LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zyrtari amerikan vlerëson Shqipërinë/ "Jemi me fat që kemi miq të tillë"

26 Korrik 2018, 16:41, Aktualitet CNA
Zyrtari amerikan vlerëson Shqipërinë/ "Jemi me fat që

Nënsekretari i Shtetit për Çështjet Politike, në Departamentin e Shtetit Stephen Mull, ka vlerësuar partneritetin me Shqipërinë.

Pas takimit me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, Mull ka shkruar në Twitter, se SHBA është me fat që ka miq të tillë.

Ndërkohë Bushati për momentin ndodhet në Uashington ku po merr pjesë në Ministerialin mbi ?Lirinë Fetare? me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo.

Mull u takua edhe më herë me Bushatin, ku theksoi rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në BE për Amerikën dhe vazhdimit të zbatimit të reformave të brendshme.

Ndër të tjera, zyrtari amerikan falenderoi Bushatin, për rolin e Shquipërisë në NATO, për të ruajtur stabilitetin e rajonit. /CNA.al

This week I really enjoyed meeting Albanian Foreign Minister @ditmirbushati here in Washington to discuss Albania's great contributions to the Transatlantic community. The U.S. is lucky to have such friends! pic.twitter.com/vp3gnxokbX

— Stephen D. Mull (@SteveMullUSA) July 26, 2018

Lajmet e fundit nga