LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Britania e Madhe legalizon kanabisin mjekësor

26 Korrik 2018, 20:48, Aktualitet CNA
Britania e Madhe legalizon kanabisin mjekësor

Britania e Madhe ka vendosur të legalizojë kanabisin mjekësor. Lajmin e ka bërë publik Ministri i Brendshëm britanik Sajid Javid,  i cili tha se tashmë kanë nisur procedurat.

Ndër të tjera, ai ka shtuar se kjo gjë do t?u vinte në ndihmë pacientëve me nevoja mjekësore specifike.

Javid thotë më tej se produktet që rrjedhin nga kanabisi dhe që përmbushin standardet e sigurisë dhe cilësisë do të riklasifikohen nga vjeshta, në mënyrë që ato të jepen me recetë nga mjekët specialiste pa patur nevojë për leje të veçantë.

Ndryshimet dramatike në politikën ndaj kanabisit vijnë pas skandalit mbi djalin epileptik Billy Caldwell, të cilit iu ndalua marrja e vajit të kanabisit të porositur nga jashtë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga