LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mediat britanike, zbulojnë favoret e ministrave me “KURUM”

26 Korrik 2018, 14:17, Aktualitet CNA
Mediat britanike, zbulojnë favoret e ministrave me “KURUM”

Nga ARTUR AJAZI

Privatizimet dhe koncesionet në portin më të madh të vendit, kanë zbuluar skandale financiare. Duke ju fshehur faktet dhe argumentet mediave shqiptare, duket se organet e shtetit kanë preferuar ti servirin ato tek mediat e huaja, duke zbuluar dhe denoncuar  skandale të thella financiare. Kështu  gazeta  londineze “Port Strategy” në një shkrim të saj të para pak kohëve, sqaron  një VKM  lidhur me koncesionet në portin e Durrësit e cila daton qysh në 2011. Ekspertët e fushës së ekonomisë së gazetës ?Port Stradegy?  kanë komentuar  shkrimin  duke përdorur  madje  terma  si  ?shpartallim? për  kompaninë metalurgjike  ?KURUM? për menaxhimin e terminalit të kontejnerëve  në  portin e Durrësit.  Kjo  lidhet me dhënien e bonusit nga pothuajse të gjitha qeveritë shqiptare një kompanie që nuk  ka lidhje fare me  portet (a non-port operating company).

Sipas shkrimit  të ?Port Stradegy?  ?qeveria  dhe Ministria e Transporteve  kanë shpërfillur konsulencën  evropiane  për  të mos kompensuar  kompaninë  ?Kurum? me koncesion,  pasi  ajo  t?i  kthente  portit  detar, kantierin  detar, ( të privatizuar) që e blenë  polakët e ?Gdanskut?. Gazeta londineze, e cila është e fokusuar me shkrimet e saj kryesisht në fushën  e porteve, e quan  ?skandal ndërkombëtar? atë që ka ndodhur me koncesionet e portit të Durrësit në 10 vitet e fundit.  Duket  se tenderi  nuk  ka qenë rruga e duhur  për  të  pasur  një rezultat  pozitiv  në një koncesion  terminali  kontejnerësh, sidomos kur koncesioni  i jepet një kompanie, e cila nuk merret me biznes portual-detar (a company that is a non-port operating company).

Në portin e Durrësit  një partner i parë  dhe pastaj një partner i dytë  operues u përballën me probleme  serioze  gjatë punës me kompaninë, e cila  nuk merret me biznes portual-detar. Investigimi i gazetës londineze hedh dritë mbi  fakte sipas të cilave ?partneri i parë,  para se të jepej koncesioni dhe partneri  i dytë në prag të marrjes në dorëzim , kanë patur  probleme të cilat edhe sot nuk po gjejnë zgjidhje ligjore?. Partneri  i parë ishte kompania  turke ?Global Investments Holding?,  kurse i dyti  ishte kompania malteze  ?Hili Industries?. Ata të dy gjetën partneritet me grupin turk  ?Kurum Holdings? në lidhje me koncesionin e terminalit të konteinerëve në Durrës.

Në kuadër  të procesit të koncesionit për  terminalin e kontejnerëve  në Durrës, nga qeveria e kaluar, dhënë  firmës ?Kurum? kësaj të fundit, iu dhanë favore të dyshimta për ish-kantierin detar në Durrës. Kjo lehtësoi pjesërisht  në disa  investime  infrastrukturore  të  portit të Durrësit. Favoret  e dhëna  nga qeveria e kaluar dhe kjo  e sotme, luajtën rol kryesor  që  kompanisë  ?Kurum? t?i  jepej koncesioni, por  nga ana tjetër  ky  ishte një proces  koncesioni, që hodhi hije dyshimi, duke shkuar  në favor  të një ofertuesi  dhe blerësi. Gazeta  londineze shkruan se  ?ky skandal ndoshta do të zbulojë gabime fatale nga pikëpamja e sigurimit  të një operimi modern, efikas në përpunimin e kontejnerëve në portin e Durrësit,  për të mirën e Shqipërisë me efekte të mëtejshme?.

Fakti është se të dy  investitorët  e konsideruan  partneritetin  me  ?Kurum?  jofunksional.  Kompania  malteze  ?Hili  Industries? një operator me reputacion  të mirë  i një portofoli të vogël terminalesh, deklaronte se ? kompania ?Kurum? në të vërtetë nuk dëshironte  një  partner  operimi, se synimi i asaj kompanie  gjatë gjithë kohës nuk  ishte që ta bënte vetëm këtë gjë, pretendim i lindur  ndoshta nga diskutimet  pasi ?Kurum?  ishte  angazhuar me operatorë ndërkombëtarë  lidhur me rishitjen e koncesionit 35-vjeçar (APM Terminals-kompani ndërkombëtare,  që operon në terminale kontejnerësh, me seli në Hagë), duke qenë se është një emër i përmendur në këtë kontekst?-  shkruan ?Port Stradegy?. Kjo gazetë gjithashtu  shtron  pyetjen  se  ?Si mund të fitosh  një koncesion dhe menjëherë të gjesh  mundësinë  për  ta  rishitur  atë ?  Rruga logjike është investimi në objekt  në fuqi punëtore, rritja e efektivitetit, rritja  e të ardhurave dhe maksimizimi i fitimeve dhe pastaj të kërkohet optimizimi i të ardhurave nga një shitje me skonto pas këtyre aktiviteteve.

Gazeta  londineze shkruan se ?pritshmëritë e kompanisë  ?Kurum? lidhur me një çmim -shitjeje  janë  joreale ?.  Kjo gazetë  zbulon  faktin se, ?qeveria e Shqipërisë  ka rënë dakord me konsulentin e Komisionit Evropian  qysh në 2008, dhe në vitin 2009 miratoi masterplanin, ku thuhet se ?përpara një koncesioni duhet të fillojë  një  proces i rregullt tenderi, në bazë të shumë neneve të Ligjit  për Koncesionet. Kjo përjashton këmbimin e tokës së kantierit detar me dhënien e një koncesioni, pasi  propozimi i kompanisë ?Kurum?,  duhet të shkëputet nga dhënia e një koncesioni dhe e  drejta për operim, pasi  janë dy transaksione të ndryshme. Shitja e tokës së ish-kantierit detar  Autoritetit Portual Durrës,  nga ?Kurum?  është  një problem  ku palët duhet  të bien dakord  për çmimim, për  shkak  të vendndodhjes  brenda  pronës së këtij  porti.

Por  këtë  sugjerim e ka shpërfillur  Ministria e Transporteve, e cila  i ka dhënë  pikë plus kompanisë  turke ?Kurum? në këmbim të tokës së kantierit detar për të marrë koncesionin e terminalit të trageteve. Gazeta londineze citon  faktin se ?duhet  të hetohet nga organet kompetente  se si është bërë  ?Kurum? pronar  i një toke publike, pasi  sikurse  thotë studimi i konsulentit të KE-së dhe BE-së që e financoi, në fakt që një kompani private të ketë në pronësi një pjesë të portit, duke përfshirë dhe basenin përpara, Ky  është një  skandal i paparë, kjo për faktin se kjo sipërfaqe nuk  është e vlefshme për  operacionet  në port. Në 28.05.2009, është miratuar  studimi  masterplanit të portit  të Durrësit, sipas një VKM me nr 546,  duke kryer  shkelje ligjore, për  të  cilat duhet  të  përgjigjen  edhe ish-ministrat por edhe ministrat e qeverisë Rama.

 

Lajmet e fundit nga