LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Anëtar në bandën rivale të Bajrave”/ Aleati i PD-së i përgjigjet dhëmbë për dhëmbë Artan Hoxhës

25 Shtator 2018, 17:56, Aktualitet CNA
“Anëtar në bandën rivale të Bajrave”/ Aleati i

Vetëm një ditë më parë gazetari Artan Hoxha deklaroi se në qytetin e Shkodrës, po vepron edhe një familje tjetër rivale në zonën e Kirasit.

Hoxha nuk foli me emra konkret, por tha se kjo familje përfaqësohet edhe në Këshillin Bashkiak të Shkodrës me një subjekt politik lokal.

Me këtë gazetari la të kuptohej se e kishte fjalën për familjen Liçi. Familje, e cila disa kohë më parë humbi një prej anëtarëve të saj muaj më parë, Fatbardh Liçin.

Për këtë ditën e sotme ka reaguar Mustaf Liçi, i cili mban edhe postin e këshilltarit në Bashkinë e Shkodrës.

Liçi në një deklaratë për mediat, lëshoi akuza të rënda ndaj Artan Hoxhës, madje u shpreh se ai është një kriminel, që po i rrit fëmijët me bukë haram.

Fjala e plotë e Liçit

?Ky person i inkriminuar ka ringjallur dhe mundohet të hapë panik mes fiseve e qytetarëve të Shkodrës. Gazetari i krimit i cili ka vendosur të rrisë fëmijët me paratë e krimit dhe me bukë haram, nuk mundet 6 vrasjet e Shkodrës t?i atribuojë si vrasje bandash e të krahasojë modelet.  Të gjithë të vrarët në qytetin tim, i njohin kriminelët dhe i dinë kush janë. Shkodranët janë të zgjuar. Familja Lici ka marrëdhenie të shkëlqyera me familjet e viktimave të qytetit.  Artan Hoxha, është në shërbim të krimit të organizuar të familjes Bajri?./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga