LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Impeachment” dhe ”Irani”, do dëmtojnë më shumë demokratët sesa Donald Trumpin

21 Janar 2020, 07:26, Blog CNA
"Impeachment” dhe ”Irani”, do dëmtojnë më

Nga Keith Naughton, ?The Hill?

* Aforizma ?armiku i armikut tim është miku?, mund t?i kushtojë shtrenjtë kandidatëve demokratë për president të SHBA-së. Dhe shembulli më i mire, janë kritikat e tyre ndaj sulmit amerikan me dron, që vrau komandantin ushtarak iranian Kasëm Sulejmani.

Ato sulme që dukej se ishin në anën e duhur të opinionit publik, tani po duken si katastrofike. Nuk është ndonjë sekret që votuesit demokratë e përçmojnë Donald Trumpin. Vlerësimi ndaj tij në mesin e demokratëve, ka mbetur i dobët (nën 10 për qind) që prej zgjedhjes së tij president. Sondazhi më i fundit i ?The Economist?, thekson se Trump shihet pozitivisht nga vetëm 7 përqind e demokratëve.

Por amerikanët e urrejnë në shumicë Republikën Islamike të Iranit. Një sondazhi i Politico/Morning Consult, tregon se vetëm 4 për qind e amerikanëve e konsiderojnë Iranin si ?mik? ose ?aleat?. Ky nivel është i njëjtë tek demokratët dhe republikanët.

Irani shihet si një armik i hapur nga 69 për qind e amerikanëve (78 për qind e republikanëve; dhe 65 për qind e demokratëve).  ?The Economist? raporton ndarje prej 7 përqind mes dilemës ?mik ose aleat?, dhe 73 përqind ?jo miqësor ose armik?, me dallime të papërfillshme midis partive politike.

Para lajmeve për rrëzimin e avionit ukrainas, publiku amerikan e aprovoi sulmin ndaj Sulejmanit, me 47 përqind pro dhe 40 për qind kundër, dhe me një ndarje tipike të demokratëve që kundërshtojnë Trumpin  (70 për qind) dhe republikanët që e favorizuan atë (85 për qind).

Gjithsesi, gjysma e publikut ndihej ?më pak i sigurtë?, përfshirë shumicën e të pavarurve. Dhe kjo për shkak të pritshmërisë se lufta me Iranin kishte shumë gjasa që të shpërthente, një mendim që e ndanin shumica e republikanëve, demokratëve dhe të pavarurve (69 për qind).

Nëse kombinoni rrezikun e shtuar të një lufte të pritshme, me një kundërshtim konsensual ndaj më shumë konfliktev (61 për qind), dhe një ndjenjë të fortë të qytetarëve amerikane se SHBA-ja është e përfshirë në shumë konflikte (69 për qind), është e qartë se shqetësimi dhe kundërshtimi i sulmit, lidhet kryesisht me frikën nga përshkallëzimi i situatës.

Rezulton se Irani është po aq i frikësuar sa edhe ekandidatët demokratë, nga një Trump i paparashikueshëm. Unë pres që opinioni publik t?i kthehet sërish modelit të njohur të kundërshtimit të përgjithshëm të demokratëve ndaj Trumpit, përkrahjes së republikanëve, dhe miratimit nga të pavarurit, për sa kohë që rezultatet janë të kënaqshme.

Por për kandidatët presidencialë demokratikë, dëmi është bërë. Ata kundërshtuan veprimet e Trump, dhe u acaruan kur dolën sondazhet e para pas sulmit. Tani që histeria është zbehur-  dhe në fakt shpallja e Luftës së Tretë Botërore ishte thuajse histerike – demokratët duhet të përballen me pasojat negative të një sulmi më të madh ndaj Trumpit, sesa ndaj një regjimi represiv dhe të neveritshëm iranian.

Vetëm ish-zëvendëspresidenti Xho Bajden, e denoncoi fort Iranin. Dhe nuk është për t’u habitur, që ai ka një avantazh të madh ndaj rivalëve të tij në parti, në lidhje me qasjen ndaj sigurisë kombëtare:32 përqind e votuesve demokratë kanë besim tek Bajden, në krahasim me 20 përqind ndaj senatorit Berni Sanders, dhe vetëm 11 për qind ndaj senatores Elizabet Uorren.

Duhet të theksohet se administrata Trump, ia doli të përçojë si duhet mesazhin e saj, duke e kanalizuar në një debat nëse Sulejmani ishte apo jo një ?kërcënim i menjëhershëm? për forcat amerikane në Lindjen e Mesme. Fakt është, se është qartazi e dokumentuar që Sulejmani ishte direkt përgjegjës për vdekjen e qindra amerikanëve, dhe nuk ekziston asnjë provë se ai do ta ndërpriste këtë veprimtari.

Dhe kjo gjë duhet të jetë e mjaftueshme, për të justifikuar një sulm parandalues ??vdekjeprurës.

Kriza e Iranit, është një tjetër rast kur demokratët i dhanë Trumpit më shumë pikë në publik me sjelljen e tyre. Trumpi është dëmtuar nga procesi i fajësimit (impeachment). Qëkur Kongresi nisi hetimin e tij, opinioni publik e ka mbëhstetur në shumicë fajësimin.

Por ai konsideron si më të rëndësishme çështjet e tjera. Vendimi i spikeres së Kongresit Nensi Pelozi për ta zvarritur këtë procesin, që të përkojë me afrimin e fushatës presidenciale, ishte një gabim serioz. Qasja e gabuar e demokratëve ndaj sulmit mbi Sulejmanin, ashtu si edhe ndaj fajësimit, vetëm sa do ta ndihmojë Trumpin në aspektin politik./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga