
“Goditja e oligarkëve”/ Shehaj: Ata që kanë ç’fshehin duhet të tremben
Sekuestro e kompanive me kontrata korruptive është komentuar...
Mbrëmjen e sotme në emisionin ?Fiks Fare? është denoncuar një skandal me inspektorët tatimorë në Tiranë.
Një video e publikuar nga ky emision tregon se inspektorët tatimorë i kërkojnë menaxherit të një lokali 50 mijë lekë të reja ryshfet, pasi e kanë kapur pa kuponë tatimorë, gjatë një kontrolli në administruar prej tij.
Në bisedën e regjistruar midis menaxherit të lokalit dhe inspektorëve tatimor, dëgjohen këta të fundit, teksa i kërkojnë 500 mijë lekë ryshfet.
?O vlla dëgjo tani unë fola me atë pronarin dhe më tha vimë brenda? vonohet 15 min. I thashë kanë ardhur këto të tatimeve dhe i thashë kshu kshu, kërkojnë 500 mijë lek (të vjetra) që mos vejnë as gjobë asgjë. Çuni të rrijë rehat në Itali të mbarojë punët ça ka me bo, ose për ndryshe të bllokohet aktiviteti i thashë. Për gjysëm ore tha hajde te shpia po marr burrin të vijë të m?i sjelli?, – ka thënë menaxheri i lokalit, inpektorëve, pasi këta të fundit i kanë kërkuar rryshfetin.
Kurse njëri prej inspektorëve dëgjohet të thotë:
?Tashi ju keni hallin, ne kemi hallin tonë ore Të kupton vllai jot, mos e vrit mendjen fare për atë punë. Po shyqyr që ramë dakord për këtë t?i mbarojmë e të ri të mendoj rehat për kokë time?.
Biseda e plotë inspektorëve tatimorë me menaxherin e lokalit
Menaxheri- O vlla dëgjo tani unë fola me atë pronarin dhe më tha vimë brenda? vonohet 15 min. I thashë kanë ardhur këto të tatimeve dhe i thashë kshu kshu, kërkojnë 500 mijë lek (të vjetra) që mos vejnë as gjobë asgjë. Çuni të rrijë rehat në Itali të mbarojë punët ça ka me bo, ose për ndryshe të bllokohet aktiviteti i thashë. Për gjysëm ore tha hajde te shpia po marr burrin të vijë të m?i sjelli.
Inspektori i tatimeve- Për gjysëm ore?
Menaxheri- Po, për gjysëm ore
Inspektori i tatimeve- O shefi hajde një sekondë. A ma llaf burri?
Menaxheri- Po llaf burri mo vlla ça muhabeti bën
Inspektori i tatimeve- Doli gjysëm fjale pastaj?
Menaxheri- Ore për gjysëm ore? po s?bëhet llaf mo vlla ça muhabeti bën
Inspektori i tatimeve- Për gjysëm ore? Sa është ora?
Menaxheri- Për gjysëm ore?
Inspektori i tatimeve- Deri në orën tre?
Menaxheri- Për gjysëm ore tha ajo hajde të marrësh 500 mijë lekshin edhe hajde të mbyllet ky muhabet
Inspektori i tatimeve- Më fal, më fal!
Menaxheri- S?ka gjë mo se ne jena punëtorë mos e rruj k? fare
Inspektori i tatimeve-Tashi ju keni hallin, ne kemi hallin tonë ore
Menaxheri- Të kupton vllai jot, mos e vrit mendjen fare për atë punë. Po shyqyr që ramë dakord për këtë t?i mbarojmë e të ri të mendoj rehat për kokë time
Inspektori i tatimeve-O vlla ajo?.
Menaxheri-Mori burrin në telefon, edhe i tha kshu kshu kshu, unë i kërkova 500 mijë lekë. Për gjysëm ore tha ajo do të marr unë në telefon të vish t?i marrësh lekët. Ndaç rri këtu ndaç bëj ndonjë xhiro edhe hajde prapë më vonë ça të duash ti bëj.
Inspektori i tatimeve- Edhe mos i lini këto tavolinat pa kupon fare
Menaxheri- Po nuk bëhet llaf mor burrë
Inspektori i tatimeve- Mos bëni ashtu gabimesh
Menaxheri-Thashë pra kisha ik unë ke Partizani me hëngër bukë a më kupton, pastaj e dyta nuk ka pas tavolinë pa kupona, i ka pre të gjitha po i ka marrë era kuponat. Kuponi ke goca.
Inspektori i tatimeve- Rri se i pashë kuponat të gjitha shumë mirë që në orën 10
Menaxheri- Për zotin kena klientë, hajde nesër kemi klienta që rrinë 5 orë me një kafe se kafe lagje është kjo.
Inspektori i tatimeve- E di se rri edhe tre orë me një kafe po problemi është që është ora 2
Inspektori i tatimeve 2- Ora 14. 20
Menaxheri- Të betohem për kokë të fëmijës ka pas që në 10
Inspektori i tatimeve 2- Ore ishte bidoni me ujë plot dhe nuk e kishin mor zotëri, nuk them për ato që kanë ardhur që në orën 10 unë, them për ato që e kishin bidonin me ujë plot kishin edhe kafe. Ore nuk po flas për ata , se ashtu e pi edhe kafen vetë, po flas për ata që e kishin kafe e freskët mo zotëri
Menaxheri-Po ku e pe ti që ishte kafe e freskët mo burr?
Inspektori i tatimeve- Kafja, uji sa kishin ardh
Menaxheri- Sa ja kishte çuar çuni (kamerieri) të betohem mor burrë për Zotin mo vlla, ja kishte çuar kuponin se unë isha vetë kur e preu mor burr
Inspektori i tatimeve- Kam numrin e kuponit këtu mor burr kam edhe të orës 10 edhe 11
Menaxheri- Atëherë ka ardhur klienti o zotri, atëhere ka ardhur klienti o vlla.
Inspektori i tatimeve- Pashë tjetrën s?kishte, tjetrën s?kishte, tjetrën këtu s?kishte
Menaxheri- Ore të gjitha kanë qënë me kupon o vlla, unë e di shumë mirë
Inspektori i tatimeve- Ai u ngrit i kontrolloi të gjitha i thashë më sill një kupon
Menaxheri-T?i solli pra të gjitha, t?i solli kuponat
Inspektori i tatimeve- Ore solli një tek kafe, një tek kafe ja ku e ke. Dy tek kafe se s?kishte asnjë tavolinë ja dy tek kafe. Ja ku i ke mo dy tek kafe, ja ku i ke!
Menaxheri-Ore i ka sjellë në rregull çuni ato. Ato që kishte, në rregull iku mo iku ky muhabet.
Inspektori i tatimeve- O shok , ishte tavolina ka kafe ujë mo vlla s?ke asnjë tek kafe, një tek kafe që është prerë në dy, një. Të shkruara ë
Menaxheri-O shefi iku ky muhabet
Inspektori i tatimeve- Një sekondë një sekondë. Kjo është e orës 10 kjo s?ka ç?më duhet, kjo vetëm një tek kafe kuponi 50.
Menaxheri-Aq punë ka pasur
Inspektori i tatimeve- O vlla a e kupton në gjithë këtë lokal ishte vetëm një tek kafe kupon i prerë.
Menaxheri-Po nuk ka shanse mo vlla! Ja ku e ke edhe kuponin ke tavolina ke ky burri mo vlla, e ke në tavolinë kuponin e atij burrit. Nuk e preu mbrapa për kokë të motrës jo , mos shkoj ta pyes klientin unë tani në tavolinë, ta pyes kur ka ardhur kuponi. Nejse ky muhabet iku o vlla po diskutojmë.
Inspektori i tatimeve-Nuk ke pse e pyet tjetrin se ne ishim, o goca çuna, ça ishin mbrapa gocave, tavolina tjetër atje, kjo tjetra këtu, ishin 5-6 tavolina.
Inspektori i tatimeve 2- Preji se për vete i ke, se ty mund të të shkojë 150 mijë lek xhiro në ditë këtu, unë nuk po them ti pri 10 po?.
Menaxheri-Po për vete, po para se me ik unë i thashë priji kuponat të gjitha këtu dhe ika ke Vila Goldi vajta hëngra një pilaf me rob shpie
Inspektori i tatimeve 2- Unë s?po them t?i presësh kokë më kokë po të paktën pri 10 hiq 2
Menaxheri-Jo mo kokë më kokë s?na kushton gjë, aq punë ka këtu mo vlla për Zotin, aq punë ka. Duam s?duam ne aq punë ka o vlla, nuk na kushton fare asgjë mos me i pre a më kupton.
Inspektori i tatimeve- Nejse gjithsesi folim prapë. Ai kuponi atje duket që këtu, më fal atë kuponin atje e kam pa 5 herë
Menaxheri-Po ngaqë me the e ka pre në orën 10, klienti ka ardhur që në 10 edhe ato atje plako
Inspektori i tatimeve-Unë atje s?ja kam pa kuponin
Menaxheri-Ore shkova për veten time i thashë, ngaqë më the ti e ke pre tani
Inspektori i tatimeve-Jo jo po them për tavolinën atje, ka thënë këtu
Menaxheri-Unë kur folëm me the ti e ka pre tani kuponin dhe prandaj i shkova, kur të ka ardhur kuponi ty o zotri, i shkova për veten time o vlla
Inspektori i tatimeve-Ik e merri dhe njëherë ato dy kuponat atje?
Menaxheri-Po o vlla shkoj i marr unë
Inspektori i tatimeve- Ik e merri, kam thënë për birrën këtu që ishte një çun tjetër
Menaxheri-Birrën e kam unë është tavolina ime ajo.
Inspektori i tatimeve-Po ti nuk ishe aty. Hajde këtu Hajde
Inspektori i tatimeve2- Mos ja shkruaj
Inspektori i tatimeve-Ja shkrujta shumë mirë, ja shkrujta mo ja shkrujta
Menaxheri-O vlla është tavolina ime ajo
Inspektori i tatimeve-Më fal po ti nuk ishe këtu mo vlla
Menaxheri-Po s?isha ta thashë ku isha shkova hëngra një pilaf mu ke d?.
Inspektori i tatimeve-Po mirë s?thashë gjë unë për birrën të thashë
Menaxheri-Edhe lashë çunin këtu i thashë të iki të ha një pilaf se kisha gjithë ditën pa bukë, rri 5 min se s?ka punë , rri 5 minuta edhe të iki të hajë vllai i thashë, ndërkohë e kisha hap birrën kur erdha më thërriti ajo hajde ?.
Inspektori i tatimeve 2-Ça ke kshu u mbyll çdo gjë ça ke
Menaxheri-U mbyll mo çdo gjë
Inspektori i tatimeve2-Ça ke pse e hapni kot muhabetin?
Inspektori i tatimeve-Dëgjo kishe 5 tavolina përpara 1, 2, gocën, dy çunat mbrapa jo, këto çunat se këtë s?e pamë, këto të fundit fare ky që ishte me fasho, mbrapa gocave ishte çuni tjetër. Kishin ujë sa e kishin marrë. A ishe ti prezent kur të thashë më sill kuponin e asaj tavoline?
Menaxheri-Po mo vlla po sa kisha ardh unë mo vlla.
Inspektori i tatimeve-1 shkoj ke tjetra 2, shkoj edhe ke tjetra te çifti këtu poshtë 3
Menaxheri-T?i solli pra çuni kuponat
Inspektori i tatimeve-Nuk më solli asnjë nga këto, 3 kupona më solli vetëm një kafe zotëria, një kafe më solli ja ishte numri 50.
Menaxheri-Ne mundohemi t?i japim zgjidhje këtij muhabeti ju të ikni në punë tuj, ne të rrimë në hallin tonë
Inspektori i tatimeve2 ? Tani a u kry ajo punë?
Inspektori i tatimeve-Kuponin 55 e kam marrë unë, se kam marrë një kupon mo sa hyra këtu thashë të lutem më pre një kupon tatimor.Kuponin 55 e kam marrë unë, 52 ky që unë e kam marrë në orën 2, 2 e 10 min e kam marrë unë, 50 është në orën 1, që më solli çuni kafe një kafe tek, se aty ishin dy kafe një ujë edhe se ça ishte një gjë tjetër. Më solli tek kafe, nuk të gënjej ja fatura
Menaxheri-Edhe unë nuk po të gënjej ,mo, unë të them që i presim të gjitha mo se nuk na kushton gjë mo
Inspektori i tatimeve-Kurse për këtë është kuponi, e di ça s?dukesh aty përshembull, sa kafe ka marrë po që kishte kupon në tavolinë. Dukej ajo?
Menaxheri-E di pse shkova unë, ngaqë the ti sa erdhëm ne filloi çuni shpërndante kuponat, dhe prandaj i shkova klientit unë, kur të ka ardh kuponi ty o vlla?
Inspektori i tatimeve-Unë të thashë për birrën këtu të thashë edhe aty s?ke kupon, s?ke pas mo e ke çu tani
Menaxheri-Jo jo është vendi im ai, ishte birra ime
Inspektori i tatimeve-Edhe birra jote që ta kesh të qartë shërbehet me faturë tatimore, pse? Sepse ça ke marrë ke marrë me faturë çfarë del del nga fatura, supozohet, zotëria ka marrë 24 birra dhe do shkarkohen 24 birra. Fol që s?e ke marrë në market
Menaxheri-Jo s?e kam marrë market në frigorifer e mora
Inspektori i tatimeve-Ka marrë zotëria me faturë 24 birra ose nuk e di sa ka marrë
Menaxheri-Të kuptoj të kuptoj
Inspektori i tatimeve-Dhe është i detyruar të presi kuponin edhe për vete. Do t?i shkarkojë mo vlla
Inspektori i tatimeve 2 ? O ?. A e ke larg shpinë që të lëvizim të paktën
Menaxheri-Mu këtu te d?. e ka shpinë a t?i iki edhe njëherë ke shpia tani?
Inspektori i tatimeve 2 ?Mirë ik edhe njëherë. Që mos vijë ai plaku këtu
Menaxheri-Ç?punë ka plaku këtu mo vlla
Inspektori i tatimeve- Prandaj çfarë merret me faturë shkarkohet në faturë. Edhe ti n.q.se je punonjës këtu birra nuk jepet falas vlla
Menaxheri-Normal që s?jepet falas se ai me lekë e ble se ble pa lekë
Inspektori i tatimeve-Edhe ti pret kuponin, po nuk po them gjë për atë, unë mendova se është dikush tjetër
Menaxheri-Jo mo tavolina ime është
Inspektori i tatimeve 2 ?A do lëvizësh edhe njëherë?
Menaxheri-Po po lëviz unë./ CNA.al
Sekuestro e kompanive me kontrata korruptive është komentuar...
Moderatorët e emisionit “Fiks Fare” kanë ironizuar deklaratë...
Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh ai i video skandal...
Vetëm një ditë më parë gazetari Artan Hoxha deklaroi se në q...
Emisioni investigativ “Fiks-Fare” pritet që mbrëmjen e sotme...
Kryeministri Edi Rama prej kohësh e ka shfaqur veten, si nje...
Dje, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në e...
Gazetarja Anila Hoxha gjatë një interviste në emisionin “Top...
Ish-kryeministri, Sali Berisha në një postim në rrjetet soci...
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një po...
Një student i Universitetit të Prishtinës ka ndërruar jetë, ...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Kryeministri Edi Rama njihet për mënyrën ekstravagante të të...
Që prej nisjes së sesionit të ri parlamentar, Opozita ka nis...
Pas investigimeve që prej ditësh CNA.al ka bërë lidhur me pa...
Pas investigimit të emisionit Fiks-Fare”, ku shiheshin dy i...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu është shprehur ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për gj...
Drejtori i Hipotekës së Shkodrës, Zamir Leka dhe një punonjë...
Pak më parë kreu i PD-së, Lulzim Basha hodhi akuza në drejti...
Pas emisionit të mbrëmshëm që tregoi me zë dhe figurë, ses...
Një grua nga Tirana, tregoi në emisionin “Stop” se ka kërk...
Një 20 vjeçare i është drejtuar Fiks Fare për një ndërhyrj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone të as...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Laert Haxhia kishte nën synim vrasjen e dy prokuroreve, at...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mër...
I penduari i drejtësisë, Artan Tafani ka zbuluar se vrasje...
Një mjek ligjor ka rënë në prangat e policisë me akuzën e ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kusht...
Kur një fëmijë, në veçanti fëmija që sapo ka filluar klasë...
Moti do të jetë me kthjellime në zonën veriperëndimore dhe...
Studentët e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë e nisën ...
Ligjvënësi Jim Jordan, një nga kundërshtarët kryesorë të P...
Industria e armëve duhet të rrisë prodhimin, pasi për shka...
Ne Kremlin po ngrihen dolli dhe festohet fitorja në zgjedh...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me dek...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë në kursin e këmb...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko foli në...
Sot, më 4 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.6...
Numri i të rinjve që u drejtuan zyrave të punës erdhi ...