LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita braktis mbledhjen e Këshillit Bashkiak/ Nuk mund të bëhemi palë me aktet kriminale

26 Prill 2018, 10:45, Politikë CNA
Opozita braktis mbledhjen e Këshillit Bashkiak/ Nuk mund të

Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës ka braktisur sot mbledhjen, ndërsa po diskutonte për procedurat e pikëzimit të skemës së ndihmës ekonomike.

Në një prononcim për mediat, kreu i grupit të Këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku është shprehur se ?Grupin i këshilltarëve të opozitës vazhdon të ketë një marrëdhënie të kushtëzuar me Këshillin Bashkiak, nga prania e përhershme të gjashtë individëve me 6 mandate false, të cilët sillen dhe votojnë sikur janë këshilltarë.”

Sipas tij, kjo bëhet me qëllim që të rritet numri i votave, për të kaluar vendimet që kërkojnë 2/3 dhe 3/5 e votave.

?Grupi i këshilltarëve të PD dhe LSI vazhdojmë të mbajmë një marrëdhënie të kushtëzuar me Këshillin Bashkiak të Tiranës. Kjo është e kushtëzuar nga prania në këtë këshill e 6 anëtarëve me mandate të bëra nul nga Gjykata. Silen sikur janë këshilltarëve, debatojnë dhe votojnë sikur janë të tillë. Prania e tyre vë në erë legjitimitetin e Këshillit Bashkiak. Kjo bëhet për të votuar akte të tilla kriminale, siç është projekti i sponsorizuar nga një mafie e re në Tiranë, siç është mafia e naftës, që kërkon të betonizojë parkun ?Rinia?. Vendimi i dytë që është edhe më kriminal është fillimi i rrugës për shkatërrimin Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit aty të disa kullave. Ky është një tanibalizëm kulturor. Ky vendim kërkon 3/5 të votave të këshillit bashkiak. Këto vota ata sot nuk i kanë, nuk do t?i kenë nesër, dhe asnjëherë për sa kohë do ët jenë këta persona në Këshillin bashkiak. Cdo gjë që ndodh në atë sallë është e paligjshëm dhe kompromentuar. Sot grupi që mbështet PS dhe bashkinë e Tiranës, është minorancë. Mbajnë brenda njerëz me mandate të falsifikuar për të çuar përpara projekte të sponsorizuara nga mafia. Ndaj ne jemi këtu jashtë, në mbështetje të qytetarëve, në mbështetje të kryeqytetit?, u shpreh këshilltari Çollaku.

Lajmet e fundit nga