LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një emër që perputhet me jetën

21 Janar 2020, 12:05, Blog CNA
Një emër që perputhet me jetën

Që nga lashtësia emrat e njerëzve vendoseshin sipas orakullit, ose fatit që e mbante vetë emri. Emri tregonte potencialin e një njeriu, kështu të jesh një njeri pa emër do të thotë të jesh një njeri pa vlera, pra emri është vetë personi.

Kisha orthodhkse i jep një rëndësi të veçantë emrit dhe ditës së emrit dhe ka një uratë të veçantë për bekimin e fëmijës me shenjën e kryqit në ditën e tetë kur foshnja mer emrin nga prindërit, ose nuni.Kisha gjithmon i thëret anëtarët se saj në emër, sepse Zoti; ?i thërret delet e tij me emër dhe i prin jashtë.?(Joani 10:3)

Është e rëndësishme që emri duhet të përputhet me personit dhe ai duhet të jetë epilogu edhe prologu i vetë jetës së atij që mban atë emër. Por mund të themi se sot njerëzit nuk interesohen shumë për domethënien e emrit të tyre dhe aq më shumë ta përputhin jetën me kuptimin e emrit e tyre, prandaj edhe shumë njerëz që kanë emra të dëgjuar ju shuhet emri si gjatë edhe mbas vdekjes dhe ky është mallkimi më i madh që i bëjnë vetes, sepse “Emri nuk është gjithçka, por pa një emër të mirë gjithçkaja është asgjë”. – Karl-Hajnc Smola

Por ndër ata të paktë njerëz që emri edhe jeta përputhen në mënyrë të mrekullueshme është Kryepiskopi i Tiranës , Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Fortlumturia e tij , Prof, Dr, z Anastas Janullatos.
Pavarësisht se Kryepiskopi Anastas e feston ditën e emrit në 22 Janar në nderim të shejntorit martir Anastas Persiani (+ 628) , kuptimi i emrit “Anastas” ka lidhje direkte me ringjalljen e Zotit Jisu Krisht.
Po të hulumtojmë jetën e tij të gjatë do të shohim se ajo është një trajektore në ngjitje, një ringjallje e vazhdueshme që frymëzohet nga Ringjallja e Krishtit; sepse apostull Pavli thotë: ?Tani nëse vdiqëm me Krishtin, ne besojmë gjithashtu që do të jetojmë me të duke ditur se Krishti që u Ringjall prej së vdekurish, nuk vdes më, vdekja s`ka më pushtet mbi të.Sepse në atë që vdiq, vdiq për mëkatin një herë e për gjithmonë, por në atë që rron, rron për Perëndinë. Kështu edhe ju, konsideroheni veten të vdekur për mëkatin, por të gjallë për Perëndinë në Jisu Krishtin, Zotin tonë?.(Rom 6:8-11)

Kryepeshkopi Anastasi lindi më 4 nëntor të vitit 1929 në Pire, (Greqi) nga prindër besimtar.Dhe që fëmijë thuhet se dallonte nga bashkëmoshatarët, ishte shumë intiligjent dhe i pëlqente të studionte për shkencën e matematikës.Lufta e dytë botërore e cila solli shumë shkatërime dhe në vendin e tij, viktima të pafajshëm edhe mes shokëve të fëmijërisë, ndikuan shumë në personalitetin dhe vizionin e tij për jetën në vazhdim.

Në këtë kohë krize të humbjes së vlerës së njeriut, ai besoi në mënyrë më personale tek Perëndi-Njeriu, Jisu Krishti. Ky besim jetik ringjallli në shpirtin e tij, shpresën se vendi dhe bota mund të shpëtonte nga të këqiat e luftës me ringjalljen e besimit në Jisu Krishtin , Princit të paqes, sepse : ” Ajo që është e pa mundur për njerëzit është e mundur për Perëndinë”.(Luka 18:27)

Ai kishte një etje të madhe për ta njohur edhe jetuar me Perëndi-Njeriun dhe kaq drithëruese ishte kjo dëshirë, saqë ai thonte për veten: “Për mua nuk mjaftonte t’i jepja diçka Perëndisë, duhej t’i jepesha plotësisht Atij. Doja që e gjithë qenia ime të jetonte në Krishtin”.
Kjo përvojë personale autentike e drejtoi Anastasin që të braktiste dëshirat e tij për studimin në matematikë dhe të ndiqte shkencën e teologjisë, në Fakultetin Teologjik në Universitetin e Athinës, ku u diplomua shkëlqyeshëm në vitin (1951).

