Si po e shfrytëzon Rusia, përplasjen SHBA-Turqi

26 Janar 2020, 07:29, Blog CNA
Si po e shfrytëzon Rusia, përplasjen SHBA-Turqi

Nga Dimitri Alexander Simes ?National Interest?

Kur SHBA-ja dhe Irani ishin në prag të luftës midis tyre në Irak, presidenti rus Vladimir Putin u takua me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan në Stamboll më 8 janar, për të nënshkruar nisjen e shumëpritur të ndërtimit të gazsjellësit ?TurkStream?, dhe për të njoftuar arritjen e një marrëveshje të re të armëpushimit në Libi.

Dy ditë më vonë, Moska dhe Ankaraja, njoftuan se kishin arritur një marrëveshje tjetër armëpushimi në Idlib, bastioni i fundit i rebelëve në Siri, që ishte duke u përballur me një sulm nga forcat tokësore pro-Asadit, të mbështetura dhe forca ajrore ruse.

Takimi i fundit Putin- Erdogan, ndodhi në mesin e tensioneve në rritje midis Ankarasë dhe Uashingtonit, dy aleatëve të vjetër në NATO. Shtetet e Bashkuara, kanë protestuar ndaj vendimit të Turqisë për të blerë sistemin rus të mbrojtjes anti-ajrore S-400, dhe operacionit të saj ushtarak në verilindje të Sirisë. Nga ana e saj, administrata e Erdoganit, ka kërcënuar të mbyllë 2 bazat kryesore ushtarake amerikane në Turqi, në rast se Kongresi Amerikan miraton një paketë sanksionesh kundër Ankarasë.

Po çfarë nënkupton për Rusinë përçarja në rritje mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë?A munden Moska dhe Ankaraja, ta transformojnë bashkëpunimin e tyre, në një partneritet të plotë?

?National Interest? bisedoi për këtë çështje me ekspertë turq dhe ruse.

Në ceremoninë inuguruese të gazsjellësit, Putin e përshkroi Rusinë dhe Turqinë si forca stabilizuese në Lindjen e Mesme. Gazsjellësi ?TurkStream?, është pjesë e përpjekjes së Rusisë për të rritur eksportet e saj të gazit në Evropë. Ai do të transportojë deri në 31.5 miliardë metra kub gaz rus çdo vit në Turqi dhe Evropën Jugore, përmes Detit të Zi.

Shtetet e Bashkuara, kanë kërcënuar të vendosin sanksione ndaj kompanieve turke të përfshira në projektin ?TurkStream?, duke deklaruar se ky gazsjellës e thellon varësinë energjetike të Evropës nga Rusia. Ndërkohë Putin dhe Erdogan, u shprehën të gatshëm të ndërmjetësojnë një armëpushim midis palëve ndërluftuese në luftën civile në Libi, që hyri në fuqi mesnatën e 12 janarit.

Rusia dhe Turqia, janë shfaqur muajt e fundit si aktoret kryesore në konfliktin 8-vjeçar. Ankaraja mbështet qeverinë e njohur nga OKB-ja të Fajez Al-Sarraj në Tripoli, teksa parlamenti turk votoi në fillim të këtij muaji dërgimin e trupave për të ndihmuar qeverinë e tij.

Edhe pse Moska nuk e mbështet zyrtarisht qeverinë lindore të Marshallit Kalifa Haftar, ka raporte mbi mercenarët rusë që luftojnë përkrah trupave të ushtarakut libian.Dikur rivale, Rusia dhe Turqia, kanë përmirësuar marrëdhëniet mes tyre gjatë viteve të fundit.

Turqia nënshkroi një marrëveshje për të blerë sistemin rus të mbrojtjes anti-ajrore S-400, me dërgesën e parë që mbërriti në vend verën e vitit të kaluar. Ndërkohë në tetor 2019, Putin dhe Erdogan nënshkruan një marrëveshje për të spastruar Sirinë Verilindore nga milicitë kurde, dhe për të krijuar një zonë të përbashkët patrullimi.

Në të njëjtën ditë, Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin e SHBA-së votoi pro një projekt-ligji për vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë, për shkak të blerjes së sistemit rus S-400, dhe operacionit të saj ushtarak në Sirinë Verilindore.

Disa nga dispozitat kryesore, përfshijnë sanksione ndaj zyrtarëve të lartë turq, sanksione ndaj një banke të madhe turke, kufizime në shitjen e armëve ndajTurqisë, dhe një raport mbi pasurinë e Erdoganit dhe familjes së tij.Erdogan reagoi i zemëruar ndaj sanksioneve të mundshme amerikane.

Ai paralajmëroi që nëse projektligji do të shndërrohet në ligj, atëherë Turqia do të dëbojë forcat amerikane nga baza ajorore e Inçirlikut, ku ndodhen edhe 50 raketa bërthamore amerikane, dhe bazën e Kureçik, ku amerikanët kanë një stacioni radarësh në kuadër të NATO-s.

Kërcënimet e presidentit turk nuk janë bllofe, thotë Mesut Çashin, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Jeditepe në Stamboll. Ai mendon se sanksionet mund të kishin një ?efekt sizmik? në aleancën dhjetëvjeçare SHBA-Turqi.

?Nëse ju na vendosni këto sanksione, Turqia mund të vendosë të mbyllë bazat në Inçirlik dhe Kureçik.Ky është realiteti?- shprehet Çashin.Por reagimi i Ankarasë, nuk ka të ngjarë të ndalet këtu. Çashin thotë se Turqia do t?i kundërpërgjigjej presionit në rritje nga SHBA-ja, duke iu afruar më shumë Moskës dhe Teheranit.

Sipas tij, Ankaraja do të ishte gati të nënshkruante një marrëveshje për të blerë avionët luftarakë rus Su-35, dhe për të blerë më shumë motorë avionësh nga Rusia.Por në Moskë, ka një mosbesim të madh lidhur me gatishmërinë e Ankarasë për t?u prishur me Perëndimin.

?Unë nuk mendoj se ka ndonjë në Rusi, që pret seriozisht nga Turqia të braktisë detyrimet e saj ndaj NATO-s, dhe të ndërpresë aleancën e saj me Shtetet e Bashkuara?-thotë Fjodor Lukjanov, kryeredaktori i versionit rus të revistës ?Global Affairs?.

Lukjanov mendon se sherri i Erdoganit me Uashingtonin mbi sistemin S-400, ka më pak lidhje me dëshirën e tij për t?u lidhur me Rusinë, dhe më shumë me shfaqjen e një pavarësie të politikës së jashtme turke.

Gjithsesi, ai e pranon se lëvizjet e fundit të Ankarasë, i japin mundësi Moskës të afrohet më shumë me aleaten e vjetër të SHBA-së. ?Nuk ka absolutisht asnjë iluzion, se Turqia do të bëhet një aleate e Rusisë. Por që Turqia po ndryshon, dhe që ajo ndihet nën presion brenda NATO-s, kjo gjë është e qartë?- thekson Lukjanov./Përshtati në shqip CNA.al

Lajmet e fundit nga