Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar auditimin në Spitalin Universitar të Traumës, ku janë konstatuar një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore.
KLSH i konsideron shkeljet e konstatuara si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 68/1, datë 23.01.2018 i ndryshuar, ka përfunduar auditimin në Spitalin Universitar Të Traumës, Tiranë, për periudhën 01.01.2016, deri 31.12.2017.
Nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore në fuqi. Më konkretisht shkeljet e konstatuara evidentohen në Raportin Përfundimtar të Auditimit, miratuar me Vendimin e Kryetarit të KLSH-së nr. 54, datë 21.06.2018.
Ndër çështjet më të rëndësishme që trajtohet në Raportin Përfundimtar të Auditimit i përmendim shkurtimisht:
Nga auditimi mbi inventarizimin e aktiveve të SUT konstatohet se, bazuar në kontratat e lidhura nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të Marrëveshjes së kredisë nr. 8098.6 ?Fuqizimi i Qendrës së Traumës? mes Qeverisë Shqiptare dhe asaj Italiane ka vijuar furnizimi me pajisje mjekësore në shumën 613,415,047 lekë dhe me pajisje hotelerie në shumën 93,662,526 lekë. Referuar dokumentacionit të vënë në dispozicion nga SUT, (procesverbaleve të marrjes në dorëzim, kolaudimit dhe instalimit të tyre), rezulton se, pajisjet mjekësore kanë ardhur dhe qëndruar në ambientet e SUT nga muaji mars i vitit 2017 deri në muajin qershor 2017 dhe nuk kanë qenë në përgjegjësinë e asnjë personi të SUT. Këto pajisje janë bërë hyrje në magazinë pa çmime dhe pa fature shitje etj. Administrimi i tyre në librat e magazinës kryhej pa përshkruar asnjë të dhënë specifike, kod ose prodhues të pajisjes me qëllim identifikimin dhe shmangien e tjetërsimit të tyre. Ndërsa pajisjet e hotelerisë janë marrë në dorëzim në muajin gusht dhe janë bërë hyrje në magazinë vetëm në muajin tetor 2017 dhe deri në këtë periudhë këto pajisje nuk kanë qenë në përgjegjësinë e askujt dhe nuk është kryer asnjë nga procedurat e parashikuara në Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011 ?Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik?.
Gjatë vitit 2017 janë nxjerrë jashtë përdorimit aktive në vlerën 49,854,683 lekë. Referuar procedurës dhe procesverbaleve të nxjerrjes jashtë përdorimit dhe asgjësimit rezultoi se, nuk është mbajtur asnjë dokumentacion lidhur me procedurën e kryer për asgjësimin e tyre. Komisioni i vlerësimit nuk ka bërë vlerësimin dhe ndarjen e materialeve sipas destinacionit të tyre, materiale që mund të kenë vlerë përdorimi dhe mund të shiteshin nëpërmjet ankandit publik dhe materialeve që duhet të asgjësoheshin, si dhe nuk evidentohet, mjeti i transportit që ka kryer transportin e tyre, vendndodhja e groposjes apo djegies, së tyre, etj. Mos ndjekja e kësaj procedure dhe mungesa e këtij dokumentacioni bënë të pa mundur faktin e nxjerrjes jashtë përdorimi dhe asgjësimin e materialeve në vlerën 49,854,683 lekë, në kundërshtim kjo me UMF nr. 30, datë 27.12.2011?Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik?.
-Komisionet e inventarizimit dhe nxjerrjes jashtë përdorimit, në përfundim të procesit të inventarizimit të pasurisë së SUT, nuk kanë përpiluar raport përmbledhës mbi rezultatin e inventarëve duke krahasuar gjendjen kontabël me atë fizike të raportuar në kundërshtim me UMF nr. 30, datë 27.12.2011 ?Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik?.
SUT për vitet 2016 dhe 2017 ka realizuar 31 procedura prokurimi për blerje medikamente dhe materiale mjekësore, me fondin limit të përgjithshëm në vlerën 211,984,364 lekë, respektivisht: 7 ?Procedura të hapura? në vlerën 55,914,310 lekë, 10 procedura ?Kërkesë për propozim? në vlerën 39,363,549 lekë dhe 14 procedura me ?Negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës? në vlerën 116,706,403 lekë. Të gjitha këto prokurime janë realizuar nga SUT, në kundërshtim me VKM nr. 135, datë 20.02.2013 ?Për lejimin e Ministrisë së Shëndetësisë për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të institucioneve të varësisë, për disa mallra e shërbime?. Kjo VKM, përcakton qartësisht se, Ministria e Shëndetësisë, me cilësinë e organ qendror blerës ka për detyrë dhe përgjegjësi, të zhvillojë procedurat për prokurimin e përqendruar të medikamenteve dhe materialeve mjekësore, për nevojat spitalore, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit.
Duke i konsideruar çështjet/veprimet e përmendura më sipër, si dhe çështje/probleme e tjera të trajtuara në Raportin Përfundimtar të Auditimit si, veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas Ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 ?Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë? me ndryshimet përkatëse, bazuar në nenin 281 të Kodit të Procedurës Penale si dhe nenit 15 germa ?gj? të ligjit nr. 154/2014, datë 27.11.2014 ?Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit?, KLSH i ka përcjellë me shkresën nr. 68/11, prot. datë 28.06.2018, indice për kallëzim penal, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.
Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me vendimin e Ko...
Aktori i njohur i humorit, Julian Deda ka reaguar pas lajmit...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sot ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një punonjës i a...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndo...
Gjykata për Krimet e Rënda ka vendosur ndryshimin e masës së...
Zjarri apokaliptik në Greqi vrau dhjetëra njerëz (80 ka arri...
Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar në lidhje me situatë...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar n...
Disa subjekteve në zonat turistike u është bllokuar aktivite...
Një grup artistësh, kryesuar nga të mëdhenjtë e skenës shqip...
Dy ditë më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, mori ven...
Anëtarët e opozitës kanë braktisur mbledhjen e Këshillit Bas...
CNA.al ka mësuar emrat e kandidatëve të majtë dhe të djathtë...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e quan Reforma kufomë n...
Televizioni Kombëtar, Top Channel, prej disa kohësh, në mën...
Komisioni i Vettingut po punon me dy standarte. Për pasojë e...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte në seancën dëgjimo...
Ndërkohë që zgjedhjet lokale po afrojnë, opozita ende nuk ka...
Mbrëmjen e djeshme këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni F...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...