LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kurthi i Veliajt për artistët/ Zbulohet si ju mori firmën për peticionin ndaj Ilir Metës

27 Korrik 2018, 09:08, Aktualitet CNA
Kurthi i Veliajt për artistët/ Zbulohet si ju mori firmën

Në dy tre ditët e fundit një grup artistësh kanë filluar një peticion, i cili i është drejtuar Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Peticioni është firmosur nga figura të rëndësishme të artit dhe skenës  dhe njerëz të cilët në fillim të betejës për Teatrin Kombëtar ishin kundër shembjes së tij.

Por, Veliaj dhe mendja e tij  kolerike, ka gjetur një zgjidhje tjetër. Veliaj dhe stafi i tij iu kanë vënë përpara artistëve një peticion i cili ka një fjali, ku thotë që të mos preket asnjë centimetër e Teatrit, por Teatri i ri të ndërtohet, dhe aktorë të mëdhenj e artistë e kanë firmosur, pa e ditur se ai peticion është thjesht një letër dhe jo ligj.

Një letër që kërkon që të kalohet ligji për Teatrin, i cili në fakt brenda jep me konçesion Teatrin, pra e fal një pjesë të madhe të sipërfaqes së tij.

Po në peticion Veliaj ka vënë fjalinë ?pa u prekur asnjë centimetër? çka do të thotë se artistët kanë rënë dakort për të firmosur peticionin duke u mbështetur në atë fjali pa e ditur se ai peticion është për të mbështetur Ligjin që kaloi në Parlament, pra është kontradiktor në vetvete me ligjin që ka kaluar.

Në fakt, janë tre apo më shumë rryma që diskutojnë çështjen e Teatrit.

Një është rryma e artistëve pro qeveritarë. Këto janë kryesisht drejtues, pjesë e stafeve të ndryshme të kabineteve qeveritare, por edhe njerëz me përvojë në skenë, militantë deri diku socialist apo  edhe rilindas. Këta janë pro shembjes së Teatrit dhe ndërtimit të tij edhe me konçesion, pra le të ndërtohen kulla pas tij, rëndësi ka të ndërtohet një Teatër.

Teatri vetë do të falë një sipërfaqe të madhe trualli në qëndër  të kryeqytetit e cila vlen dhjetra herë më shumë se çmimi real, sesa kostoja e ndërtimit të Teatrit të ri.

Më tej përballë tyre qëndron rryma e dytë, e cila është kundër shembjes së teatrit, dhe ruajtjen e atij aktual, rikonstruksionin, zgjerimin apo risistemimin e zonës, me një formulë tjetër.

Dhe është një rrymë e tretë, ndoshta shumica e opinonit publik, të cilët duan shembjen e teatrit, por jo ndërtimin e tij me konçesion.

Pra të shembet teatri aktual, të ndërtohet një teatër i ri në truallin ekzistues, pronë e shtetit me fondet e Qeverisë.

Pra një teatër, në tokën e shtetit, me paratë e shtetit, për qytetarët shqiptarë, për taksapaguesit shqiptarë. Kjo është pikërisht ajo, pra rryma e tretë e cila në fakt ngatërron rrymën e parë dhe përpiqet të keqpërdoret nga Erion Veliaj, i cili përgatit peticione, duke thënë se nuk do të cënohet asnjë centimetër.

Një  peticion ky,  i cili në fakt është kontradiktor me vetë ligjin që është miratuar në parlament dhe po i  drejtohet ditë pas dite presidentit Ilir Meta.

Për Qeverinë shqiptare ndërtimi i një teatri ndoshta 30 milionë euro nuk është asgjë. Nëse kemi parasysh konçesionet, në shëndetësi, konçesionet në rrugë të cilat janë  disa qindra milionë euro.

Për Qeverinë, për buxhetin e shtetit 30 milionë euro nuk janë asgjë, dhe këtë e di shumë mirë Edi Rama, e di shumë mirë dhe Ministrja e Kulturës dhe kryebashkiaku, i cili hodhi 20 milionë euro beton në sheshin Skënderbej, dhe rreth 1 milionë euro betonoi këndin e lojërave për fëmijët në Liqenin Artificial të Tiranës.

Edhe për to ka pasur debate. Por në fakt askush nuk ka qënë kundër tyre, por ka qenë për një qasje tjetër, pra për këndin e lojërave të mos betonohej liqeni, por të ndërtoheshin  lojëra të cilat nuk kishin beton.

Për sheshin Skënderbej shumë qytetarë ishin pro rindërtimit apo riformatimit të tij, në funksion të lirimit të qarkullimit, jo në funksion të asaj që ti shërbente Veliajt  për të çuar beton tek klientela e tij.

Kështu po ndodh dhe me teatrin, i cili krahasohet me dy gjëma që Erion Veliaj i quan sukses, me betonin tek lodrat e fëmijëve tek liqeni dhe me betonin në sheshin Skënderbej me klientelën e tij, i cili ka zhytur në kaos trafikun në kryeqytet.

Dhe teatri është njësoj si këto, nuk është një zgjidhje, por është një vendim politik për të shkuar drejt klientelës. Klientelës që ndoshta i ka mbyllur problemet dhe çështjet ligjore që ka pasur Veliaj në prokurori.

Dhe problemi nuk qëndron tek firma apo investitori, problemi qëndron tek Qeveria, e cila nuk e ka aspak problem të sigurojë 30 milionë euro.

Mjafton të dalë në tregjet e huaja dhe do të gjente kredi ndoshta edhe falas, investime për teatrin e ri.

Por këtë nuk e bën Qeveria sepse tashmë Edi Rama dhe Erion Veliaj e kanë ndarë mendjen, ata duan ndërtimin e një teatri duke dhënë me konçesion sipërfaqe të madhe të truallit të tij, ku më pas dhe ata ndoshta do të përfitojnë nga mbi 200 milionë euro që mund të jetë fitimi i ndërtimit të kullave nga falja e truallit të Teatrit Kombëtar.

Pra Teatri duhet ndërtuar, na duhet një teatër i ri, por jo duke falur truallin, jo duke falur pronën publike, por duke e ndërtuar atë me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Këtu do të ishte dakort çdo artist dhe shumica e opinionit publik, përjashto Erion Veliajn dhe Edi Ramën./CNA.al

Lajmet e fundit nga