
Ndahet nga jeta Adem Demaçi/ Ngjela mesazh ngushëllimi
Pas ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar kosovar Adem D...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ishte sot i pranishëm në eventin e lançimit të skemës së granteve, në mbështetje të aspirantëve për sipërmarrës.
Në fjalën e tij, Ahmetaj ka falenderuar Gjermaninë për mbështetjen, duke theksuar se ky shtet përgjatë 30 viteve e ka mbështetur Shqipërinë me më shumë se 1 miliardë euro, në mënyrë direkte dhe indirekte.
Ndër të tjera ai ka bërë me dije, se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme zënë 99.9 % të ndërmarrjeve aktive në Shqipëri dhe 55.5 % e vlerës së eksporteve janë realizuar prej tyre.
Gjithashtu Ahmetaj ka theksuar, se ky sektor ka punësuar 81.3% të shqiptarëve.
Fjala e plotë e Ahmetaj
Përshëndetje të gjithëve,
Së pari dëshiroj t?ju uroj suksese dhe rezultate të prekshme në programin ProSEED, me njësinë e zbatimit të projektit të ngritur nga Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, me fokus zhvillimin e sektorit privat nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, për të krijuar vende të reja pune, por edhe dije, si dhe mbështetje e Start-Up-eve në të gjithë rajonet e vendit.
Nga ana tjetër, ky është një shembull i bashkëpunimit tejet intensiv, konkret dhe të frytshëm që institucionet e qeverisë shqiptare kanë me Republikën Federale Gjermane apo me institucionet që përfaqësojnë Republikën Federale Gjermane në Shqipëri, në rastin konkret GIZ.
Përgjatë këtyre 30 viteve, që nga viti 1988, Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë me më shumë se 1 miliardë Euro direkt dhe po kaq, në mënyrë indirekte.
Do të dëshiroja të vlerësoja rolin e zyrës së KfW dhe GIZ. Për mua të dy këto institucione gjermane janë shumë të dashura, shumë të shtrenjta dhe partnerë shumë aktivë në koordinimin e ndihmës së huaj, duke marrë rolin e donatorit kryesor bilateral në shumë sektorë të zhvillimit të ekonomisë, duke përfshirë sektorin e energjisë, infrastrukturën ujore, arsimin dhe formimin profesional, mbështetjen në zonat rurale dhe urbane, zhvillimin e turizmit, nxitjen e SME-ve dhe mbështetja e aktiviteteve të fermerëve në reflektim të standardeve të Bashkimit Europian.
Siç e shihni sot, projekti më i fundit është projekti IDEA, pjesë e programit ProSEED, që synon të mbështesë me grante sipërmarrësit e rinj.
Për statistikë, por jo vetëm, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme zënë 99.9 % të ndërmarrjeve aktive në Shqipëri. Sipas raportit më të fundit të Institutit të Statistikave, 55.5 % e vlerës së eksporteve shqiptare janë realizuar nga Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Gjithashtu, duhet theksuar se 81.3% e të punësuarve janë punësuar nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Tre janë sektorët që punësojnë mbi 50% të të punësuarve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme: sektori i tregtisë, i cili mbizotëron me 24.5 %, i ndjekur nga sektorët e shërbimeve me 16 % dhe sektori i industrisë përpunuese me 14.2 %.
Një nga prioritet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë është hartimi i politikave për zhvillimin dhe fuqizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe rritja e kapaciteteve të tyre, si edhe promovimi i ideve inovative.
Jam i bindur që nëpërmjet programit ProSEED dhe projektit IDEA po realizojmë një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kapaciteteve tek të rinjtë dhe për të mundësuar vende të reja pune. Plani i biznesit, projekti i biznesit, duket e tingëllon si diçka e thjeshtë por në fakt, është bërthama e parë. E bërë duhur, e gjithë ndërmarrja ka mundësi të ngrihet duhur; e bërë gabim, sigurisht që shkon në drejtimin e kundërt dhe besoj që vlera e projektit aty do të jetë.
Projekti IDEA është një mundësi që i ofrohet moshave të reja, nga mosha 19 deri në 34 vjeç. Po të shikoni dhe sfidën që ka ekonomia shqiptare, qeveria shqiptare, është promovimi i punësimit të dy grupeve të cilat janë akoma larg pritshmërisë në aspektin e punësimit, mosha 19-34 vjeç dhe mosha mbi 58 vjeç. Programe specifike të veçanta që adresojnë këto grup mosha për t?i bërë më të punësueshëm, sigurisht që janë të mirëpritura.
Ky program shkon drejtpërsëdrejti aty në thelb të objektivit të qeverisë për të promovuar këto kategori për të marrë pjesë aktive në mundësitë e punësimit dhe ashtu modest siç duket programi, të jeni të bindur që i ka të gjitha mundësitë, nëse ne vendosim mendjen, zemrën dhe orët e punës, t?i kthejë në dije, e sigurisht t?i kthejë dhe në punësim.
Sigurisht që përgjatë viteve sipërmarrjet janë mbështetur financiarisht nga qeveria përmes fondeve, qoftë nga AIDA me fondet e inovacionit, ekonomisë kreative, artizanatit apo start-up-et, deri tek fondet e Kooperacionit Italian për investime me kredi të buta për linjat teknologjike të prodhimit.
Megjithatë, më duhet të theksoj që tanimë jemi të bindur që ka nevojë të bëhet shumë më shumë në këtë aspekt dhe në fuqizimin që duam t?i bëjmë ndërmarrjes së vogël dhe të mesme dhe brenda ndërmarrjes së vogël dhe të mesme gjithmonë edhe inovacionit, jo thjesht ajo ndërmarrje e vogël dhe e mesme e cila afron vlerë modeste të shtuar në ekonomi por përkundrazi, një ndërmarrje e vogël dhe e mesme e cila është e adoptueshme ndaj konkurrencës dhe shumë e hapur, shumë poroze, ndaj dijes.
Po ndaj me ju një moment shumë interesant të para disa ditëve, që ka të bëjë me inovacionin, por jo vetëm, në një takim që pata me përfaqësues të Lufthansa Group. Ideja është për ta kthyer Shqipërinë nëpërmjet një prej kompanive të ICT-së që praktikisht po zgjeron aktivitetin në Shqipëri, që është kompani e regjistruar në Shqipëri, me kapital gjerman.
Fokusi ishte tek dija, fokusi ishte tek vlera e shtuar në ekonomi dhe sfida ishte, ose më mirë thjesht për t?ju treguar ju se në çfarë drejtimi duam që ekonomia shqiptare të zhvillohet, Lufthansa mendonte që numri i inxhinierëve ICT, apo specialistëve që dalin nga universiteti me drejtim teknologjik është shumë i vogël.
E nëse duam që të shohim ekonominë shqiptare pas 5 ose 10 viteve në një drejtim komplet më pozitiv nga ai që po shohim sot, me vlerë të shtuar të konsiderueshme, duke përfshirë këtu edhe dijen që do t?i mbetet brezave, do të duhet të investojmë tek pulsi i ekonomisë, tek teknologjia, tek dija dhe besoj investimi tek kjo grup moshë, 19-34 vjeç praktikisht është investim i duhur për të ardhmen, jo thjesht për atë start up-in e vogël sot, por për të ardhmen e ekononomisë shqiptare.
Nga viti 2014 mbi 240 sipërmarrje që kanë përfituar një fond total prej 170 milionë lekësh vetëm përmes AIDA, sigurisht i kanë dhënë efektet e tyre modeste dhe prandaj e theksoj që kemi bërë shumë pak për këtë ?fidanishte? ekonomike dhe gjithmonë kemi thënë që: ?tani është momenti, tani është momenti? që të shohim nga ky grup ndërmarrjesh, ndërsa me modesti po e themi që vërtet tani është momenti që të afrojmë mbështetje reale për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të afrojmë mbështetje financiare dhe mbështetje me dije, sepse momenti i konkurrencës së ekonomisë shqiptare, momenti kur profili fillon edhe krijohet i ekonomisë shqiptare është sot dhe atë farë që mbjellim sot, do ta korrim pas 5 apo 10 vitesh.
Nëse mbjellim gabuar, do të korrim gabuar. Nëse mbjellim duhur, të jeni të bindur që pas 5 apo 10 vitesh do të jemi ashtu, modestisht krenarë me atë kontribut sado të vogël që i kemi dhënë ekonomisë shqiptare.
Sa i takon projektit që prezantojmë sot, unë e falënderoj GIZ në vazhdimësi, një institucion që për këdo në qeverinë dhe në shoqërinë shqiptare është shumë i njohur. Për mua personalisht është shumë i dashur, siç e theksova edhe në fillim të fjalës sime, sepse i është gjendur Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në vazhdimësi më shumë fleksibilitet, me shumë dashuri, me shumë mbështetje për të kontribuar sadopak në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, apo dhe në rritjen e kapaciteteve të institucioneve tona.
Nëpërmjet kësaj mbështetje, qeveria gjermane ka vënë në dispozicion një fond rreth 440,000 EUR dhe synon të sigurojë të paktën 110 grante për sipërmarrësit e rinj, por edhe sipërmarrësit ekzistues duke siguruar në këtë mënyrë hapjen e 110 bizneseve dhe krijimin e rreth 140 vende pune.
Siç e theksova edhe përpara, dikush thotë 110 biznese, 140 vende pune. Po, por nëse atë fidanishte e mbjellim duhur, mos harroni që me këtë farë mund të numërojmë nesër 1100 biznese, mund të numërojmë nesër 1400 vende pune.
Një faktor i rëndësishëm patjetër është shtrirja gjeografike e bizneseve të reja në rajone të ndryshme të Shqipërisë. Po ta shikoni zhvillimin ekonomik, zhvillimi ekonomik nuk arrin për një mijë arsye ta prekë njëtrajtshmërisht njëlloj gjithë Shqipërinë. Rritja ekonomike në Shqipëri ka shkuar në 4.5 %.
Ka mbi 10 vite që nuk është në këto nivele. Në reflektim të pritshmërisë, jemi akoma larg asaj që duhet të jemi. Dhe tani që themi rritja është 4.5 %, ka rajone të Shqipërisë që nuk janë prekur njëlloj nga zhvillimi ekonomik dhe nëpërmjet këtyre kontributeve që në dukje modeste, po në potencial të rëndësishme dhe të mëdha, kemi mundësi që ta shtrijmë atë farën e zhvillimit ekonomik jo vetëm në Tiranë, jo vetëm në Durrës, jo vetëm në Shkodër, jo vetëm në Vlorë, jo vetëm në Fier, por edhe në zona që natyrshëm zhvillimi ekonomik nuk i prek, për ato një mijë arsye që iu referova pak më parë.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë, me projektin IDEA dhe programin ProSEED, do të garantojë mbështetjen për sipërmarrjet dhe ?Start-Up?. Shpresoj që dhe ata nxënës të shkollave profesionale apo kushdo qoftë nga ju që ka ide inovative, të mbështetura tek tekonologjia, të gjejë veten tek këto start-up-e të vogla, sepse të gjithë idetë e mëdha nisin nga fillesa të vogla dhe nga fillesa të vogla dhe ide të mëdha u kthyen në qenie të mëdha ekonomike me kontribut shumë të madh ekonomik, për ato vende që kanë aktivitet, për ata njerëz që i krijuan e për ata njerëz që punojnë në këto ndërmarrje.
Faleminderit Johannes. Faleminderit Katia.
Ju uroj punë të mbarë e jam i bindur se në fund të projektit, ajo që do të mbetet nuk janë këto që thamë, por do të mbetet dija që transferohet, know-how, që transferohet ashtu ngadalë, ama në mënyrë të konsoliduar, tek ata të rinj që e marrin atë dije dhe e kthejnë në orë punë dhe në start-up, në biznese dhe në sukses.
Faleminderit. /CNA.al
Pas ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar kosovar Adem D...
Një ditë pas deklaratës së PD –së, se Top Channel po censuro...
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për n...
Një vajzë 10 vjeçare është sulmuar ditën e djeshme me thikë ...
Policia maqedonase ka gjetur këtë të martë trupin e pajetë t...
Një numër i konsiderueshëm vendimesh, plor 28 të tilla janë ...
Këshilltarja e FRD-së në Bashkinë e Tiranës, Mirela Bogdani ...
Një 23 vjeçar me iniciale A.A nga Shkupi ka sulmuar një efek...
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Apelit, tashmë kryeinspektor ...
Pas peticionit të arstistëve për presidentin e vendit Ilir M...
E zgjedhur në kushte lufte, Prokurorja e Përgjithshme e përk...
Ka një përçmim kolektiv kundër atyre aktorëve që dolën dikur...
Pas deklaratës së përfaqësueses së Frymës së Re Demokratike ...
Përfaqësuesja e Frymës së Re Demokratike në Këshillin Bashki...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka akuzuar Kry...
Dita e dytë pas katastrofës. Bilanci të tmerron: 81 të vdeku...
Nënsekretari i Shtetit për Çështjet Politike, në Departament...
Pas gjyqtarit Bashkim Dedja, pritet të ankimohet edhe ven...
I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ish-ministri i Jash...
Deputeti Nard Ndoka thotë se pas kriminelëve, në Parlament j...
Bledi Malushi, banor i fshatit Neviçisht në qytetin e Korç...
“Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me vi...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një rast shumë të rë...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë, ...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Policia ka identifikuar një person të implikuar në atentat...
Policia e Himarës ditën e sotme ka njoftuar arrestimin e n...
SPAK-u ka arrestuar dy shtetas me inicialet K.Gj. dhe A.B....
Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit është v...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Një studim i INSTAT zbulon se pjesa më e madhe e lumenjve ...
Teologu Miron Çako ka zbuluar se ka sekte apo persona feta...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, tha se është e gats...
Zyrtarët grekë kanë nisur një sërë kontaktesh të nivelit t...
Prokurorët federalë po përdorin një juri të madhe në Flori...
Koreja e Jugut aktivizoi avionët e saj luftarakë pasi avio...
Media prestigjoze “National Geographic” ka promovuar Shqip...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka folur për Euro...
Sot, më 7 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 99....
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 l...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...