Në vitet (1965 -1969) kreu studimet pasuniversitare në Historinë e Feve, Etnologji, Misiologji dhe Afrikanologji në Universitetet e Hamburgut dhe Marburgut. U mor me kërkime në Universitetin e Makereres, në Kampala – Uganda, me bursë të Fondacionit gjerman ?Alexander von Humboldt?.
Ka studiuar fe të ndryshme si Induizmi, Budizmi, Taoizmi, Konfucianizmi, Fe afrikane, Islam, në vendet ku ato lulëzojnë p.sh. Indi, Tajlandë, Sri Lanka, Kore, Japoni, Kinë, Kenia, Uganda, Tanzani, Nigeri, Brazil, Karaibe, Liban, Siri, Egjipt, Turqi.

Më pas u kthye në Greqi, ku ishte profesor i Historisë së Feve në Universitetin Kombëtar të Athinës (1976-1996). Në të njëjtin Universitet ishte drejtor i Departamentit të Shkencës së Feve (1983-1986 dhe dekan i Fakultetit Theologjik dhe anëtar i Senatit (1983-1986). Vazhdoi të ishte anëtar i Komitetit të Kërkimit të Universitetit të Athinës (1986-1990) dhe është Doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës. Ai është shpallur Doktor Nderi i filozofisë i 17 universiteteve,fakulteteve,ose degëv universitare si në Greqi, SHBA, Rumani, Qipro, Rusi,Gjeorgji,Itali,Shqipëri, etj.

Me studimet e tija në fushën e Historisë së Feve ai ringjalli dialogon ndërfetar ashtu si kishin bërë etërit e kishës në shekuj më parë, duke parë në fetë e popujve gjurmët e “Logosit”. Sot në këtë botë të trazuar nga padija edhe egoizmi, ku njerëzit fanatik përpiqet edhe në emer të fesë, të përligjin genocit dhe krime në emër të njerëzimit, ky dialog është shumë i nevojshëm dhe jetik për paqen në botë. Ai ndërhyn me guxim the i thotë çdo fetari: “Askush nuk duhet që vajin e kandilit të fesë ta përdorë për të ndezur urrejtjen fetare mes popujsh” .

Për këtë kontribut të tij botëror në bashkë ekzistencën paqësore midis popujve edhe feve është vlerësuar edhe i janë akorduar shumë dekorata dhe çmime nga vende të ndryshme të botës dhe nominuar si kantidat për çmimin Nobel pë paqen, viti 2000.
Ai e kuptoi se mënyra më e mirë për ti shërbyer njerëzve ishte përkushtimi i plotë ndaj Zotit dhe të afërmit, për këtë u dorëzuar në dhjak (1960), prift-arqimandrit (1964),peshkop i Andrusës për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të ?Apostoliki Diakonia? (Shërbimi Apostolik) të Kishës së Greqisë (1972) dhe Mitropolit deri në vitin (1992).

Që kur u bashkua me vëllazërinë ?ZOI? (JETA), një organizatë fetare e përqëndruar në rilindjen shpirtërore të Kishës në Greqi, ai fillojë të kuptojë rolin e rinisë në rindërtimin e vendit dhe vlerave morale të shoqërisë .Ai u bë udhëheqës i lëvizjeve studentore, në organizimin e kampeve të të rinjve dhe luftoi ta bënte besimin ortodoks të vërtetë dhe të prekshëm për të rinjtë. Gjatë këtyre viteve, Anastasi mori pjesë gjithashtu në një lëvizje ndërkombëtare rinore ortodokse të quajtur ?Syndesmos?.Ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm gjatë viteve (1958 ? 1961) dhe pastaj si Zëvendës president nga viti (1964 ? 1978). Gjatë kësaj kohe u takua me udhëheqës të tjerë të rinj që kishin të njëjtin zell për të shpallur Ungjillin dhe së bashku ata filluan të kuptojnë se Zoti Jisu Krishti kreu i Kishës asnjëherë nuk mund të kënaqej nga shpallja e Ungjillit vetëm brenda mureve të Kishës.

