Ç’na mëson fundi i Rumanisë komuniste, mbi fatin e regjimit në Iran

26 Janar 2020, 14:10, Blog CNA
Ç’na mëson fundi i Rumanisë komuniste, mbi fatin e

Nga Christian Oliver ?Politico.eu?

Revolucioni Rumun në Krishtlindjet e vitit 1989, i poshtëroi klerikët në pushtet në Iran, dhe sot ai ofron leksione si mund të përshkallëzohet një krizë politike në Republikën Islamike.Kur gjërat nisën të dalin jashtë kontrollit të rregjimit komunist në Rumani, diktatori Nikolae Çaushesku, po mirëpritej si një mysafir i nderuar në Teheran.

Kur u rikthye në shtëpi dhe u pushkatua pak ditë më vonë, udhëheqja e Iranit u trishtua pse kishte shtruar tapetin e kuq për një despot brutal, që u rrëzua nga pushteti dhe u vra nga njerëzit e tij. Gazetat dhe parlamentarët iranianë, vunë nën një presion të madh presidentin e atëhershëm Akbar Rafsanjani, dhe Ministrin e Jashtëm Ali Velajati.

I takoi Udhëheqësit Suprem të sapoemëruar, Ali Khameneit, që t?i jepte fund tensioneve.Ai bëri thirrje për unitet në debatin mbi Çausheskun, ndësa ambasadori i Iranit në Bukuresht u shkarkua ng detyra, për shkak se nuk kishte paralajmëruar rrëzimin e afërt të diktatorit rumun.

Tridhjetë vjet më pas, Khamenei dhe këshilltari i tij i vjetër Velajati, janë ende në pushtet në Teheran, dhe duhet të reflektojnë mbi paralelet befasuese midis Iranit të vitit 2020, dhe Rumanisë së 1989-ës.Ashtu si Rumania gjatë viteve 1980, Irani është peng i një aparati sigurie shumë të fortë, ngjashëm me Mafian, që ka gjetur mënyrat e tij për t?u pasuruar, ndërsa pjesa tjetër e vendit po vuan.Kjo e bën diçka të pakëndshme qënien si ?fytyra? e regjimit, sidomos për një 80-vjeçar.

Gjatë viteve 1980, ekonomia rumune po shkonte në kolaps të plotë, falë dëshirës fanatike të Çaushskut për të reuktuar borxhin e jashtëm të venit.Uria ishte e shumë e përhapur, kishte vazhdimisht radhë nëpër dyqane, dhe energjia ishte e racionuar. Sidoqoftë, agjentët e shërbimin sekret e kishin një favor:Ata kishin kontrollin e tregtisë së jashtme, kontrabandës dhe monedhës së fortë.

Kur ra Muri i Berlinit, ata e kuptuan, ashtu si shërbimet e tjera të inteligjencës në të gjithë Evropën Lindore, se duhej të shdhnërroheshin në një forcë pushteti nga brenda vendit. Sot shumë rumunë, i përshkruajnë ngjarjet e vitit 1989, më pak si një revolucion, dhe më shumë të një shembje të brendshme të kontrolluar, me ish-drejtuesit dhe anëtarët e policië sekrete SECURITATE që ishin përfituesit më të mëdhenj.

Pak para se të shembej regjimi, do të ishin këta të fundit që do të siguronin vetë rrjedhën e të ardhurave të tyre. Dhe kjo na sjell tek Garda Revolucionare e Iranit. Për shumicën e iranianëve, perspektiva ekonomike është e zymtë, nën sulmin gjithëpërfshirës të ?presionit maksimal? të presidentit amerikan Donald Trump.

E mbytur nga sanksionet, eksportet e naftës kanë rënë, inflacioni po rritet mbi 30 përqind dhe sipas FMN vendi pati një tkurrje ekonomike prej 9.5 për qind gjatë vitit 2019. Por Garda Revolucionare, ka një pozicion të privilegjuar pasi ajo kontrollon trafikun kufitar.

Kjo do të thotë që anëtarët e saj mund të kontrabandojnë jo vetëm karburant dhe drogë, por dhe të ndërtojnë rrjete të ndërlikuara patronazhi me menaxherët e kompanive, që duan të shmangin pagesën e tarifave. Ashtu si SECURITATE në vitin 1989, edhe ata tani e ndjejnë rrezikun e një revolucioni.

Protestat në rrugë po përhapen tek grupime të gjera sociale dhe etnike. Duke ndjerë tensionet, Khamenei i tha Gardës në vitin 2018 se duhej të zbehte disi kontrollin ndaj ekonomisë. Por shefi i plotfuqishëm i Khatam Al-Anbiya, Saed Muhamed Islami, tha fundjavën e kaluar se është Garda, ajo po mundëson vazhdimin e punës në shumë rafineri nafte dhe fabrika të tjera.

Qëkur qindra njerëz vdiqën në protestat e nëntorit, nuk ka pasur kurrë një presion të tillë mbi Khamenein. Dhe mllefi mund të shpjegohet me lehtësi:Njerëzve u ka ardhur më majë të hundës me policinë brutale dhe të korruptuar. Por kjo situatë është në favor të Gardës Revolucionare, që do të synojë të mbushë boshllëkun, nëse do të rrëzohet Lideri Suprem, ashtu si Çaushesku dikur. Skenari rumun për Iranin nuk është i pashmangshëm, por është më mirë të jemi të përgatitur për të. Pesimistët do të nxitojnë thonë se një klerik fanatik si Ebrahim Raisi, shefi i gjyqësorit, mund të pasojë Khamenein në detyrë, dhe të vazhdojë të shtypë iranianët edhe gjatë viteve të ardhshme. Ata mund të përmendin rastin e Sirisë, ku Bashar Al-Asadi, mbetet ende në pushtet.

Optimistët do të kundërshtojnë, dhe do të thonë se Irani do të jetë në gjendje të rrëzojë Gardën, gjyqësorin islamik, dhe paramilitarët iraninë, duke arritur të njëjtin sukses drejt demokracisë si Spanja apo Koreja e Jugut.

Ndërsa protestuesit mund ta ëndërrojnë këtë të fundit, përvoja rumune dhe ajo sovjetike tregon se bashkësia ndërkombëtare, duhet të kalojë më shumë kohë duke marrë parasysh rrezikun e një ndryshimi të brendshëm të orkestruar të regjimit iranian./Përshtati në shqip CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga