Kërcënim për sigurinë kombëtare/ Ikballe Berisha shpallet “non grata” në Shqipëri
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Konflikti në Siri, të drejtat e njeriut, pakti i refugjatëve: Ka shumë për të biseduar mes kancelares Merkel e presidentit Erdogan të premten. Politikanët gjermanë e shohin vendimtar vazhdimin e dialogut gjermano-turk.
Nuk ndodh shpesh që Gjermania dhe Turqia të jenë të një mendimi. Por shqetësimi për mungesën e stabilitetit në Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore i bashkon dy vendet. Veçanërisht shqetësuese për qeverinë gjermane është rreziku i një vale të re refugjatësh. Kjo e bën Turqinë një aktor të rëndësishëm në rajon, një aktor, të cilin kancelarja Merkel duhet ta pranojë ashtu siç është. Në korrik Gjermania merr përsipër kryesimin e presidencës së Bashkimit Europian. Në këtë kontekst takimi i Merkelit me presidentin Erdogan të premten (24.02) merr rëndësi të veçantë.
Të japësh e të marrësh
Politikani i CDU-së, Andreas Nick është anëtar i Komisionit të Jashtëm Parlamentar. Në bisedë me Deutsche Wellen, ai thekson, se çdo zgjidhje e qëndrueshme në rajon duhet të “marrë parasysh interesat legjitime të Turqisë”. Kjo prek Sirinë dhe fluksin e migracionit nga vendet fqinje. Për Turqinë, milicia kurde YPG është krah i organizatës PKK, që si Turqia edhe BE e kanë kategorizuar si organizatë terroriste. Ankaraja kërkon që të njihet zyrtarisht edhe lidhja mes YPG-së dhe PKK-së. Përveç kësaj Ankaraja kërkon që të ngrihet një zonë sigurie, në të cilën të kthehen refugjatët sirianë. Sipas Nick të paktën një pjesë e refugjatëve do të kthehen në vendin e tyre. Por Gjermania nuk do ta pranojë një zhvendosje të detyruar të tyre.
Mbetet të pritet si do të bindë Merkel Turqinë për mosarmatosjen e krahëve të caktuar në rajon apo të mos ndërhyjë ushtarakisht në mënyrë të njëanshme në rajonin e Afrikës Veriore, Libi. Pohimi i Turqisë në kuadër të Konferencës së Berlinit, se do të respektojë embargon e armëve është përshëndetur nga pala gjermane.
Sipas ekspertit Edal Yalcin nga Universitetit i Konstancës, Turqia ka mjete presioni tani në dorë. “Turqia ka hequr dorë nga diçka dhe tani mund të kërkojë diçka tjetër si shpërblim.” Marrëdhëniet gjermano-turke janë të përcaktuara më shumë nga marrë e dhënie se sa nga bashkëpunimi.
Lufta kundër migracionit ilegal
Vëmendja e Ankarasë drejtohet tek marrëveshja e Turqisë me BE për refugjatët, livrimet e fondeve të ardhshme për këtë në drejtim të Turqisë, por edhe modernizimin e unionit doganor gjermano-turk. Luftimi i migracionit ilegal është një nga temat më përcaktuese si për Gjermaninë edhe për Turqinë. E ardhmja e paktit për refugjatët BE-Turqi është e pasigurtë në një kohë, kur Turqia fajësohet nga vendet e BE, se nuk po i përmbush detyrimet e saj.
Deputeti i Bundestagut, Nils Schmidt, thotë në bisedë me Deutsche Wellen, se pagesat brenda marrëveshjes zgjasin edhe dy vjet. Pastaj të dyja palët duhet të bisedojnë sërish, se si do të veprohet në të ardhmen. “Në këtë kohë do të bëhet fjalë më shumë ndoshta për të ndërtuar një inrastrukturë sociale për të gjithë ata që jetojnë në Turqi, jo vetëm për refugjatët, por edhe turqit”, thotë Schmid.
Kurse eksperti i migracionit, Murat Erdogan është i mendimit, se marrëveshja ishte e përcaktuar vetëm për refugjatët sirianë dhe se “e nevojshme është një marrëveshje e re.” Merkel nuk duhet të flasë vetëm për refugjatët sirianë, që marrin arratinë nga bombardimet në Idlib, thotë Murat Erdogan. “Do të bëhet fjalë edhe për numrin në rritje të njerëzve që vitin e kaluar kanë ardhur edhe nga Afganistani, Pakistani, Irani apo Iraku.” Shumica e njerëzve që mbërrijnë ndërkohë në Greqi nuk vijnë nga Siria.
Ekonomia me lëkundje
Numri në rritje i migrantëve ka efekt edhe në ekonominë turke. Tensionet e kohëve të fundit e kanë ndikuar negativisht marrëdhënien ekonomike të Turqisë me Gjermaninë. Gjigandi automobilistik Volkswagen e shtyu vendimin për hapjen e një fabrike të re automjetesh për shkak të ndërhyrjes së Turqisë në Sirinë veriore. Po ashtu shtyrje pati edhe në takimet e një Forumi të Energjisë dhe Komisionit Ekonomik e Tregtar, JETCO të planifikuar në tetor. Të dyja janë shtyrë nga qeveria gjermane si reagim ndaj operacionit turk, “operation peace spring” në tetor 2019. Turqia bëri presion që takimet të zhvilloheshin, por qeveria e Merkelit nuk u tund. Në vend të kësaj Merkel do të marrë pjesë tani në një takim të Dhomës së Tregtisë Turqi-Gjermani.
Problem për Gjermaninë janë edhe hapat mbrapa të Turqisë në drejtim të demokracisë. Deputeti liberal, Bijan Djir-Saraj kërkoi nga Merkel që në vizitën e saj t’ia bëjë të qartë Erdoganit, se “nga një vend partner i NATO-s pritet një sjellje tjetër, se ajo që presidenti Erdogan ndjek prej kohësh.” Në marrëdhëniet gjermano-turke nuk ka pasur progres në vitet e fundit. Përkundrazi demokracia dhe shteti ligjor kanë pësuar një erozion të ndjeëshëm në Turqi në vitet e fundit. Kancelarja Merkel gjatë vizitës së saj do të takohet edhe me përfaqësues nga shoqëria civile dhe avokatë, për t’u informuar drejtpërdrejt për situatën në vend./ DW
Duket se sa më shumë qirinj të vendosen mbi tortën e ditëlin...
Nga Ben White, “Politico”* Presidenti Donald Trump nisi këtë...
Për shumicën e njerëzve, humbja e portofolit apo çantës, ësh...
Epoka e eksplorimeve të mëdha, është sigurisht një nga periu...
Nga Jeremy Shapiro, “European Council on Foreign Relations”*...
Nga Robert Skidelsky, “Project Syndicate”* Sulmi terrorist i...
Dashamirësit e librit, mbrojnë prej kohësh përfitimet që ne ...
Josef Mengele, një mjek nga Gyncburgu kthehet në një vrasës ...
Ju mund të mos keni dëgjuar kurrë për Tomazo Bushetën. Por m...
Udhëheqësi bolshevik Vladimir Lenin, vdiq më 21 janar 1924, ...
Që nga lashtësia emrat e njerëzve vendoseshin sipas orakulli...
Nga Allison Schrager, ”Foreign Policy”* Me iPhone-t gjithnjë...
Nga Keith Naughton, “The Hill”* Aforizma “armiku i armikut t...
Në gushtin e vitit 1968, Bashkimi Sovjetik pushtoi Çekosllov...
Nga Jason M.Brodsky, “The Hill”* Ish-kreu i Forcave Kuds të ...
* Dimri ka mbërritur, dhe bashkë më të edhe rreziqet që vijn...
Kur Gjermania perandorake nënshkroi armëpushimin që i dha fu...
Nga Anatole Kaletsky, “Project Syndicate”* “Gara” tradiciona...
Nga Robin Simcox “Foreign Policy”Në gushtin e vitit 2014, nj...
Nga David Richmond “Project Syndicate”Qeveria e Nigerisë, ka...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...