Ai filloi të ringjallë në Kishë Katholike Apostolike Orthodhokse një porosi të harruar : ?Dilni në mbarë botën dhe i predikoni Ungjillin çdo krijese;?(Marku 16:15).
Në atë kohë ai shkruante:?Kisha pa mision është një kundërshtim termash… Nëse Kisha është mos kokëçarëse ndaj punës apostolike që i është besuar, ajo mohon veten, kundërshton veten dhe thelbin e saj dhe tradhëton betejën që bën. Kisha që qëndron në vend, kisha së cilës i mungon vizioni dhe përpjekja e vazhdueshme për t?i shpallur Ungjillin të pa pagëzuarve, vështirë se mund të njihet si një Kishë e Shenjtë e Përgjithshme dhe Apostolike, së cilës Zoti i besoi vazhdimësinë e veprës së Tij?.
Ai nuk ishte vetëm një strateg dhe ideator i misionarizmit, por një shëmbull i gjallë apostolie. Për një dhjetëvjeçar (1981-1991), ka punuar si Krypeshkop mëkëmbës i Krypeshkopatës së Shenjtë të Irinupolit- Afrika Perëndimore (Kenia, Uganda, Tanzani).

Ai themeloi dhe organizoi Shkollën Patriarkale ?Krypeshkopi i Qipros Makarios? që e drejtoi për dhjetë vjet. Dorëzoi atje 62 klerikë afrikanë dhe konsakroi 42 anagnostë-katekistë, me origjinë nga tetë fise afrikane. Në të njëjtën periudhë promovoi përkthimin e Liturgjisë Hyjnore në katër gjuhë afrikane. U përkujdes për themelimin e rreth 150 famullive ortodokse dhe për ndërtimin e dhjetëra kishave, për ndërtimin e shtatë stacioneve misionare dhe punoi për hapjen e shkollave dhe qendrave mjekësore.
Por emri tij, Anastas që thamë do të thotë ringjallje, përputhet në mënyrë të mrekullueshme me ringjalljen e Kishës Orthodhokse Auteqefale të Shqipërisë.

Më (1991), caktohet nga Patriarku Ekumenik Eksark Patriarkal në Shqipëri dhe qershor (1992), ai u zgjodh Krypeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë dhe në (2 gusht 1992) u fronëzua në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë.
Gjatë këtyre 29 vjetëve pune të palodhur dhe përmes vështirësive, mungesave, pengesave të shumta ringriti nga gërmadhat Kishën e Krishtit në Shqipëri që ishte e varosur prej vitesh nga sistemi më i egër ateist komunistë në botë.

Në perkujdesjen e tij atërore dhe antarëve të Sinoditët të Shejntë sot është ringjallur jeta liturgjike e kishës, janë riorganizuar më tepër se 400 famulli dhe shërbejnë 160 klerikë me nënshtetësi shqiptare.
Është ringjallur arkitektura kishtare, gjatë këtyre viteve janë ndërtuan 155 kisha të reja së bashku me katedrale. U restauruan 63 të tjera dhe u riparuan më tepër se 160 kisha ekzistuese, si dhe 75 qendra kishtare si ndërtesat e Krypeshkopatës dhe të mitropolive, shkolla, qendra mjekësore, shtëpi pritjeje, kampe rinore etj. Vepra totale ndërtuese arrin në afro 500 ndërtesa. Në vitin 2016 u përurua hidrocentrali ?Rapun 3 dhe 4?, në Librazhd. Është në fazën përfundimtare Hidrocentrali i Llengës, Mokër.

Ai ringjalli dëshirën për dije mes të rinjve dhe themeloi për arsimimin teologjik ?Akademi Teologjike?, dy Institute të Formimit Profesional, nga viti (2010) dhe në Tiranë Kolegjin “Universitar “Logos”, një lice profesional, 5 shkolla fillore dhe të mesme, një konvikt për vajza dhe 20 kopshte fëmijësh në qytete të ndryshme.
Ringjalli ndjenjën e solidaritetit dhe ndihmën humane mes njerëzve pa dallim. Themeloi Qendrën Mjekësore Diagnostike me 24 specialitete në Tiranë dhe 4 qendra mjekësore në qytete të tjera,shtëpi fëmijësh, shtëpia e të moshuarve .

