LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse njerëzit bëjnë tatuazhe në trupat e tyre?

19 Janar 2020, 12:52, Blog CNA
Pse njerëzit bëjnë tatuazhe në trupat e tyre?

Nga të gjitha ndryshimet në modën e të rinjve, shtimi i tatuazheve gjatë 30 viteve të fundit, mund të jetë më i habitshmi. Dhe kjo dukuri ka disa shpjegime të mundshme. Ato fokusohen

në konceptin e angazhimit, që sipas studiuesve Majkëll dhe Pasheri, i referohet një vendimi psikologjik që e bën të parashikueshme sjelljen e një individi, pavarësisht ndryshimeve në dëshirat dhe interesat e tyre.

Dhe angazhimi është i rëndësishëm, pasi ai lehtëson planifikimin e ardhshëm dhe koordinimin e veprimeve të përbashkëta, që përfshijnë agjentë të shumtë. Në një artikull të fundit në revistën ?Neë York Revieë of Books? të Roberto Savianos mbi praktikat kulturore dhe ritualet e klanit mafioz Ndrangeta në Kalabri, sqarohet funksioni dhe qëllimi që kanë tatuazhet.

Saviano shkruan se ?simbolet dhe kodet shërbejnë për të krijuar një ndjenjë të përkatësisë, dhe për të krijuar një identitet?. Kjo ishte veçanërisht e rëndësishme për shoqëritë sekrete, ku gjestet dhe shenjat zbulojnë besnikërinë themelore të individit.

Për shembull, sipas Saviano, ndërsa Ndrangheta i përdorte tatuazhet me tre pika midis gishtit të madh dhe atij tregues, anëtarët e rinj të organizatës mafioze Kamorra në Napoli, shënojnë veten me inicialet e familjes së tyre dhe shefit të klanit. Ajo nuk është thjeshtë një etiketë; tatuazhi përfaqëson një kod. Në vend të shkronjave, ata përdorin numra, dhe numrat më pas i referohen shkronjave përmes një sërë domethëniesh që njihen vetëm nga anëtarët e grupit.

Vlera e simboleve të përdorura në shenjat e trupit, nga tatuazhet deri tek zbukurimet, qëndron në interpretueshmërinë e tyre: nëse e kuptoni se çfarë kuptimi kanë simbolet, atëherë jeni pjesë e të njëjtës sferë kulturore. Dhe nëse jeni pjesë e së njëjtës sferë kulturore, atëherë ka të ngjarë të keni angazhime të ngjashme.

Tatuazhet e zgjidhin problemin e angazhimit për rininë urbane dhe atë periferike. Ashtu si shumica e zgjedhjeve që bën konsumatori, edhe ato tregojnë rrënjët sociale dhe aspiratat e individit.  Për shembull, SHBA ka një kulturë individualiste, dhe një person mund ta shprehë atë individualitet përmes sendeve që blen.

Në një shoqëri kapitaliste, mallrat që njeriu konsumon, i ndihmojnë të tjerët të klasifikojnë individin në një sërë kategorish, përfshirë klasën dhe pozitën shoqërore. Shenjat e identifikueshme vizuale, e lehtësojnë depërtimin shoqëror në hapësira anonime, duke siguruar simbole kuptimplota për të gjetur veten dhe të tjerët.

Përmes përdorimit të sistemit fleksibël të kuptimit përmes simbolologjisë së tatuazheve, ju mund të shfaqni besnikërinë sociale dhe kulturore ndaj tyre. Këto shenja, si ato të Kamorristi, krijojnë përkatësitë grupore. Të qenit pjesë e një grupi, tregon që ndan norma, zakone dhe vlera. Kjo ju garanton një ndjenjë sigurie.

Në disa raste, individi me më shumë tatuazhe ka më shumë për të fituar duke u bërë anëtar i një grupimi të ri, pikërisht sepse ka më shumë për të humbur nga të qëndruarit në grupin prej nga ka ka ardhur. Për shkak të natyrës pak a shumë të përhershme të tatuazheve, sa më shumë shenja trupore të ketë një person, aq më shumë është i përkushtuar ai ndaj grupit shoqëror m të cilin identifikohet.

Motivimi i individit për të marrë një angazhim të madh përmes shenjave trupore, mund të vijë për shkak të thyrjes së madhe të besimit në një marrëdhënie të fundit sociale apo familjare brenda një grupimi të mëherhëm shoqëror. Më pas, individi motivohet të gjejë një grupim të ri.

Nuk është rastësi që llojet e tatuazheve të individëve brenda një grupi miqsh, duken shumë të ngjashme.

Po ashtu është shumë domethënës fakti që përqindja më e madhe e tatuazheve është e realizuar gjatë adoleshencës, pra gjatë një periudhe të jetës, kur individët po ndërtojnë në mënyrë aktive vetë-identitetin e tyre, dhe synojnë të gjejnë ndjenjën e përkatësisë në grupe përtej strukturave të tyre të trashëguara familjare.

Shembujt më të hershëm të tatuazheve, i gjejmë në Egjiptin e faraonëve, dhe përgjithësisht mendohet se ato tregonin statusin dhe përkatësinë e grupit, ose shërbenin si hamajli për mbrojtje ose si shenja terapeutike. Dimë gjithashtu se disa nga shembujt më të hershëm të tatuazheve në trup vërehen tek komunitetet fisnore, që i përkasin një grupimi njerëzish veçanërisht të rrezikuar.

Për shembull, kini parasysh tatuazhet e marinarëve, që tregojnë mundimet me të cilat janë përballur, dhe statusin e tyre në anije brenda hierarkisë, si dhe ndryshimin që kanë ata nga njerëzit e tjerë. Por në pjesën dërrmuese të rasteve, tatuazhet mund të kuptohen si deklarata publike të përkatësisë sociale, në kontekstin e konceptit që ka konsumatori për shprehjen individuale./Përshtati në shqip CNA.al

Lajmet e fundit nga