shtetit. ?Ka zëra se Putini mund të udhëheqë Këshillin e ri Shtetëror, në vend se të bëhet sërish kryeministër. Në rast se ndodh kjo, ka gjasa që fjala e tij të jetë fjala e fundit. Ai nuk do të interesohet për detajer teknike, por gjithçka do të vazhdojë të jetë nën kontrollin e tij?- tha Ignatov për CNN.
Edhe Akimenko bie dakord që ky lloj roli, mund të ishte në favor të Putinit. ?Roli i ardhshëm i Këshillit të Shtetit, është aktualisht i papërcaktuar. Por ai mund të jetë një arbitër, çka do të thotë se kur ka një mosmarrëveshje, Këshilli i Shtetit mund të ketë fjalën e fundit?-mendon ai.
?Megjithatë, unë mendoj se Putini ka më shumë gjasa të bëhet sërish kryeministër?- thekson ai. Sido që të jetë rezultati, tashmë po shfaqet një narrativë e Putinit, që e konsolidon kontrollin e pushtetit të tij. Aleksei Navalni, udhëheqësi më aktiv i opozitës ruse, deklaroi në rrjetet sociale se ?qëndrimi përjetë në pushtet, marrja në pronësi e një vendi të tërë, dhe përvetësimi i pasurisë për vete dhe miqtë e tij, është qëllimi i vetëm i Putinit dhe regjimit të tij?.
Duke ndërmarrë hapa të tillë për të forcuar kontrollin e tij, Putini po i dërgon gjithashtu një mesazh gjithë botës. Më shumë Putin në Rusi, do të thotë më shumë Putin në skenën ndërkombëtare. Dhe nëse vitet e fundit na kanë mësuar ndonjë gjë, kjo do të thotë një Rusi më të gatshme të veprojë si një rivale direkt për ndikim, në rendin botëror të udhëhequr nga SHBA-ja, duke hkaktuar më shumë ?dhimbje koke? për Amerikën dhe aleatët e saj./ Përshtatur nga CNA.al
Më 16 janar 1920, hyri në fuqi në SHBA Amendamenti i 18-të i...
A keni parë ndonjëherë në ëndërr një fëmijë, dhe ta keni pye...
“The Washington Post”* Midis shumë çështjeve ende të acaruar...
Më shumë se 2 shekuj më parë, shpërthimi më i madh vullkanik...
Nëse do të kishte një ushqim të përsosur, vezët do të ishin ...
Nga Gary Sick “Responsible Statecraft”* Afër fundit të fjalë...
Nga Johanna Ross, “American Herald Tribune”* Kur Mbretëresha...
Nga Jessica Murphy “BBC”* Kryeministri kanadez, Xhastin Trud...
Më 13 janar 1953, gazeta zyrtare e Partisë Komuniste Sovjeti...
Në mjediset gazetareske ka nisur të flitet për “klubin 27” d...
Hamburg – Edhe tani, pas më shumë se 70 vjetësh nga mbarimi ...
Lajmi i tërheqjes së Herrit dhe Meganit, Dukës dhe Dukeshës ...
Për më shumë se një shekull, temperatura 37 gradë Celsius, ë...
Nga Micah Halpern “Newsmax”Vrasja e kreut iranian të Forcës ...
Ne nuk kemi gjithmonë uri, dhe ushqehemi për shkak të nevojë...
Për shumë njerëz, nisja e vitit të ri është koha e duhur për...
Zyrtarët e Pentagonit kanë deklaruar për “Fox News”, se avio...
Nga Conrad Black, “Newsmax”* Demokratët kanë bërë një tjetër...
Nga Janusz Bugajski, “Center for European Policy Analysis”* ...
Shumëkush mund ta ketë dëgjuar në një moment emrin e Galileo...
Geni Rapi, nga Piluri i Devollit, kërkon ndihmën e emision...
Skënder Yzeiraj një banor i Njësisë Administrative Golem k...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapin, 61 vjeç, banues në Pat...
Bilbil Cjapi është një qytetar që ka punuar më parë në kom...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të pu...
Një i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje ka dhunuar...
Njëri prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Briken Sanajt...
Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komis...
Materniteti “Koço Gliozheni” në Tiranë ka hedhur dritë mbi...
Abdyl Sinani, ekspert i sigurisë ushqimore, tha në emision...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të diktojnë ...
Në orët e para të mëngjesit në Qafë Thanë-Korçë filluan resh...
Pesë oficerë policie janë shkarkuar nga puna dhe akuzuar p...
Bullgaria ka nisur ndërtimin e gazsjellësit që do ta l...
FBI po kryen kontrolle në shtëpinë e presidentit Joe Biden...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi në mble...
Sot, më 1 shkurt 2023, dollari amerikan blihet me 106.9 le...
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 31 janar 2023 k...
Monedha e eurozonës e mbyll muajin janar në vlerat e 116 l...