Ka zhvilluar vepra bamirësie, duke shpërndarë qindra tonë ushqime, veshmbathje dhe ilaçe.Me bekimin e tij dhe fondet të gjetura prej tij Kisha Orthodhokse ka mbështetur një numër të projektesh sociale, në ndërtimin rrugësh , ujsjellësish dhe ndihma për njerëzit , familje , komunitete në nevojë.
Gjatë periudhës kritike të krizës së Kosovës (1999), organizoi një program të gjerë humanitar që ndihmoi rreth 33.000 refugjatë në vende të ndryshme të Shqipërisë, po ashtu gjatë krizave edhe fatketqësive natyrore si edhe ajo tërmetit të 26 Nëntorit, orgonizoi një ndihmë emergjente për njerëzit në nevojë duke i strehuar, ushqyer dhe përkujdesur në ambjente kishtare si në manastirin e Shën Vlashit dhe Skitin e Grave Miraprurëse, Durrës.

Me daljet e tij publike në media të huaja nxiti ndihma humanitare nga vende të tjera fqinje për familjet e prekura nga tërmeti dhe kontribut monetar për rindërtimin e objekteve të prishura si shkolla, etj.
Ringjalli trashëgiminë kuturore në vend. Me bekimin e tij u krijua një zyrë e vecantë e Trashëgimisë Kulturore që merret me regjistrimin dhe me ringritjen e objekteve orthodhokse të kultit që janë dhe monumente kulture, për të cilat janë shpenzuar deri më sot mbi 11 milionë euro.Janë ngritur studio për pikturimin dhe restaurimin e ikonave. Deri sot janë restauruar rreth 600 ikona pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit. Janë ngritur kore bizanntine në mjaft kisha të vendit që studjojnë muzikë bizantine në shkollën e Muzikës Bizantine ?Joan Kukuzeli? në Tiranë.

Ringjalli mardhënjen e kishës me shtetin e prishur që nga viti famëkeq 1967.Në 24 Tetor 2008, sipas Nenit 10 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Kryepeshkopi Anastas Janullatos nënshkroi Marrëveshjen e parashikuar nga Kushtetuta midis Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, e cila në vazhdim u ratifikua në Kuvendin Popullor dhe në 22 Janar 2009, u dekretua nga Presidenti i Republikës z. Bamir Topi dhe u bë ligj i shtetit Nr. 10057/22.1.2009 .
Ringjalli shpesh herë ndjenjat e fqinjësisë së mirë dhe nderimin dhe ndihmën reciproke mes fqinjëve ,duke ndërhyr mes krizave ndër shtetërore në rajon dhe duke nxitur respekt edhe integritet të shqiptarëve që punojnë edhe jetojnë si refugjat në vende fqinje si në Greqi.

Si Kryepiskopi i KOASH-it ai ringjalli nderin të Kishës, por edhe të Shqipërisë në arenën nderkombëtare, duke e bërë KOASH-in një ambasadore në Europë dhe botë. Kisha Orthodhokse e Shqipërisë mer pjesë në të gjitha mbledhjet dhe veprimtaritë e Kishave Orthodhokse në mbarë botën. Në vitin (2016) mori pjesë në Sinodin e Madh dhe të Shenjtë, në Kretë. Ajo është anëtare e Konferencës Europiane të Kishave dhe e Këshillit Botëror të Kishave. Kryepiskopi Anastas ka qënë një nga tetë Presidentët e KBK, (2006-2013) dhe gjithashtu ai është President Nderi i Organizatës më të madhe Ndërfetare ?Fetë për Paqen?(2009) e në vazhdim.

E gjithë jeta dhe vepra e tij është një ringjallje e vazhdushme progresive. Kryepiskopi edhe pse është 90 vjeç ka brenda tij një fuqi ngjallësore rinore që përputhet në mënyrë të mrekullushme me emrin Anastas dhe misteri i kësaj fuqie tregohet në fjalët e apostull Pavlit që i përshtaten më së miri edhe isapostullit Anastas :?Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti rron në mua; dhe ajo jetë që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë që më deshi dhe dha veten për mua.?(Galtasve 2:20) ?Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon.?(Filipianeve 4:13)
Për shumë vjet o Kryezot!
Miron Çako : përgjegjësi i zyrës katekizmit të Kryepiskopatës KOASH-it.

Lajmet e fundit nga