LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LSI pazare me PS/ Basha në udhëkryq

27 Korrik 2018, 07:22, Aktualitet CNA
LSI pazare me PS/ Basha në udhëkryq

Baza e Partisë Demokratike vijon të mos jetë e bindur për aleancën me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ndonëse këto dy forca bashkëpunojnë, në bazë nuk ka asnjë kontakt mes tyre. Protesta e 26 majit e tregoi një krisje Basha-Kryemadhi.

Të dy liderët ishin të ndarë në protestë, ndërsa po ashtu një numër i madh anëtarësh të LSI nuk morën pjesë. Po ashtu, Basha doli kundër skenarëve të dhunës të kërkuar nga LSI.

Por situata është tensionuar sërish dhe kjo pas seancës parlamentare të 23 korrikut. LSI nisi flirtet me PS lidhur me ligjin për magjistratët. Ajo qëndroi në sallë, ndryshe nga PD që e bojkotoi seancën.

Po ashtu LSI ndërmori një nismë për dialog politik. Gazeta ka mësuar se këto sjellje të saj kanë acaruar bazën demokrate. Së fundmi në disa degë të PD në Tiranë janë mbajtur disa mbledhje dhe është ngritur shqetësimi i LSI. Ka shumë nga ata anëtarë që e shohin me shqetësim afrimitetin PD-LSI.

Gazeta Sot,  ka mësuar se frika më e madhe e demokratëve do të jenë zgjedhjet vendore. Lulzim Basha ende nuk e ka ndarë nëse do hyjë vetëm apo bashkë me LSI në zgjedhje, por demokratët i tremben faktit se përfaqësues të LSI mund të çojnë vota te PS.

Burime shumë të sigurta kanë bërë me dije se Kryemadhi ka kërkuar nga Basha që ai ta mbështesë atë në disa baski. Synimi i LSI është që në bashkitë aktuale ajo të dalë me kandidatët e saj dhe PD aty të mos ketë përfaqësues, por votat të shkojnë te kandidatët e LSI. Por deri më tani kryedemokrati Basha nuk ka marrë një vendim për këtë gjë. Eksponentë në degë të PD kanë dalë kundër një skeme të tillë, pasi nuk kanë shumë besim te LSI.

Frika nga zgjedhjet vendore

PS synon t?i fitojë ato për të treguar se është ajo mazhoranca, ndërsa Basha e Kryemadhi e kanë çështje mbijetese.

Lulzim Basha deri më tani ka humbur dy palë zgjedhje, ato të vitit 2015 dhe ato të vitit 2017. Në të dyja rastet ka pasur akuza të forta ndaj tij dhe madje u kërkua shkarkimi.

Përmes lëvizjeve strategjike kreu demokrat i rezistoi largimit. Por nëse dhe në zgjedhjet e 2019 ai del i humbur, atëherë pozitat e tij do rëndohen së tepërmi.

LSI po mbahet në këmbë momentalisht nga bashkitë që drejton, pasi vetëm aty ka ende militantë pranë saj, pasi të gjithë ata që u punësuan në drejtoritë që varen nga qeveria kanë kaluar me PS.

Socialistët synojnë që ta shfarosin LSI në zgjedhjet vendore dhe Kryemadhi po teton të bashkëpunojë me PD, pasi nëse PD-LSI-PS hyjnë me kandidat të ndarë, atëherë me shumë gjasë partia e Metës nuk merr asnjë bashki. Kjo do të thotë se zgjedhjet vendore do jenë një betejë shumë e fortë dhe në opozitë nuk ka më harmoni e besueshmëri.

Lajmet e fundit nga