LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekonomia do përcaktojë triumfin ose disfatën e Trump në presidencialet e nëntorit

24 Janar 2020, 07:41, Blog CNA
Ekonomia do përcaktojë triumfin ose disfatën e Trump në

Nga Ben White, ?Politico?

* Presidenti Donald Trump nisi këtë javë vitin e katërt të presidencës së tij, me disa të dhëna premtuese mbi ecurinë e ekonomisë, ku ai do të mbështetet për të kërkuar një mandat të dytë:papunësia është e ulët, rritja e vendeve të punës mbetet e qëndrueshme, pagat po rriten dhe tregu i aksioneve gjithashtu.

Por ekonomia e Trump ka edhe disa pika të dobëta, të cilat demokratët janë duke u bërë gati që t?i shfrytëzojnë. Dhe ato mund të minojnë në fund argumentin më të mirë të presidentit, për të qëndruar edhe 4 vjet të tjera në Shtëpinë e Bardhë.

Prodhimi industrial mbetet në recesion. Ekonomitë në disa shtete tradicionalisht të lëkundura, minojnë të dhënat më pozitive në nivel kombëtar. Bizneset po i ruajnë paratë, në vend se t?i shpenzojnë ato për të zgjeruar aktivitetin e tyre.

Ndërsa shpaloset viti i katërt i presidencës Trump, disa shifra dhe prirje kryesore, do të përcaktojnë se sa ekonomia do ta ndihmojë Trumpin të kapërcejë ndikimin negative të impeachment-it, popullaritetin e ulët, dhe mangësitë serioze që ai ka me mbështetjen nga gratë dhe votuesit e pakicave.

?Tregu i aksioneve po rritet. Pagat gjithashtu. Ana konsumatore e ekonomisë, po funksionon vërtet mirë?- thotë Geri Kon, drejtori i parë i Këshillit Ekonomik Kombëtar të Trumpit. Por të dhënat tregojnë se prodhimi amerikan ra në recesion gjatë gjithë vitit 2019, sipas të dhënave të Rezervës Federale, me prodhimin industrial që pësoi një rënie prej 1.3 përqind për vitin e shkuar.

Vetëm në dhjetor, prodhimi industrial ra me 0.3 për qind.

Skenari më i keq për Trump në këtë front, është ai kur miratimi i marrëveshjes së re të NAFTA, dhe një ?armëpushim? në betejën tregtare me Kinën, nuk do të arrijnë të ringjallin sektorin e prodhimit. Fabrikat treguan disa shenja pozitive në fillim të vitit të kaluar, vetëm për të pësuar sërish rënie, edhe si pasojë e një greve të punonjësve të ?General Motors?, si dhe një rënie e madhe të prodhimit të Boeing, që ndali prodhimin e avionëve të tij ?737Max?.

Por të paktën ka disa sinjale, se më e keqja mund të ketë kaluar. Përfundimi i fazës së parë të marrëveshjes tregtare me Kinës, duhet të forcojë në teori sektorin e prodhimit në një periudhë afatshkurtër, thotë ekonomisti amerikan Jan Sheferdson.

Angazhimi i Kinës për të rritur me 33 miliardë dollarë më shumë në krahasim me vitin 2017, blerjet e mallrave nga fabrikat amerikane, do të sigurojë një rritje prej 1.5 për qind të prodhimit. Kjo do të ndryshojë disi numrat, por jo situatën, mendon Sheferdson.

Kjo pasi shumica e tarifave ekzistuese ndaj Kinës mbeten në fuqi. Nga ana tjetër Trump është në pozita të forta, kur mburret me të drejtë rreth krijimit të vendeve të punës nën presidencën e tij, me mesataren 3-mujore me afro 200.000 vende të reja pune në muaj, dhe me papunësinë që ka shënuar një rekord historik të ulët, vetëm 3.5 për qind.

Megjithatë, ai nuk ka arritur t?i garantojë vendit një rritje ekonomike prej mbi 4 për qind, siç premtoi gjatë fushatës, kur dhe shpalli uljen e taksave në vitin 2017. Rritja ekonomike e SHBA-së gati arriti në 3 për qind për vitin 2018. Por ajo u ngadalësua sërish në vitin 2019, kur lufta tregtare me Kinën u përshkallëzua, dhe kur rritja u ngadalësua edhe në pjesën tjetër të botës.

Për të qenë në rrugën e duhur në zgjedhjet e nëntorit, Trump ka shumë nevojë për një rritje më të madhe të PBB-së këtë vit. Dhe të paktën disa ekonomistë që janë mbështetësit e tij më të zjarrtë, mendojnë se ai mund t?i arrijë ato. Ndërtimi i shtëpive, shënoi në dhjetor 2019 pikën më të lartë prej 13 viteve të fundit, dhe shpenzimet e konsumatorit mbeten të larta.

Dhe shtëpitë e reja, shoqërohen shpesh me shpenzimet për mallra të tjerë të qëndrueshëm, që mund të ndihmojnë në rritjen e PBB-së edhe përballë presionit të vazhdueshëm tregtar, dhe shqetësimeve të tjera që mund të ngrihen mbi rezultatin e zgjedhjeve në gjysmën e dytë të këtij viti.

30 korriku i këtij viti do të jetë i rëndësishëm, pasi do të bëhet publik rritja paraprake e PBB-së për 3-mjujorin e dytë. Nëse do të jetë një shifër e lartë, kjo do ta ndihmonte shumë Trumpin pikërisht në zemër të fushatës presidenciale./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga