LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Horoskopi i ditës, 26 shtator 2018 

26 Shtator 2018, 06:14, Aktualitet CNA

DASHI 21. mars ? 20. prill

Kjo do të jetë një javë mjaft e ngjeshur e cila do ju lejojë që të arrini disa konkluzione të kënaqshme në vendin e punës. Sigurisht nuk do të mungojnë tensionet dhe ngacmimet me kolegët, por nëse do të tregoheni sa më diplomatë do të adoptoni një strategji mjaft efikase për të arritur objektivat tuaja.

DEMI 21. prill ? 21. maj

Do të nisë një ditë mjaft statike, e cila sjell me vete edhe disa rreziqe të sferës ekonomike. Por një investim i mirë, mund të sjellë një sërë avantazhesh për projektet tuaja të së ardhmes. Kjo e mërkurë do ju gjejë disi të lodhur dhe ndoshta do të jeni në kërkim të stimujve të rinj emocionalë.

BINJAKET 22. maj ? 21. qershor

Këshillohet që të jeni më të sinqertë sidomos në çështjet e ndjenjave. Nëse jeni në dilemë mes dy lidhjeve, mos merrni vendim pa u qartësuar mirë. Në vendin e punës, duhet të jeni më të kujdesshëm.

GAFORRJA 22. qershor ? 22. korrik

Po planifikoni aktivitete të reja, të cilat do të rezultojnë mjaft interesante për aktualitetin tuaj profesional. Kursejini energjitë tuaja, për angazhime më të rëndësishme, ose në të kundërt fundi i ditës do ju gjejë të shkatërruar.

LUANI 23. korrik ? 22. gusht

Parashikohet një ditë të cilën duhet ta kaloni bashke me gjithë ata që ju bëjnë të ndiheni rehat. Në dashuri duhet të jeni sa më kurajozë. Gjeni një person që të dijë të vlerësojë edhe anën më të ndjeshme të karakterit tuaj.

VIRGJERESHA 23. gusht ? 23. shtator

Ky është një moment shumë i mirë për ti treguar partnerit/es, edhe anën tuaj më emocionale. Kjo hapje do ju lejojë që të forconi raportin tuaj dhe të gjeni një intensitet të ri. Në vendin e punës duhet të jeni sa më karizmatik, por kujdes ndaj ndonjë shpenzimi të rrezikshëm.

PESHORJA 24. shtator ? 23. tetor

Kjo është një periudhë ideale për të forcuar pozitën tuaj në sferën profesionale. Këshillohet që të mos ndaleni përballë pengesave të ndryshme, me të cilat do të përballeni në rrugë, shkruan noa.al. Intuita e mirë do të sjellë rezultate të mëdha.

AKREPI 24. tetor ? 22. nëntor

Kjo e mërkurë parashikon konfirmime të rëndësishme në të gjitha fushat e rëndësishme të jetës. Një projekt i ri do të aprovohet pa problem dhe një histori e re mund të jetë më se e frytshme. Duhet të jeni përgatitur për të bërë një ballafaqim në familje.

SHIGJETARI 23. nëntor ? 21. dhjetor

Do të arrini të merrni pjesë në një projekt i cili do ti japë një shtysë të rëndësishme karrierës tuaj gjatë muajve të ardhshëm. Duhet të jeni të gatshëm të çoni përpara ide dhe nisma për të rigjetur stabilitetin tuaj. Në mbrëmje, do të jeni të fokusuar tek familja dhe ndjenjat tuaja.

BRICJAPI 22. dhjetor ? 20. janar

Kjo ditë do të jetë mjaft e qetë dhe relaksuese. Do të ndjeni nevojën për tu karikuar me energji dhe kjo ndoshta për shkak se gjatë javëve të fundit keni qenë shumë të stresuar. Mbrëmja parashikohet të jetë mjaft romantike.

UJORI 21. janar ? 19. shkurt

Kjo e mërkurë do të jetë mjaft e rëndësishme për të rigjetur interesin në disa çështje të së kaluarës suaj, të cilat për një sërë arsyesh i keni lënë pas dore. Mundohuni të mos humbni kohë me diskutime të kota, lidhur me negociata që janë në vijim.

PESHQIT 20. shkurt ? 20. mars

Përballja me familjen tuaj ose partnerin/en, nuk është asnjëherë e lehtë, sidomos nëse në qendër të diskutimit është një çështje burokratike ose ekonomike. Këshillohet që të jeni sa më diplomatë dhe të mos shfaqeni shumë agresivë

Lajmet e fundit nga