Pse Rama e ka qepur për Lulin ?!

25 Shtator 2018, 17:31, Aktualitet CNA
Pse Rama e ka qepur për Lulin ?!

Dje, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në emsionin ?Hapur? të Eni Vasilit. Në një emision ku e zuri vapa, jo nga pyetjet e gazetares, por më shumë nga sikletet që kishte.

Sikleti që një ditë më parë u detyrua të sulmonte bashkëpunëtorët e tij, klientët e kunatit të tij, Erjon Isufit, të cilët kishin paguar për faturat e këtij të fundit rreth 2 miliardë lekë. Tërhoqi zvarrë gjithë partinë në fundjavë që të bëntë një platformë me shpejtësi vetëm e vetëm që të gënjente opinionin publik dhe këtë e vazhdoi edhe në mbrëmje tek Eni Vasili, me të njëjtat teza. Me të njëjtën mënyrë të gënjyeri, ashtu siç di ta bëjë vetëm Lulzim Basha.

Ai tha dje se prej pesë vitesh çdo akuzë që bën mazhoranca apo të tjerët që flasin lart e poshtë ose duhet t?i vërtetojnë ose duhet të heshtin.Mazhoranca, pra Edi Rama i ka të gjitha në dorë dhe duhet t?i faktojë ose t?i çojë në prokurori dhe të marrë vendimet e duhura për Lulzim Bashën sepse ka 5 vite në pushtet dhe gjithçka e ka në dorë. Ndërsa të tjerët që flasin lart e poshtë duhet të qepin gojën. Me këtë argument të thënë nga Lulzim Basha.

Në fakt do ta ndajmë në dy pjesë argumentin tonë të kësaj që ka thënë ortaku i Ramës në Partinë Demokratike. Luli u shpreh se prej pesë vitesh, Rama i ka të gjitha dhe mund t?i kishte zbuluar bëmat dhe gjëmat e tij, por ka edhe një argument tjetër. Edi Rama e ka Lulzim Bashën ortak. Edi Rama investon çdo ditë që Lulzim Basha të rrijë në krye të Partisë Demokratike.

Lulzim Basha është pjesë e zgjedhur e George Soros, është pjesë e tij dhe Edi Ramës i duhet. Dyshja e Soros, Rama-Basha, nuk mund të përplasen me njëri-tjetrin, nuk mund t?i hapin letrat njëri-tjetrit, pavarësisht se bëjnë sikur po zihen. Lulzim Basha për familjarët e tij merr 16 miliardë lekë, ndoshta më shumë. Bizneset e familjes së tij shtohen, ndërkohë që sipas pretendimeve të kryetarit të opozitës, shqiptarët varfërohen. Nga ana tjetër kërkon që Edi Rama t?i hapër letrat, por ky i fundit nuk i hap për një arsye shumë të thjeshtë. Ai e do Lulzim Bashën në krye të PD-së, sepse për sa kohë të jetë ai atje, Edi Rama nuk ka asnjë problem me pushtetin. Do vazhdojë të mbijetojë dhe do vazhdojë të jetë në pushtet, për shkak të jo vetëm paaftësisë, mediokritetit dhe faktit se Lulzim Basha është një kartë e djegur politike, por se në këtë formë Edi Rama garanton pushtetin e tij.

Me një Lulzim Bashë që ju shërben verbërisht urdhërave të Sorosit, me një Lulzim Bashë që i shërben përçarjes së Partisë Demokratike, me një Lulzim Bashë që tradhëton kauzat e qytetarëve. Me një Lulzim Bashë që filloi kauzën e Rrugës së Kombit dhe e tradhëtoi, filloi kauzën e Teatrit dhe e tradhëtoi, filloi kauzën në çadër dhe e tradhëtoi. Tradhëton bashkëpunëtorët e tij dhe këdo që ka vërdallë. Një Lulzim Bashë që gënjen këdo dhe nuk e beson më askush i duhet Edi Ramës, me këtë fytyrë, me këtë sjellje. Prandaj dhe Edi Rama nuk ja hap letrat, megjithëse ka pesë vjet në pushtet.

Në qoftë se do t?ja hapte dokumentat dhe do të zbardhte gjithçka, Lulzim Basha jo vetëm do të ishte prapa hekurave, por tani do të ishte duke vuajtur disa vite për korrupsion dhe skandale që fillojnë që në Rrugën e Kombit, e përfundojnë kur ka qënë kryetar i Bashkisë së Tiranës, përfshirë edhe lejen e ndërtimit për pallat që i ka dhënë ortakut të vjehrrit të tij.

Kjo ishte sa i përket pjesës me Edi Ramën. Por për ata që flasin andej e këndej e që duhet ta qepin, ne po e fusim veten te këta të fundit, megjithëse jemi media. Flasim çdo ditë për Lulzim Bashën, flasim çdo ditë për Edi Ramën, flasim çdo ditë për Ilir Metën. Flasim çdo ditë për këtë treshe që ka marrë në qafë politikën shqiptare. Për këtë treshe që i ka shkaktuar jo pak fatkeqësi këtij vendi.

Por, Lulzim Basha nuk e quan veten njësoj si dy të tjerët. Nuk e përfshin veten tek Iliri që vodhi thesarin dhe floririn e shqiptarëve në Kërrabë, tek Iliri i korrupsionit, tek Rama i korrupsionit dhe i koncesioneve, të Rama i krimit dhe i drogës.

Lulzim Basha e quan veten ndryshe dhe do që ta qepin edhe ata që flasin andej-këndej. Po media pse duhet ta qepë për Lulzim Bashën?

A mund ta qepë media për 2 miliard dollarë xhiro të kunatit të tij?

A mund ta qepë media për Lulzim Bashën e Rrugës së Kombit?

A mund ta qepë media për Bashën që shiti bregdetin?

A mund ta qepë media për 21 Janarin e Lulzim Bashës?

A mund ta qepë media për ortakërinë e Lulzim Bashës me Edi Ramën?

A mund ta qepë media për 16 miliard lekë të një pallati të ndërtuar në rërën e Vlorës apo për skandalet e Lulzim Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës?

A mund ta qepë media për shkatërrimin e opozitës, që i ka bërë Lulzim Basha ditë pas dite ?

E në qoftë se Edi Rama e qep dhe nuk ja hap dokumentet sepse do ta mbajë në krye të opozitës, mediat, apo përfshirë edhe ne që flasim ?andej-këndej?, megjithëse publikisht, nuk do të heshtim kurrë për Lulzim Bashën. Për bëmat dhe gjëmat e tij, që janë njësoj si të Ramës dhe si të Metës.

Nuk do të heshtim kurrë, por do të themi gjithmonë të vërtetën. Atë të vërtetë që shqiptarët duhet ta dinë, por që Luli s?do ta dëgjojë. Ne do të vazhdojmë ta themi, edhe pse Lulzim Basha kërkon që të tjerët të heshtin dhe të mos thonë të vërtetën, që ai është ortaku i Edi Ramës dhe ky i fundit e mban në krye të opozitës, sepse i duhet një njeri i dobët dhe kaq i paaftë sa Luli për një mijë e një arsye, ku kryesorja është pushteti i vetëm dhe absolut i Edi Ramës me Lulzim Bashën përballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga