LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Islamikët radikalë, mbeten kërcënues dhe pas hekurave të burgut

19 Janar 2020, 07:22, Blog CNA
Islamikët radikalë, mbeten kërcënues dhe pas hekurave

Nga Robin Simcox ?Foreign Policy?

Në gushtin e vitit 2014, një i ri i papunë thurri planin e tij për t?i prerë kokën një ushtari britanik. I konvertuar së fundmi në fenë islame nga Dëshmitarët e Jehovait, Brustom Ziamani u duk se ishte vetëm xhihadisti i radhës, planet e mëdha të të cilit rezultuan një dështim i plotë, duke përfunduar në një burg britanik.

Duke vepruar në mesin e disa radikalëve të tjerë në një burg në Milton Kejnes, një qytet 80 km larg Londrës, Ziamani zuri një rol me rëndësi. Sipas një ish-të burgosuri të intervistuar për ?Times of London?, Ziamani e quante veten ?shef të policisë së Sheriatit?.

Ai sillej nëpër burg, për t?u siguruar që asnjë i burgosur mysliman të mos e prishte agjerimin gjatë Ramazanit. Ziamani do të nxirrt në gjyq sy shkelës të sheriatit. Ata akuzoheshin për konsumimin e alkoolit. Ziamani vendosi që ata të ndëshkohen me rrahje, vendim që u zbatua me shpjetësi nga ndihmësit e tij.

Ai nuk ishte rasti i vetëm në të cilin radikalizmi i Ziamaniu, i përvetësuar jashtë burgut u manifestua edhe brnda tij. Ai do t?u afrohej të burgosurve të rinj myslimanë, duke i joshur ata t?i çonte tek ?emiri? i burgut, një tjetër i konvertuar, që më pas do t?i jepte leksione radikale nga qelia e tij e burgut.

Ziamani u zhvendos në një burg tjetër në Kembrixhshajër. Aty ai dhe një bashkëpunëtor sulmuan gardianët e burgut me mjete rrethanore ndërsa bërtisnin ?Allahu Akbar!?. Edhe pse nuk pati të vrarë, 5 të plagosur përfunduan në spital. Autoritetet britanike, po e trajtojnë incidentin si një sulm terrorist.

Por Britania nuk është i vetmi vend perëndimor, që ka përjetuar sulme të tilla në burgjet e tij. Sulmi i parë i Al-Kaeda në Nju Jork nuk ndodhi më 11 Shtator, por 10 muaj më parë në një burg të Manhatanit. Mamduh Salim, themelues i Al-Kaedës ishte në pritje të gjyqit për akuzën e terrorizmit, kur goditi me një thikë të improvizuar në njërin sy oficerin Luis Pepe, që pësoi një traumë fizike dhe psikologjike .

Ky problem ka prekur edhe Francën. Në shtatorin  vitit 2016, një radikal francez maroken,

Bilal Tagi, goditi me thikë 2 gardianë në burgun Valdua. Në janarin e 2018-ës, një ish bashkëpunëtor i Osama bin Laden, sulmoi në një burg tjetër francez Vendi lë-Viel në veri të vendit.

Kristian Ganzarski, një gjerman i konvertuar  në mysliman, sulmoi 4 gardianë burgu me një mjet prerës. Zyrtarët francezë besojnë se ai e ndërmori këtë sulm për të zgjatur burgosjen e tij në Francë, dhe për të parandaluar ekstradimin në Shtetet e Bashkuara, ku duhet të përballet me akuza për terrorizëm.

Në shtatorin e vitit 2015, qeveria britanike urdhëroi një studim mbi ekstremizmin islamik në burgje. Raporti, i hartuar nga ish-oficeri Jan Asheson arriti në përfundimin se ekstremizmi islamik ishte ?një problem në rritje brenda burgjeve?. Ky ekstremizëm, shfaqej në mënyra të ndryshme, nga të ashtuquajturit ?emirë të burgjeve?, që ushtrojnë një ndikim kontrollues dhe radikalizues tek të burgosurit myslimanë, duke i inkurajuara ata të jenë agresivë ndaj jo-myslimanëve, për t?i kthyer në fenë Islame.

Në përgjigje të këtij problemi, Asheson rekomandoi një strategji qendrore, gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar për të monitoruar dhe luftuar ekstremizmin islamik në burgje. Ai sugjeroi që të burgosurit radikalë islamikë të mbahen brenda njësive të specializuara, dhe jo të përzihen më te tjerët, pasi vetëm kështu zvogëlohet ndikimi i tyre. Qeveria nisi të zbatojë sugjerimt e tij, ndonëse mbetet ende shumë për të bërë.

Një shqetësim të madh në këtë aspekt përbëjnë faltoret e e burgut. Shumica e faltoreve myslimane janë një formë ringjallëse e një Islami shumë konservator. Edhe pse ai nuk është një tregues i ekstremizmit në vetvete, faltoret nuk janë përfaqësuese të popullatës myslimane të Britanisë së Madhe.

Një sfidë të madhe paraqet edhe pamundësia për të njohur ideologjinë islamike. Ndonjëherë stafi i burgut e ngatërron praktikën fetare me radikalizmin. Për të kuptuar mentalitetin islamik, admnistrata e burgjeve në Britani, duhet të angazhohet më shumë me ish-ekstremistët që i kuptojnë rrënjët e ideologjisë, por që mbështesin vlerat britanike dhe ato të demokracisë perëndimore.

Ndërkaq, qeveritë duhet kenë një qasje më të kujdesshme kur vlerësojnë rreziqet që paraqesin të burgosurit islamikë. Në nëntorin e vitit të kaluar, Usman Khan, që sapo ishte liruar nga burgu për vepra të mëparshme terroriste, goditi me thikë për vdekje 2 persona, dhe plagosi 3 të tjerë në Londër.

Ai vlerësohej si një ish-eksremist i rehabilituar: Të dy personat që vrau punonin për një organizatë që u jepte mundësi studentëve nga universitetet dhe të burgosurve, të studionin dhe mësonin bashkë. Ata e kishin përdorur Khan si një shembull të një historie suksesi.

Ashtu si shërbimet e inteligjencës nuk mund të ndalojnë çdo komplot terrorist, edhe stafi nëpër burgje nuk mund të zbulojë çdo ndikim të mundshëm vdekjeprurës. Sfida është shumë e madhe. Aministrata e burgjeve po përpiqet të zvogëlojnë perspektivën që të burgosurve të ekspozohen ndaj ideologjisë ekstremiste. Por asnjë qasje nuk është 100 për qind e sigurt. Siç e tregoi Ziamani javën e kaluar, dhe shumë të tjerë para tij, rreziku që vjen nga të burgosurit radikalë islamikë nuk përfundon vetëm sepse ata janë tanimë pas hekurave të burgut./Përshtati në shqip CNA.al

 

Lajmet e fundit nga